Connect with Us

Video-“Babi më ço te gjyshi”/ Alvini prek zemrat e të gjithëve, ja momenti kur realizon takimin e shumëpritur

Sociale

Video-“Babi më ço te gjyshi”/ Alvini prek zemrat e të gjithëve, ja momenti kur realizon takimin e shumëpritur

Publikuar

-

Në 17 tetor 2019, në emisionin investigativ italian “Le Iene” u transmetua historia e trishtë e një familjeje shqiptare. Alvin, lindur dhe rritur në Itali u rrëmbye nga e ëma 5 vjet më parë dhe iu bashkua Shtetit Islamik në Siri. Më pas nëna humb jetën në një shpërthim, ndërsa Alvini përfundon në një nga kampet famëkeqe në Siri.

Vogëlushi kërkohej nga babai i tij, Afrim Berisha që prej natës së 12 dhjetorit 2014 kur bashkëshortja e tij, Valbona Berisha largohet nga Italia.

Çifti shqiptar, prindër të 3 fëmijëve, Alvin 6 vjeç e të dy vajzave më të rritura, jetonin në Itali prej vitit 1995. Hetimet e autoriteteve policore duke ndjekur lokalizimin e telefonit celular të Valbonës duke zbardhur rrugëtimin e saj deri në Siri.

Më pas ishte pikërisht emisioni “Le iene”, i cili bëri të mundur një takim mes Afrim Berishës, dhe 11-vjeçarit të mbetur në kampin Al-Hol, në Siri.

Në videon e transmetuar nga “Le Iene”,  dëgjohet teksa Berisha dhe Alvi flasin shqip, pasi italishten, i vogli e kishte harruar. Kërkesa e 11-vjeçarit ishte “Dua të shkoj tek gjyshi… Bab… m’ço te gjyshi,”.

LEXO EDHE:  Kush e shpëtoi Alvin Berishën?/ Ministri Lleshaj zbulon misionin e tij

“Tek gjyshi? Po ne do ikim te Marinela,”- i thotë ai.

Ndërkohë,  një ditë më parë më në fund erdhi lajmi i shumëpritur për Alvinin, i cili arriti të shpëtohej nga kampi në Siri dhe iu bashkua familjes së tij në Itali.

Por, Alvinit të vogël më në fund iu plotësua edhe dëshira e tij për të takuar gjyshin.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet edhe momenti prekës, ku Alvin takohet me gjyshin e tij, të cilin e kishte kërkuar që në kohën kur ishte në kampin sirian.

Takimi me gjyshin ishte shumë i përmallueshëm dhe Alvin nuk i ndahet së përqafuari, pasi nuk e kishte parë prej 5 vitesh, që kur ishte rrëmbyer nga e ëma për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Task-Forca në terren/ Paralajmërimi i Manastirliut: 700 mijë lekë gjobë e mbyllje aktiviteti për ata që shkelin rregullat

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu, ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren, me zero tolerancë ndaj çdo subjekti që thyen rregullat, me qëllim zbatimin e protokolleve dhe frenimin e përhapjes së COVID19.

“Task-Forca antiCOVID është duke punuar në të gjithë Shqipërinë, sidomos përgjatë zonave turistike, duke filluar nga Shkodra në Sarandë. Nuk ka tolerancë për askënd që shkel ligjin. Kemi miratur përsëri disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ, ku kemi vendosur masa administrative të shtuara për të gjitha ato subjekte, të cilët administrojnë stacione të plazhit apo subjekte akomoduese, masën me gjobë 700 mijë lekë dhe është vendosur masa e pezullimit në rast të përsëritjes së shkeljeve”, tha Manastriliu.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi vigjilencën e të gjithë strukturave të Task-Forcës për respektimin e masave, për mbajtjen e maskave në transportin publik apo aktivitete të tjera me risk të lartë dhe kontrollet në aktivitetet që janë ende të ndaluara, si, klubet e natës apo grumbullimet masive.

“Policia e shtetit, inspektoriatet dhe e gjithë Task-Forca duhet të ketë një vëmendje të shtuar tek klubet që ushtrojnë veprimtarinë në orët e darkës, të cilat janë të ndaluara. Dhe po e përsëris për të gjitha subjektet, për ato bare restorante që ofrojnë shërbime në orare të zgjatura, duhet që të mos ketë tolerancë në rast të mos respektimit të rregullave të distancimit fizik, mbajtjen e maskave në shërbim, higjienën, etj. Transporti publik po ashtu ka filluar. E di që keni bërë një punë të mirë deri tani. Besoj do të kemi edhe një strukturë të dedikuar të bashkisë, policisë bashkiake për të garantuar që qytetarët të vendosin maskat, pra ata të cilët aksesojnë transportin publik dhe sigurisht ata që shërbejnë në të gjitha këto aktivitete”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i gazetarit për 11-vjeçarin shqiptar në kampet e ISIS/ Rama nuk na është përgjigjur

LEXO EDHE:  Pas skandaleve dhe dështimeve/ Gent Gazheli merr një tjetër shpërblim nga Rama

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, në bashkëpunim me grupet e tjera të Task- Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë realizuar në total 106.117 kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë kësaj peridhe dhe po ashtu janë vendosur mbi 390 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga inspektimet janë marrë 3 vendime për pezullim të aktivitetit të subjekteve dhe 1 masë administrative me gjobë, në subjekt bar-kafe, i gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Informohu shpejt dhe thjesht/ Dy aplikacionet e lajmeve në telefonin tuaj

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Lajmeve CNA.al (City News Albania) ju ofron mundësinë e një navigimi më të shpejtë dhe praktik në internet, për t’u informuar në kohë reale mbi të rejat më të fundit.
Në vend që të shkoni ju tek informacioni duke kërkuar nëpër browser-a, tani mund të vijë informacioni tek ju!

Falë dy aplikacioneve të reja që mund të shkarkoni në celularin tuaj IOS dhe Android, CNA.al (City News Albania) ju ofron mundësinë për të kursyer kohë e megjithatë, për t’u informuar i pari mbi vendin, botën, rajonin, sportin, show bizz-in si edhe për të pasuruar njohuritë juaja me anë të blogut tonë.
Nëse keni një telefon Android, për të regjistruar aplikacionin e CNA.al, klikoni linkun:

LEXO EDHE:  Kush e shpëtoi Alvin Berishën?/ Ministri Lleshaj zbulon misionin e tij

LEXO EDHE:  “Alvini nis një etapë të re”/ Taulant Kopliku mesazh emocionues për vogëlushin: Fëmijë shkëmb i fortë

https://play.google.com/store/apps/details?id=al.codeit.cna&hl=en

Ndërsa për të regjistruar aplikacionin e CNA.al në IOS, klikoni linkun:

https://apps.apple.com/al/app/cna-city-news-albania/id1483498279

CNA.al operon prej disa vitesh në tregun mediatik shqiptar, duke sjellë për ju një gamë të gjërë informacionesh, informim profesional, të paanshëm dhe të saktë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ambasada gjermane paralajmëron qytetarët e saj/ Shqipëria, rajon me rrezikshmëri

Publikuar

-

Nga

Ambasada gjermane paralajmëron qytetarët e saj/ Shqipëria, rajon me rrezikshmëri

Ambasada gjermane në Shqipëri ka paralajmëruar qytetarët e saj se Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkak të situatës epidemiologjike të Covid-19.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, Ambasada kërkon që të shmangen udhëtimet që nuk janë të domosdoshme drejt Shqipërisë, deri në 31 gusht 2020.

Gjithashtu ambasada thekson se në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, dhe ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

Në rast kthimi nga Shqipëria për në Gjermani cdo person duhet të kryejë karantinën 14-ditore.

“Paralajmërimi për udhëtime në Shqipëri vlen edhe më tej – pas kthimit në Gjermani vlejnë rregullat e karantinimit +++

Nëse këtë verë keni planifikuar një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri, ju lutemi që të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale vazhdon të paralajmërojë mbi të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë arsye pushimi, pushime në vendlindje, vizita familjare etj.) për në Shqipëri. Kjo vlen deri më 31 gusht 2020. Shqipëria kategorizohet aktualisht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkat të situatës epidemiologjike të Covid-19.

Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutemi të keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit mund t’ju ndihmojnë vetëm në një masë të kufizuar gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjera ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

LEXO EDHE:  Pas skandaleve dhe dështimeve/ Gent Gazheli merr një tjetër shpërblim nga Rama

LEXO EDHE:  U rikthye në shtëpi pas 5 vitesh/ Babai i Alvinit surprizon 11 vjeçarin

Në rast kthimi, karantine 14-ditore: Nëse jeni duke udhëtuar nga Shqipëria për në Gjermani – me rrugë ajrore apo tokësore me autobus ose automjete private – jeni të detyruar që menjëherë pas kthimit të lajmëroni insitucionin kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen për të gjithë nënshtetasit (edhe për ata gjermanë) dhe pavarësisht qëllimit të udhëtimit.

Gjatë kohës së karantinimit në shtëpi ju keni të drejtë të dilni nga banesa vetëm në konsultim dhe me leje të institucionit vendor shëndetësor. Një shkelje e këtij detyrimi mund të ketë për pasojë gjoba të larta. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë mund të informoheni tek institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratore, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19.”-thuhet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE