LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkimi kombëtar/ Taulant Muka tregon “armën e fortë” për të rrëzuar mitet e perëndimit

10 Nëntor 2019, 09:59, Politikë CNA
Bashkimi kombëtar/ Taulant Muka tregon “armën e

Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka shprehet se bashkimi kombëtar  nuk mund të behët me manifestime populiste por duke zhvilluar arsimin, ekonominë dhe diplomacinë.

Sipas tij, të mbrosh kauzën kombëtare, duhet që përmes punës kërkimore t?i faktosh dhe tregosh botës historinë shqiptare, shqiptarët si popull autokton në ballkan dhe vazhdues të qytetërimit Pellazgo-Ilir.

?Faktet shkencore janë arma më e fortë që mund të rrëzojë mitet e perendimit, mund të mundësojë bashkimin dhe forcimin e identitetit kombëtar, dhe mund të kthehen në burim të rëndësisëshm të zhvillimit ekonomik në dekadat e ardhshme?, shkruan Muka.

Postimi i plotë:

Bashkimi kombetar nuk behet me manifestime populiste, por duke zhvilluar arsimin, ekonomine dhe diplomacine. Te mbrosh kauzen kombetare, duhet qe permes punes kerkimore ti faktosh dhe tregosh botes historine shqiptare, shqiptaret si popull autokton ne ballkan dhe vazhdues te qyteterimit Pellazgo-Ilir. Bashkimi i shqiptareve fillon permes investimit te dy shteteve Shqiptare, Kosoves dhe Shqiperise ne formimin e kerkuesve shqiptare ne fushen e arkeologjise, historise dhe gjuhes shqipe, forcimin e sistemit parauniversitar dhe atij universitar, dhe formimin e diplomateve te rinj qe promovojne dhe mbrojne kauzen shqiptare. Faktet shkencore jane arma me e forte qe mund te rrezoje mitet e perendimit, mund te mundesoje bashkimin dhe forcimin e identitetit kombetar, dhe mund te kthehen ne burim te rendesiseshm te zhvillimit ekonomik ne dekadat e ardhshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga