Connect with Us

“U’jam Arbëresh”/ Meta: Mbrojtja e kulturës arbëreshe, forcon më tej marrëdhëniet Shqipëri-Itali

Politikë

“U’jam Arbëresh”/ Meta: Mbrojtja e kulturës arbëreshe, forcon më tej marrëdhëniet Shqipëri-Itali

Publikuar

-

Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij “U’ jam Arbëresh”, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një  vizitë në Komunën e Kazalvekios në rajonin e Puljas.

Teksa ka ndarë dhe fotot nga takimi, Meta bëri të ditur se 9 komuna të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos kanë marrë një nismë për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe.

“Angazhimi i nëntë komunave të rajoneve të Puljas, Molises, Kampanias dhe Abrucos për të bashkëpunuar me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe trashëgimisë së jashtëzakonshme të kulturës arbëreshe, është padyshim një ngjarje e gëzuar që meriton vlerësim dhe mbështetje maksimale.

LEXO EDHE:  Ligji për Kadastrën/ Ish-ministri i Ramës zbulon thelbin e problemit

I lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij Protokolli Bashkëpunimi, për të shprehur edhe njëherë mirënjohjen e thellë për angazhimin e shtetit italian, nga niveli qendror dhe deri në atë lokal, për ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët kulturore, që i forcon më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë”, shkruan Meta./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Parat e krimit i kalojnë Policisë”/ Deklarata e fortë e ministrit Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Marrë shkas situatën në të cilën ndodhet policia, për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, e vetmja gjë që mund t’i jap më tepër terren asaj në luftën kundër krimit është ndryshimi i legjislacionit.

Sipas ministrit Lleshaj, me ndryshimet e reja ligjore, do t’i jepen më shumë atribute për sa i përket sekuestrimeve, kontrolleve të banesave apo dhe përgjimeve.

Ministri deklaron se po ashtu, rreth 70 milionë euro të sekuestruara të krimit gjatë operacioneve të policisë, do të vihen në funksion të kësaj të fundit për të krijuar kapacitetet e nevojshme.

“Ne po ndryshojmë rrënjësisht legjislacionin që mundësitë e policisë për të sekuestruar të jenë shumë më të larta. Po pajisim policinë me kompetenca ë fushën e sekuestrimit, përgjimit, fushën e vendndodhjes. Po i japim kompetenca të mëdha në fushën e përdorimit të aseteve se është puna e financimit. Janë sekuestruar po them 70 milionë euro tashmë po bëhen lëvizje ligjore që një pjesë e madhe të parave të sekuestruara t’i kalojnë policisë për të krijuar kapacitete”, tha ministri Lleshaj.

LEXO EDHE:  Video- Meta dhe Majko ja marrin këngës

LEXO EDHE:  "Avokati i Popullit" dhuron gjak/ Meta mesazh qytetarëve

Do i jepen atribute shumë më të mëdha policisë. Atribute për përgjim… Legjislacioni që po bëjmë është i konsultuar nga ekspertiza më e mirë evropiane”, tha më tej ministri Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U dend me të ngrena e të pira hoteleve të luksit në Bejrut”/ Taulant Kopliku i nxjerr bojën Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Gazetari Taulant Kopliku i është kundërpërgjigjur “heroizmave” të ministrit Sandër Lleshja për shpëtimin e Alvin Berishës.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ministri Lleshja ka vetëmarrë meritat duke u shprehur se shpëtimi i Alvinit ishte iniciativë e shtetit shqiptarë ndërsa prezencën e tij atje e justofikoi se ishte për të mbështetur oficerët e tij.

Por pas këtyre deklaratave, gazetari Kopliku nuk e ka kursyer Lleshajn duket i nxjerrë të palarat e qëndrimit në Bejrut.

“Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.
Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.
Vetem dy gjera te vogla do te thoja.
Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.
Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.
Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.
Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.

LEXO EDHE:  Ligji për Kadastrën/ Ish-ministri i Ramës zbulon thelbin e problemit

LEXO EDHE:  "Avokati i Popullit" dhuron gjak/ Meta mesazh qytetarëve

Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.” Shkruan Kopliku në reagimin e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kthimi i Alvinit në shtëpi/ Gazetarët italian rrëfejnë historinë

Publikuar

-

Nga

Grupi i emisionit “Open” udhëtoi drejt Italisë për të takuar Alvinin dhe familjen e tij. Përpara takimin me familjen e 11 vjeçarit “Open” takoi gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët e bënë të madhe këtë histori.

“Jemi përlotur të gjithë. Kush nuk qan nga ajo që pamë atje. Ishte shumë e vështirë sepse duhet të dimë se ai vend është akoma në luftë”- tha Osvaldo, njeri nga gazetarët e “Le Iene”, i intervistuar nga  “Open”.

“Ju keni një jetë që jeni gazetar. Si ishte për ju kjo histori?”, e pyeti atë moderatorja e Eni Vasili.

“Historia e Alvinit është si një tatuazh i qetë që ngelet në lëkurë. Kemi parë që ai është ambjetuar menjëherë. Të bashkosh një familje, të shpëtosh një jetë është diçka e madhe”, është përgjigjur Osvaldo.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha mesazh të fortë Metës/ Kurseja një zjarr më pak vendit

LEXO EDHE:  Ligji për Kadastrën/ Ish-ministri i Ramës zbulon thelbin e problemit

Edhe kolegu i tij, Luigi Pelazza, foli për “Open” lidhur me historinë e Alvin Berishës.

“Kush ka bërë më shumë në misionin e shpëtimit të Alvinit?”, u pyet Pelazza.

“Presioni ndaj qeverisë italiane ka qenë i madh. Një rol të madh ka luajtur ambasadori Italian në Liban, qeveria siriane, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë-Hëna siriane. Edhe qeveria shqiptare ka luajtur rol sepse Alvin është shtetas shqiptar”, tha Pelazza./CNA.al

LEXO TE PLOTE