Connect with Us

Deklarata e Ramës nga Ohri/ Vasili: Kryeministri armik i betuar i BE dhe Kosovës

Politikë

Deklarata e Ramës nga Ohri/ Vasili: Kryeministri armik i betuar i BE dhe Kosovës

Publikuar

-

klreu i grupit parlamentar i lsi, petrit vasili dhe kryeministri edi rama

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për Kosovën e cila nuk mori pjesë në samitin e Ohrit.

Sipas Vasilit, Rama foli egërisht kundër Kosovës dhe BE.

“Qendrimi i Edi Ramës kundër Kosovës është sa i qartë aq edhe i egër.
Kosova është pasqyra e një realiteti politik demokratik dhe patriotik i cili është një pasqyrë vrastare për antipatriotizmin dhe antidemokracinë e Edi Ramës.
Axhenda autokratike dhe antiperendimore e Ramës është terësisht e kundërt me orientimin properëndimor dhe antiautokratik të Kosovës”, shkruan Vasili.

Sipas tij, për herë të parë Shqipëria ka një kryeminister armik të betuar të BE dhe Kosovës.

Postimi i plotë:
Rama egersisht kunder Kosoves dhe BE dhe turravrap drejt lindjes….!
Kam pasur nje bindje absolutisht te palekundur qe Edi Rama ka vetem nje axhende atë anti antiperendim,anti BE dhe antieuroatlantike, teresisht ne dem te Shqiperise.
Edi Rama punoi shume fort kunder hapjes se negociatave me BE.
Edi Rama qellimisht e agravoi krizen politike ne ekstrem dhe qellimisht nuk beri asnje hap perpara lidhur me kushtet gjermane ne menyre qe ato te mbeteshin probleme te pakapercyeshme per hapjen e negociatave megjithe paralajmerimet e shumta formale dhe informale, qe ju bene parreshtur nga Shtete dhe miq te mire te Shqiperise.
Moshapja e negociatave ishte projekti i qarte i Edi Rames ne funksion te nje axhende antieuropiane te mirepercaktuar dhe mohapja e negociatave u gatua dhe u perdor si alibi per orientimin e tij te perbetuar kah lindja.
Europa e shtetit ligjor dhe demokracise funksionale, qe funksionon permes parimit check and balance eshte nje realitet i kunder me kapjen dhe kriminalizimin e shtetit prej Edi Rames.
Ndersa qendrimi i Edi Rames kunder Kosoves eshte sa i qarte aq edhe i eger.
Kosova eshte pasqyra e nje realiteti politik demokratik dhe patriotik i cili eshte nje pasqyre vrastare per antipatriotizmin dhe antidemokracine e Edi Rames.
Axhenda autokratike dhe antiperendimore e Rames eshte teresisht e kundert me orientimin properendimor dhe antiautokratik te Kosoves.
Nje Kosove qe beson fort tek BE dhe SHBA eshte sigurisht e kunderta ekstreme e nje Edi Rame qe i ka kthyer me kohe shpinen perendimit.
Per here te pare Shqiperia ka nje kryeminister armik te betuar te BE dhe Kosoves.
Te gjithe kryeministrat e meparshem te Shqiperise mund te kritikohen, bile shume rrepte, per mjaft gabime edhe serioze,por kurre asnje prej tyre nuk kane guxuar te shfaqen anti BE dhe anti Kosove.
Ndaj nga OHRI qe ndodhet ne lindje te Shqiperise Edi Rama tregoi fyturen e vertete lindore.
Tanime nuk ka propagande apo nderkombetar te akaparuar, qe i bindin dot shqiptaret por edhe kosovaret per te kundert.
Me Edi Ramen ne karrigen e kryeministrit integrimi i Shqiperise do te jete vetem drejt varferise ballkanike dhe jo drejt prosperitetit te BE.
Ne fund te fundit mjerimi dhe shpopullimi i Shqiperise eshte halli i shqiptareve Edi Rama eshte ne parajsen e mireqenies, ndaj shqiptaret duhet ta zgjidhin vete hallin e tyre dhe ta largojne armikun me te madh te tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha mesazh të fortë në Ditën e Rinisë/ Ngrihuni të frymëzuar, të përmbysim sa më parë rregjimin e Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Sot në ditën e Rinisë, ish kryeministri Sali Berisha është kthyer 29 vite mbrapa nga dita kur rinia studentore ndau epokat dhe vendosi pluralizmin politik.

Berisha rrëfen lëvizjen e studentëve të vitit 1990 të cilët “të udhëhequr nga tribuni legjendar, studenti Azem Hajdari u ngritën me guxim të jashtëzakonshëm në Tiranë në lëvizjen studentore për të përmbysur diktaturën komuniste më të egër në Europë”.

“Revolucioni Demokratik që nisi më 8 dhjetor, me shpejtësi do të shndërrohej në lëvizjen më të fuqishme paqësore në historinë e vendit dhe, në një hark kohor të shkurter prej 72 orësh, me mbështetje të fuqishme të intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës do gjunjëzonte rregjimin komunist dhe do t’i impononte atij pranimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
Gjer në mëngjesin e 8 dhjetorit te vitit 1990 shqiptarët në Shqipëri përjetonin shtypjen e diktaturës më të egër, ndërsa shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi jetonin pushtimin e barbar serb dhe kishin mbetur kolonia e fundit ne Europë. Lëvizja studentore e dhjetorit 1990 hodhi themelet e lirisë dhe ndërtimit të shoqërisë së lirë neë Shqipëri të daljes se vendit nga izolimi, te hapjes dhe integrimit europian dhe euroatllantik të tij. Kjo lëvizje, çështjen kombëtare, nga një çeshtje të tradhetiar nga klika hoxhiste, e vendosi në piedestalin e merituar për zgjidhjen e saj”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  “Pakti për Universitetin”/ Rrokaj zbardh mashtrimet e Ramës

LEXO EDHE:  Basha, takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe qeverisë së Kosovës

Sipas ish kryeministrit, idealët e rinisë studentore të dhjetorit 1990 ishin dhe mbeten idealet më të larta më fisnike, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve.

“Sot përsëri në këtë udhëkryq të rrezikshëm në të cilën ndodhet Shqipëria, shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e kakistokracise të Edvin Kristaq Mafise është rinia e Shqipërisë. Ndaj dhe duke i uruar asaj gëzuar këte ditë, ju bëj thirrje të rinjve shqiptar të ngrihen të frymezuar nga kjo Ditë e Lirisë në lartësinë e idealeve të tyre dhe të përmbysim sa më parë rregjimin e Edvin Kristaq Mafise dhe narkomafies se tij shtetërore.
Nderim përjetë Azem Hajdarit dhe studentëve libertor të Dhjetorit 1990”, shkruan mes të tjerash Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama në Turqi, takim me Erdoganin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi ku po zhvillon një takim me presidentin turk, Recep Tayp Erdogan.

Rama ndodhet në Turqi për konferencën e investitorëve në Stamboll.

Mësohet se konferenca do të zhvillohet me investitorë myslimanë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit që tronditi vendin.

Ka qenë vetë Rama që ka publikuar në rrjetet sociale video nga momenti i pritjes  nga presidenti Erdogan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lekundje te forta termeti ne Durres e Tirane

Publikuar

-

Nga

Nje termet i shkalles 4.5 rihter ka goditur Durresin dhe Tiranen sot pas mesnate.

Termeti ka ngjallur panik tek banoret.

Ne Shqiperi vazhdojne lekundjet e termeteve qe pas goditjes 6.4 balle ne 26 nentor qe shkaktoi 51 te vdekur, mijera te plagosur e te pastrehe.

 

LEXO TE PLOTE