LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alvini tashmë i lirë/ “Le lene” publikon momentet emocionuese nga shpëtimi i 11 vjeçarit nga kampi

10 Nëntor 2019, 14:10, Sociale CNA
Alvini tashmë i lirë/ “Le lene” publikon momentet

Mbremjen e sotme emisionin investigativ “Le lene”, do të publikojë pamjet emocionuese kur Alvini është liruar nga kampi në Siri.

Në emision do të transmetohet historia e shpëtimt të 11 vjeçarit i cili ishte i burgosur prej pesë vitesh në një kamp militantësh të ISIS në Siri.

?Alvin i vogël është rikthyer në Itali! Pamjet emocionuese kur ai është marrë në ambasadë dhe historinë e shpëtimit të fëmijës, i cili ishte i burgosur në një kamp militantësh të ISIS në Siri. Mos e humbisni emisionin e mbrëmjes nga Luigi Pelazza?, thuhet në njoftimin e ?Le lene?.

Emisioni investigativ i gazetarit Pelazza ka publikuar rreth një muaj më parë historinë e Alvinit që preku zemrat e të gjithëve. Në mënyrë të vazhdueshme Pelazza i ka bërë presion qeverisë shqiptare, por më shumë asaj italiane që të ndërhynte urgjentisht për të rikthyer Alvinin pranë të atit, Afrim Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga