LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e Unazës protestojnë para Krimeve të Rënda/ Balliu thirrje qeverisë: Duhet dialog

10 Nëntor 2019, 10:26, Politikë CNA
Banorët e Unazës protestojnë para Krimeve të Rënda/

Banorët e Unazës së Re janë duke protestuar para Gjykatës së Krimeve të Rënda për lirimin e njërit prej banorëve i cili u la në arrest shtëpie pas përplasjes me punëonjësin e IKMT.

Protestuesve i është bashkuar edhe ish deputeti i PD, Klevis Balliu i cili i kërkon qeverisë dialog me banorët e Astirit.

?Këtu s? ekziston as ligji asgjë. Nesër kërkojnë të bëjnë një ndërhyrje me dhunë e cila do të ishte në shkelje totale të të drejtave të njeriut.
Sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, nuk duhet që njerëzit të dëbohen nga shtëpitë e tyre. 8 veta nga 264 objekte paskan marrë diçka. Si ka mundësi që qeveria dialogon me 8 persona dhe nuk pranon të dialogojë me 500 të tjerë.
Këtu është qartazi një shkelje totale e cdo ligji
Kërkoj në mënyrën më njerëzore qeverisë, zgjidhni rrugën e dialogt, zgjidhni një përfaqësues. Uluni diskutoni se zgjidhje ka?, u shpreh Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga