Connect with Us

“Alvini nis një etapë të re”/ Taulant Kopliku mesazh emocionues për vogëlushin: Fëmijë shkëmb i fortë

Sociale

“Alvini nis një etapë të re”/ Taulant Kopliku mesazh emocionues për vogëlushin: Fëmijë shkëmb i fortë

Publikuar

-

Sonte është etapa e fundit televizive e historisë së Alvinit në “ Le lene”.

Gazetari i ekipit te “Le lene” Taulant Kopliku thotë se nga nesër, nis një etapë e re për Alvinin fillimisht me rikuperimin fizik, e më pas me integrimin në jetën e tij të mëparshme.

“Nga neser Afrim Berisha dhe Alvini i vogël do të kenë larg reflektorët e mediave. Do të kthehen në përditshmërinë e tyre, pranë njerëzve me të dashur. Do të shijojnë e rikthejnë pak nga pak gjithë atë afeksion të munguar të pesë viteve. Ndërsa për ne, do të mbeten gjithmonë ai babai këmbëngulës e i pa dorëzuar përballë asnjë pengesë, dhe ai fëmija shkëmb i fortë që më në fund qesh ashtu si kurrë më parë.
Qofsh përjetë i lumtur Alvin”, shkruan mes të tjerash Kopliku.

Postimi i plotë:

Sonte eshte etapa e fundit televizive e historise se Alvinit tone. Nje sage e vertete e nje vogelushi me kurajon e nje burri te vertete.
Nga neser, per kampionin nis nje etape e re e jetes, fillimisht me rikuperimin fizik, e me pas me integrimin ne jeten e tij te meparshme, e cila iu vodh padrejtesisht. Pata fatin ta shoh dhe ti jap nje perqafim, per vetem pak minuta, sepse nuk kishte shume kohe per ne . Motrat dhe kusherinjte, te gjithe te mbledhur ne shtepine e Afrimit, e prisnin atje, ne dhomen e tij, per te rikuperuar sa me shpejt kohen e humbur ne keto pese vite.
Nga neser Afrim Berisha dhe Alvini i vogel do te kene larg reflektoret e mediave. Do te kthehen ne perditshmerine e tyre, prane njerezve me te dashur. Do te shijojne e rikthejne pak nga pak gjithe ate afeksion te munguar te pese viteve.
Ndersa per ne, do te mbeten gjithmone ai babai kembengules e i pa dorezuar perballe asnje pengese, dhe ai femija shkemb i forte qe me ne fund qesh ashtu si kurre me pare.
Qofsh perjete i lumtur Alvin/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Një kopësht publik në Tiranë është mbyllur pasi një ndër punonjëset rezultoi pozitive ndaj Covid-19.

Sipas Abcnews bëhet fjalë për kopshtin publik, “4 stinët”, në kryeqytet.

Ky është kopshti i dytë në Tiranë i raportuar i mbyllur, pasi pak kohë më parë u mbyll edhe një tjetër institucion i ngjashëm në zonën e ish-Bllokut, duke qenë se një prej punonjësve rezultoi pozitiv me koronavirus.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE