LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

30 vjetori i rënies së Berlinit/ Hamati: Rinia nuk ndërton mure, por i rrëzon ato

10 Nëntor 2019, 17:45, Politikë CNA
30 vjetori i rënies së Berlinit/ Hamati: Rinia nuk ndërton mure,

Në 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit,  Juela Hamati nga PD e cila është Presidente e Rrjetit Europian të të Rinjëve për Demokraci (EDYN) përkujtoi këtë datë të shënuar në Berlin, së bashku me Presidentin e USAID Mark Green, ish Sekretaren e Shtetit, Zonjën Madeline Albright, Presidentin e Institutit Republikan Amerikan dhe Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan.

“Shumica prej nesh ketu nuk kishin lindur ende kur Muri, i cili ndante njerëzit fizikisht dhe ideologjikisht, ra në vitin 1989. Por brezi yne përfitoi nga kjo lëvizjeje globale per demokraci.” , tha Hamati ne fjalen e saj.

Per sa i perket Rrjetit Rinor EDYN qe  Hamati drejton, ajo tha se “Ne nuk ndërtojmë mure por i rrëzojmë ato. Ne jemi trashëgimia e rënies së Murit të Berlinit.

Presidenti Reagan ka thene se “Nuk ka mënyrë më të mirë për të ndertuar shpresë për të ardhmen sesa ndriçimi i mendjeve të reja. Dhe ne jemi shpresa për të cilën fliste Presidenti Reagan. Ne jemi zëri i brezit tonë dhe fryma e lirisë që kjo botë ka nevojë.”, ka theksuar Hamati më tej në fjalën e saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga