Connect with Us

Video-Nga thirrja e Xhafajt për ndjesë, te deklarata e Anastasit/ Si u bllokua KED

Politikë

Video-Nga thirrja e Xhafajt për ndjesë, te deklarata e Anastasit/ Si u bllokua KED

Publikuar

-

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, sa i takon Reformës në Drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Ulsi Manja është kundër drejtësisë së pavarur e të barabartë për të gjithë, por është pro drejtësisë së kapur dhe pro Edi Ramës, që e kapi atë.

Vasili sjell në vëmendje deklaratën e kreut të Komisionit të Reformës, Fatmir Xhafaj, në 28 korrik 2016 në Pallatin e Brigadave, në ceremoninë e miratimit të saj, ku deklaronte se  “Jo pak fjalë të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim i asaj që është thënë kundër jush”.

Po ashtu, Vasili publikon edhe videon me deklaratën e dhënë nga Aurela Anastasi, që ishte anëtare e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë të Reformës në Drejtësi.

“A ka njeri me mend ne koke qe beson Ulsiun dhe jo Aurelen??”- pyet Vasili, teksa duke ftuar të ndiqni videon, thekson “shikojeni per te kuptuar se si u sabotua, si u kap dhe si u bllokua Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi me qellimin e vetem qe nepermjet saj dhe Ulsive Edi Rama te kapte drejtesine”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Ulsiu i Edi Rames kundra Aurela Anastasit,per kapjen e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi!!(VIDEO).

Ulsiu dihet se cili eshte….

Ndersa Zj.Aurela Anastasi ishte Anetare e Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte te Reformes ne Drejtesi.

Se cili ishte roli qe ju dha Eksperteve te Nivelit te larte ne procesin e hartimit te Reformes ne Drejtesi, ku bente pjese edhe Zj.Aurela Anastasi, kete na e ilustron me se miri fjala e Kryetarit te Komisionit te Reformes Fatmir Xhafaj ne 28 korrik 2016 ne Pallatin e Brigadave ne ceremonine e miratimit te saj.

Xhafaj:
“Në të gjithë bëmë dicka, një proces i shkëlqyer i pandodhur më parë, transparent e profesional, thelbi i procesit ka qenë grupi i ekespertëvt nivelit të lartë. Falenderoj ekspertët të cilët punuan në mënyrë të pandërprerë, me integritet të plotë për pergatitjen e akteve që përbëjnë reformën në drejtësi. Më vjen keq që një pjesë e jonë e politikës shpesh herë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalën të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim i asaj që është thënë kundër jush”.

Ndersa Ulsiu eshte kunder te gjitheve.
Eshte kunder Eksperteve te Nivelit te Larte,
eshte kunder ish Kryetarit Xhafaj,
eshte kunder drejtesise se pavarur te barabarte per te gjithe,
por Ulsiu
eshte ama pro drejtesise se kapur
eshte pro Edi Rames qe e kapi ate.

A ka njeri me mend ne koke qe beson Ulsiun dhe jo Aurelen??

Megjithate shiheni (VIDEON), per te kuptuar se si u sabotua,
si u kap dhe
si u bllokua Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi me qellimin e vetem qe nepermjet saj dhe Ulsive Edi Rama te kapte drejtesine. / CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videopërgjimi/ Emri i ambasadorit Soreca dhe zv ministres së brendëshme?!

Publikuar

-

Nga

Në fillim të kësaj jave, pasi shpërtheu konflikti mes presidencës dhe kryetarit të KED, për gjykatën kushtetuese, dhe pasi Ilir Meta akuzoi disa ambasadorë paloaço si shërbyes të Ramës, në treguan politik dhe mediatik u hap dhe pandehma e disa videove shantazhuese pre e të cilave mendohej se kishin rënë diplomatë të huaj. Vetë drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu e ngriti disa herë këtë pyetje në programin e tij, madje duke i mëshuar nëntekstit se bëhej flajë për video erotike. Në sintoni më të ishin edhe gazetarët e ftuar prej tij

“Do ketë video plot këto ditë, nga ato me shantazhe”, theksoi gazetari Artan Hoxha. Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ia ktheu: “Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj”.

Po çfarë kishte përtej dhe çfarë imazhesh disponoheshin në presidencë?

Një gazetë shumë pranë këtij institucioni, Koha Jonë, hodhi dyshimet e para për ekzistencën e një videoje ku një ambasador i huaj kryen marëdhënie seksuale me një zyrtare të administratës të lartë sh

qipëtare. Gazetari Ylli Rakipi gjatë një interviste në ABC NEVS shkoi edhe më tej duke e shuar kuriozitetin për emrin e ambasadorit i cili përflitej se kishte rënë pre e përgjimit. “Kanë filluar të dalin fjalë që mund te jetë Soreca. Nëse kanë një video për Sorecën, që Rilindja i ka dhënë një zv/ministre në përdorim, autoritetet duhet ta nxjerrin dhe ta thonë. Për mua nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreca” tha gazetari.

Por nëse në treg filloi të qarkullonte emri i Sorecas, pa nxjerrë atë të zv ministres, Koha Jonë vazhdoi me një aluzion që e tejkalon cakun e fakteve. E përditshmja që ka burime të dorës së parë nga pres

idenca botoi të enjten pasdite një lajm, ku ambasadori i BE dukej në foto përkrah zv ministres Romina Kuko dhe ku theksohej se “Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme…”

LEXO EDHE:  Pas “vrasjes” së Fatmir Xhafajt/ Ben Blushi përgatit sulmin ndaj Ballës e Ruçit

“Ambasadori i BE në Tiranë Soreca mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar ministrinë e brendshme në luftën kundër krimit. Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme, ndryshe nga parardhësja e tij, Vlahutin e cila vizitonte me shumë ministrinë e Transportëve të asaj kohe, duke qenë pasionante për infrastrukturën moderne” thuhej në këtë artikull të shkurtër ku dukej qartë se qëllimi nuk ishte informimi për një çështje të caktuar por bashkëngjitja e këtij lajmi me hipotezat që ishin përhapur për videopërgjimin rozë.

Kaq u desh që edhe media të tjera të publikonin aluzionet si copa të pavërtetuara lajmesh që krijojnë një fakt.
Kështu papritmas u krijua një realitet, ku askush nuk kishte parë asnjë imazh, askush nuk kishte asnjë konfirmim, por të gjithë flisnin për aventurën jashtëmartesore të diplomatit, me zyrtaren e lartë të ministrisë së Brendëshme.

E këtu përtej thashethemit fillon historia serioze. Nëse një video e tillë ekziston vërtet, A duhej publikuar ajo? Në këtë pikë përgjigjja është pa ekuivoke. Nëse ekziston ajo përbën interes publik dhe nuk ka asnjë arsye që mos transmetohet. Por po aq sa e vërtetë është kjo, po aq e shëmtauar është të bëhen aluzione pa fakte, shkrime pa burime dhe pa prova.  Askush nuk mund të shantazhohet pa fakte për jetën e tij personale, sado të shëmtuara, partizane, apo të shitura të jenë qëndrimet e tij publike. Pikërisht këtë fenomen ka denoncuar edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.  Përmes një postimi në Facebook, ai shkroi se videot erotike janë tema më interesante vitet e fundit për publikun dhe sipas tij ngjan si një shantazh për njerëzit me poste publike. “Kjo është tema më interesante për publikun në këto vitet e fundit. Ngjan si shantazh publik ndaj  viktimave” që kanë poste publike. Mendoj se kjo në thelb është poshtërsi hipokrite. E ndyrë sa më s’ka”!

E ndërsa ky debat vazhdon prej një jave ai vazhdon të endet në eter vetëm me supozime dhe pa asnjë provë konkrete./Lapsi

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mero Baze/ SHBA dhe BE e veçoi sot Presidentin, nga shqiptarët dhe Shqipëria

Publikuar

-

Dalja e Ilir Metës sot mbasdite në atë që e quajti konferencë të jashtëzakonshme shtypi, ishte një përpjekje e dëshpëruar për ta identifikuar veten me vullnetin e popullit perballë qëndrimeve agresive kunder tij, te SHBA dhe BE, dhe për këtë evokoi referendumin për Kushtetutë më 22 nëntor të vitit 1998.

Ilir Meta ka një keqkuptim me popullin dhe fuqinë e tij politike. Nëse gjithë politikanët kur duan të marrin fuqi dalin dhe i bashkohen popullit, ky kërkon që populli të shkojë t’i mbrojë pushtetin këtij.

Së pari, analiza mbi referendumin nuk ishte reale, pasi ai referendum, ashtu si zgjedhjet e 30 qershorit, janë të vetmet zgjedhje në Shqipëri të bojkotuara nga opozita. Dhe në të dy rastet, opozita është Partia Demokratike.

Referendumi i 22 nëntorit nuk arriti të bëhet gjithëpërfshirës, siç pretendon Ilir Meta, dhe as i besueshëm. Dy drejtuesit e Komisionit të Kushtetutës, ishin dy përfaqësues anti-opozitarë, ose “paterica të qeverisë”, siç i quante Berisha.

Këta opozitarët e sotëm në Parlament, kanë më shumë dinjitet, se janë aty për shkak të listës së PD, kurse Arben Imami dhe Sabri Godo ishin në krye të Komisionit të Kushtetutës, si dy armiq të PD, dhe jo si të zgjedhur të PD.

Kështu që përpjekja për të evokuar një referendum pa opozitën, nuk është ndonjë mëkat, por është një argument që forcon 30 qershorin, kur opozita u çmend përsëri dhe nuk mori pjesë në zgjedhje.

Besoj që duhet të jetë nxituar kur bëri këtë krahasim, ose ja kanë shkruar fjalimin këshilltarët që atëhere mund të kenë qenë në çerdhe me biberon.

Po të paktën të ishte konsultuar me Berishën, se ai e mban mend akoma. U betua që nuk do ta njihte atë Kushtetutë dhe derisa e ndryshoi me 2008, nuk gjeti rehat.

Ndaj kur Meta përmendi 2008 dhe ndryshimet kushtetuese nga Rama dhe ca palaço të tjerë, mirë ishte ta thoshte dhe emrin e Berishes.

Së dyti, përpjekja e Ilir Metës për t’iu kundërvënë SHBA dhe Bashkimit Europian në emër të sovranitit, duke ju referuar popullit shqiptar, ngjan më shumë një përpjekje për të fituar imunitet, se sa një përpjekje për sovranitet.

LEXO EDHE:  Raporti për korrupsionin/ Kush ja mbyll sytë Freedom House?

Njeriu që ka penguar popullin të votojë, nuk mund të kërkojë tani popullin ta mbrojë.

Jo se është e ndaluar të kërkojë ndihmë nga populli, por populli nuk të mbron me armë, por me votë. Dhe ky njeri tentoi t’i ndalojë shqiptarët të votojnë.

Shqiptarët nuk ju bindën këtij, por SHBA dhe BE, që iu thanë shkoni të votoni më 30 qershor.

Ky ishte referendumi i fundit i Ilir Metës, të cilin e humbi. Tani nëse do një të ri, të dalë në rrugë, të bëjë parti të re, po të dojë dhe naziste, meqënëse përshëndeti si Hitleri në fund, dhe të fitojë vota kundër SHBA e BE.

Së fundmi, Ilir Meta është sot qartazi i vetëm në betejën përballë SHBA dhe Bashkimit Europian, jo për interesa të shqiptarëve, por për interesa tërësisht personale dhe familjare.

Ai i shikon ata si armiq, se janë ideatorë dhe mbështetës të reformës në drejtësi, nga e cila ai ka panik dhe po kalon në gjendje psiqike të vajtueshme.

Beteja mes tij dhe SHBA-BE, nuk është betejë e Shqipërisë, as e shqiptarëve. Biles duket qartë që nuk është as betejë e opozitës.

Është betejë  e një njeriu që kërkon të përdorë pushtetin e presidentit për të sabotuar reformën në hapat e fundit të saj, nga makthi që ka prej drejtësisë së re.

SHBA dhe BE e kanë kuptuar këtë. Ata e siguruan sot Shqipërinë se do të vazhdojnë ta mbështesin atë, pavarësisht qëndrimeve të presidentit.

SHBA dhe BE e ndau sot presidentin nga shqiptarët dhe Shqipëria. Zgjodhën të jenë me shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.

Ai popull që kërkon Ilir Meta ta mbrojë nga SHBA dhe BE është me SHBA, BE dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.

Historia e tij ka mbaruar. Sa më shpejt ta kuptojë, aq më i qetë do të jetë, aq më të shëndetshme do ta ketë jetën tani e tutje.

Dhe aq më pak skena qesharake si kjo e sotme do të ketë për shqiptarët.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i përgjigjet DASH/ Respektimi i ligjit është mbi të gjitha

Publikuar

-

Pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit i cili më herët theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vendin tonë ka ardhur edhe reagimi nga Presidenca.

Kreu i shtetit, ka përshëndetur deklaratën e  DASH, ndërsa thekson se i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA.Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias. Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer.

LEXO EDHE:  Përgjigja e BE për Teatrin/ Zbulohet gënjeshtra e Qeverisë

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur.”, thuhet në reagimin e plotë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE