LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati me eksploziv ndaj 5 ushtarëve italianë/ Reagon Meta: Sulm i pabesë, shërim sa më të shpejt

10 Nëntor 2019, 19:31, Politikë CNA
Atentati me eksploziv ndaj 5 ushtarëve italianë/ Reagon Meta: Sulm i

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas plagosjes së 5 ushtarëve italianë gjatë një atentati me eksploziv në Irak.

?Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë?, shkruan Presidenti Meta në një postim në rrjetet sociale , teksa iu uron atyre shërim sa më të shpejtë.

Lajmi i plagosjes së 5 ushtarakëve italianë në Kirkuk të Irakut, mëngjesin e kësaj të diele, u konfirmua nga ministria e mbrojtjes italiane, ndërkohë që bëhet me dije se 3  prej tyre janë në gjendje të rëndë. 5 ushtarakët janë evakuar menjëherë me helikopterë amerikanë për mjekim të specializuar, ndërkaq Prokuroria italiane ka hapur hetim për akt terrorist me pasoja të rënda.

Mësohet se, ushtarakët po kryenin aktivitet stërvitor dhe mësimor për forcat e sigurisë irakene të angazhuara në luftën kundër ISIS, në momentin e ngjarjes.

?Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë.

Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira!?, shkruan Presidenti Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga