Connect with Us

Tri dekadat e Murit që ndau botën

Blog

Tri dekadat e Murit që ndau botën

Publikuar

-

Kjo skedë është një enciklopedi historie për studenët dhe do të jetë e vetmja që mbetet, e atij burgu të madh në qiell të hapur në sektorin e Berlinit Lindor, pas Luftës së Dytë Botërore dhe pasojë e triunfit të aleatëve mbi Rajhun e Tretë. Berliner Mauer, emri i tij në gjermanisht i ngritur me shpejtësi supersonike dhe e pagëzuar nga Perëndimi si “muri i turpit” kishte një qëllim të vetëm, atë të pengimit të arratisjes masive të banorëve të zonës komuniste drejt lirisë. Për qarqet sovjetike kishte arsye komike: “Për të mbrojtur popullatën tonë nga elemente fashiste që konspirojnë kundër vullnetit popullor për të ndërtuar një shtet socialist në Gjermaninë Lindore”. Vetëm disa filma bazuar mbi histori reale ose edhe trillime kanë si protagonist Murin e Berlinit dhe sjellin tmerrin gjatë ditës dhe natës të asaj barrikade. I fundit është filmi “Bridge of Spies” i Stiven Spilbergut me Tom Hanks dhe Mark Rylance si protagonistë. Rrëfen një histori të vërtetë, kur në vitin 1957 qeveria amerikane arreston Rudolf Abel, një resident rus në Bruklin dhe e akuzon për spiunazh në favor të Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1960 arrestohet piloti amerikan Gary Powers për spiunazh fotografish dhe një student i dyshuar për trafikim të informacioneve të rezervuara.

Departamenti i shtetit thërret James Donovanin, avokat i sigurimit dhe me famë negociatori që udhëton drejt Berlinit dhe shkëmben Abelin me pilotin dhe studentin. Në film Silbergu ndërton metër pas metri tmerrin e Murit. Kullat me ushtarë të armatosur dhe me urdhëra për të qëlluar mbi këdo që përpiqet të largohet, me prozhektorët e mëdhenj, qentë e tmerrshëm, pastorët gjermanë të trajnuar për të sulmuar këdo. Një botë e kërcënuar mbi faqet e të cilit vdiqën më shumë se 200 njerëz që u përpoqën ta kapërcenin. Megjithatë goditjet e para ky Muri i mori brenda Kremlinit. Me vdekjen e Jozef Stalinit, bisha e zezë e komunizmit, të cilit i faturohen 10 milionë të vdekur në kampe pune dhe burgje, lindën dy lëvizje që u përoqën t’i japin një kthesë historisë nga më të shëmtuarat e diktaturës, të nisura në tetor të vitit 1917: 10 ditë që tronditën botën, por që kurrë nuk ish një diktaturë e proletariatit për të cilën fliste Lenini, por një regjim i hekurt që ndaloi çdo lloj forme lirie politike, sociale dhe kulturore. Këto lëvizje ishin “Glasnost “ (transparencë) dhe “Perestroika” (ristrukturim) të ideuara nga Mihail Gorbaçov dhe të vazhduara nga Boris Yeltsin. Objektivi ishte futja e bllokut sovjetik në një botë të lirë, duke dekretuar lirinë e shtypit dhe me disa hapa drejt tregut të lirë.

Këto ndryshime të nisura në 1985 dhe me shtririje deri në vitin 1999 e bënë të padobishëm ekzistencën e Murit të Berlinit, për më tepër ai e kishte përmbushur funksionin e tij. Para vitit 1961, viti i ndërtimit dhe që nga 1949 më shumë se tre milionë banorë gjermanë ishin arratisur nga Republika Demokratike gjermane drejt zonave perëndimore të të njëjtit qytet. Për këtë arsye u ngrit natën e 12 dhe 13 gushtit pa paralajmërim, nga mijëra punëtorë dhe u cilësua si mbrojtje kundër imigrimit, infiltrimit, spiunazhit, sabotazhit, kontrabandës, shitjeve dhe dhunimeve të perëndimorëve. Me kalimin e viteve filloi edhe shkatërrimi i kësaj pengese: avancimi i Moskës drejt formave sociale dhe ekonomike të ndërmarra, diktatura mbytëse staliniste, arratisjet e vazhdueshme pavarsisht rrezikut për jetën (në shtator të 1989 13 mijë gjermanë lindorë shpuan murin afër Hungarisë), manifestimet masive të protestave kundër qeverisë së Gjermanisë Lindore, të gjitha këto parashikuan fundin e Murit…para se të merrte të tatëpjetën. Gjithçka filloi në datën 6 nëntor të vitit 1989, kur një anëtar i Byrosë Politike, Günther Schabowski, në një koferencë për shtyp në televisionin e Gjermanisë Lindore njoftoi se lejoheshin udhëtimet jashtë dhe për këtë duheshin dhënë fillimisht viza.

Papritmas mijëra njerëz u grumbulluan përpara blloqeve gri. Ushtarët nuk guxonin të hapnin zjarr dhe presioni i madh i detyroi të hapnin pikat e kalimit. Në koferencën për shtyp gazetari i agjensisë italiane Ansa, Riccardo Ehrman e pyeti Schabowski-n se kur do të hynte në fuqi ligji për udhëtimet dhe Schabowski pa e parë fletën e dytë të dokumentit sipas të cilit ligji hynte në fuqi vetëm të nesërmen, u përgjigj: – Ab sofort (mënjëherë). Shpërthimi i një vullkani dhe llava e tij do të kishin më pak efekte se vetëm ato dy fjalë të shqiptuara nga Schabowski. Radiot dhe kanalet televizive nga të dy anët e Berlinit bërtisnin: “Muri u hap!” Mijëra të tjerë berlinezë lindorë marshuan drejt pikave të kontrollit dhe kërkonin hapjen e tyre për të shkuar në zonën perëndimore. Trupat ushtarake dhe funksionarët nuk ishin në dijeni të episodit të koferencës për shtyp dhe nuk vepruan. Mes orës 11 të natës dhe mëngjesit të së nesërmes orteku njerëzor ishte i pandalshëm. Nga ana tjetër edhe Gjermania tjetër priste me ankth. Pronarët e lokaleve ofronin birra falas. Duar të njohura dhe të panjohura takoheshin me njëra-tjetrën. Ajri i lirisë po përhapej pa barriera. Deputetët e Bonit kënduan me zë himnin gjerman. Në datën e 9 nëntorit të 1989-ës, kishin kaluar 28 orë, kur mijëra punëtorë së bashku me ushtarë të panumërt ushtruan një akt drejtësie me lopata, kazma dhe çekicë kundër këtij masivi gri, ndërsa turma këndonte. Violençelisti i njohur, Mstislav Rostrópovich që jetonte në ekzil në Berlinin Perëndimor u jepte zemër prishësve të murit.

Një fotografi që bëri histori…

Artisti gjerman Bodo Sperling arriti të shpëtonte disa blloqe për të filluar kështu galerinë e artit urban në vende të hapura dhe nga ai lindi “East Side Gallery” përgjatë lumit Spree, të tjerë pikturuan muralet në homazh të kësaj vepre. Me rënien e Murit nuk ranë vetëm blloqet, por edhe 70 kilometra tela dhe gjemba, 160 rrugë të ndriçuara, 150 tabela, 200 kulla ruajtëse dhe 30 pika kontrolli. Nuk ra vetëm një symbol i diktatuës komuniste, por i të gjitha diktaturave, një mësim i së shkuarës dhe së ardhmes: liria hapet përjetësisht. Po përveç thirrjeve për fitore kalimi i lindorëve në botën perëndimore nuk ishte i lehtë. Prapambetja e teknologjisë e asaj popullsie kërkonte kurse formimi, ndihmë sociale, krijim të vendstrehimeve, kujdes mjeksor dhe të gjitha derivatet e një regjimi që nga 1961 deri në 1989. Ky Mur dogji dy gjenerata dhe i la në injorancë, frikë dhe dyshim: tre forma klasike këto për të ushtruar pushtetin absolut. Kostoja e kësaj ngjarjeje historike është e pallogaritshme për Gjermaninë. Nga ana tjetër qëndron si kundërpeshë ndaj krimeve më të mëdha të historisë njerëzore, ajo e Hitlerit dhe e Rajhut të Tretë. / Bota.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pushtimi i Xhamisë së Madhe të Mekës, ngjarja që shënoi fillimin e terrorizmit islamik

Publikuar

-

Nga

Sulmi dhe pushtimi i Xhamisë së Madhe në Mekë më 20 nëntor 1979, cilësohet si një ngjarje kryesore në evolucionin e terrorizmit islamik. Xhamia e Madhe e Mekës, është një kompleks i madh, që mund të strehojë rreth 1 milionë besimtarë në çdo kohë, sidomos gjatë Haxhit të përvitshëm në Mekë, që fokusohet në marshimin përreth Qabesë së Shenjtë, e cila ndodhet në zemër të Xhamisë së Madhe.

Xhamia prej mermeri, e mori formën e saj aktuale pas një rikonstruksioni 20-vjeçar, që kushtoi mbi 18 miliardë dollarë, dhe që filloi në vitin 1953 me nismën e Shtëpisë së Saudëve, monarkisë që sundon Arabinë Saudite, dhe që e konsideron veten si kujdestare e vendeve të shenjta në Gadishullin Arabik.

Është interesant fakti, që kontraktori i zgjedhur për punimet ishte kompania saudite “Bin Laden Group”, e drejtuar nga i ati i Osama bin Ladenit. Në orën 5 të mëngjesit të datës 20 nëntor, ditën e fundit të Haxhit, Sheh Muhamed Al-Subajil, imami i Xhamisë së Madhe, po përgatitej t’u drejtohej me një predikim 50.000 besimtarëve që ndodheshin aty.

Sipas kalendarit islamik, 20 nëntori ishte dita e parë e vitit 1400. Në mesin e adhuruesve, u shfaqën disa njerëz të veshur me të zeza, që mbanin disa arkivole mbi supe. Por kjo pamje, nuk ishte e pazakontë në xhaami. Familjet i çon shpesh të vdekurit e tyre atje, për të marrë bekimin e fundit. Por njerëzit me të zeza, kishin tjetër gjë ndërmend.

Burrat nxorrën armët automatike nga rrobat e tyre, qëlluan disa herë në ajër, por dhe mbi disa policë aty pranë, dhe bërtitën para turmës:”Mahdi është shfaqur!”. Mahdi është fjala arabe për Mesian, shpëtimtarin e botës. Të tjerë i ulën përtokë arkivolet, i hapën dhe nxorrën prej andej shumë armë të tjera.

Sulmi drejtohej nga Juhajman Al-Oteibi, një predikues fundamentalist, ish-anëtar i Gardës Kombëtare Saudite, dhe Muhamed Abdullah Al-Qahtani, që pretendonte se ishte Mesia. Të dy ata bënë thirrje për një rebelim kundër monarkisë saudite, duke e akuzuar atë se kishte tradhtuar parimet islamike, dhe e iu ishte shitur vendeve perëndimore.

Militantët, afro 500, ishin të mirë-armatosur. Përveç arsenalit që kishin fshehur nëpër arkivolë, ata i kishin fshehur armët të tjera në bodrumin e xhamisë. Ata ishin të përgatitur prej kohësh për këtë akt. Rrethimi zgjati 2 javë, dhe nuk mbaroi pa masakrimin e qindra njerëzve në bodrume, ku militantët kishin marrë qindra pengje

Ngjarja pati pasoja të përgjakshme në Pakistan dhe Iran. Në Pakistan, një turmë studentësh islamikë u tërbuan nga një raport i rremë, sipas të cilit pushtimi i xhamisë ishte orkestruar nga Shtetet e Bashkuara. Ata sulmuan ambasadën amerikane në Islamabad, dhe vranë 2 amerikanë. Ajatollah Khomeini e përshëndeti publikisht sulmin, dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për pushtimin e xhamisë në Mekë.

Në Mekë, autoritetet saudite po shqyrtonin mundësinë e një sulmi komando, pa marrë parasysh sigurinë e pengjeve. Por Princi Turki, djali më i ri i Mbretit Faizal, telefonoi një oficer të shërbimit sekret francez, Klod de Marenshe, që rekomandoi hedhjen e gazit për neutralizimin e terroristëve.

LEXO EDHE:  Reagime botërore pas ngjarjes në Berlin

Tre komando të forcave speciale franceze, shkuan me shpjetësi në Mekë. Për shkak të ndalimit të hyrjes së jo-muslimanëve në qytetin e shenjtë, ata u konvertuaan në besimin islam, përmes një ceremonie të shkurtër. Ata pompuan gaz ​​në dhomat e nëndheshme, por operacioni dështoi, dhe rezistenca e rebelëve vazhdoi.

Duke parë rritjen e numrit të viktimave, forcat saudite shpuan disa vrima në oborr, dhe hodhën granata në dhomat e nëndhshme, duke vrarë pa dallim shumë pengje, por duke i detyruar rebelët e mbetur të zhvendoseshin në zona më të dukshme, nga ku ata mund të kapeshin. Më shumë se 2 javë pasi sulmit, rebelët e mbijetuar u dorëzuan.

Orët e para të mëngjesit të 9 janarit 1980, në sheshet publike të 8 qyteteve saudite, përfshirë Mekën, 63 militantëve radikalë që pushtuan Xhaminë e Madhe, iu pre koka me shpatë me urdhër të mbretit. Në mesin e të dënuarve, 41 ishin shtetas sauditë, 10 nga Egjipti, 7 nga Jemeni, 3 nga Kuvajti, 1 nga Iraku dhe 1 nga Sudani.

Autoritetet raportuan se 117 ekstremistë vdiqën gjatë rrethimit, 87 gjatë luftimeve, të tjerët në spital. Al-Qahtani u vra gjatë çlirimit të xhamisë, ndërsa Juhajman u ekzekutua me prerjen e kokës. 19 militantë u dënuan me vdekje, dënim që më vonë iu konvertua në burgim të përjetshëm.

Forcat Saudite të Sigurisë, pësuan 127 të vrarë dhe 451 të plagosur. U raportua për mbi 150 të vrarë nga besimtarët e marrë peng. Por dyshohet se numri ishte shumë më i lartë. Pas sulmit, Mbreti Saudit Khaled nisi të zbatojë me më rreptësi ligjin islamik Sheriatin.

Ai u dha konservatorëve fetarë më shumë pushtet gjatë dekadës që pasoi, po ashtu edhe policisë fetare. A kishte gisht familja Bin Laden në atë sulm? Askush nuk e di me siguri. Në atë kohë Osama bin Laden, ishte vetëm 22 vjeç. Ka të ngjarë që ai të ketë dëgjuar predikimet e Juhajman Al-Oteibi.

Kompania e familjes, ishte ende e përfshirë në rikontruksionin e Xhamisë së Madhe. Në fakt, ajo bashkëpunoi me autoritetet, duke iu dhënë autoriteteve hartat e plota të strukturës së xhamisë, për të lehtësuar operacionin e forcave speciale saudite.

Për më tepër, nuk do të ishte në interesin e “Bin Laden Group”, i pasuruar nga kontratat e majme të marra nga qeveria saudite, të ndihmonte kundërshtarët e regjimit. Gjithsesi më vonë Osama bin Laden do ta mbronte më vonë atë akt ekstremist. Dhe më pak se një dekadë e gjysmë më vonë, pushtimi i Xhamisë së Madhe do të frymëzonte Al-Kaedën në sulmet e saj./ Thoughtco.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Samiti i Gjenevës/ Takimi i parë Regan-Gorbaçov që shënoi fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

Samiti i Gjenevës, takimi i parë midis presidentit amerikan Ronald Regan dhe udhëheqësit komunist sovjetik, Mikail Gorbaçov, u mbajt në datat 19-20 nëntor 1985. Që të dy udhëheqësit, u takuan për të diskutuar kryesisht mbi garën e armatimeve që dominonte Luftën e Ftohtë, dhe mbi mundësinë e zvogëlimit të numrit të armëve bërthamore nga dy superfuqitë.

Byroja Politike e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e kishte zgjedhur Gorbaçovin si Sekretarin e saj të Përgjithshëm në mars të tij viti, pas vdekjes së Konstantin Çernjenkos. Ndërsa ishte anëtari më i ri i Byrosë Politike, Gorbaçov pati një qasje të re mbi shumë çështje, përfshirë edhe të ashtuqujturën “diplomaci bërthamore”.

Deri në atë moment, ushtria sovjetike ishte e fokusuar tërësisht në përgatitjen për të fituar një luftë të mundshme bërthamore, përmes një grumbullimi masiv armësh bërthamore. Por, Gorbaçov e përqafoi idenë e sigurisë së përbashkët.

Ky term, si një përgjigje ndaj shkatërrimit në masë, që do të sillte një luftë bërthamore, lindi nga politikat e liderëve evropianë, siç ishte edhe kancelari i Gjermanisë Perëndimore Vili Brand, që me ‘Ostpolitik’-ën e tij, tentoi të normalizonte marrëdhëniet midis vendit të tij dhe Evropës Lindore.

Parimi i sigurisë së përbashkët, pretendon se “vendet mund të gjejnë siguri, vetëm duke bashkëpunuar me konkurrentët e tyre, dhe jo duke u qasur kundër njëri-tjetrit”. Për Gorbaçovin, kjo do të thoshte të punonte me SHBA-në, për reduktimin e dyanshëm të numrit të armëve bërthamore.

Në fjalimin e tij në Kongresin e 27-të Partisë Komuniste sovjetike, Gorbaçov deklaroi ndër të tjera:”Siguria reale, garantohet jo nga niveli më i lartë i mundshëm i armëve, por nga niveli më i ulët i mundshëm i ekuilibrit strategjik, prandaj është thelbësore të përjashtohen tërësisht armët bërthamore, dhe llojet e tjera të armëve të shkatërrimit në masë”.

Ashtu si Gorbaçovi, edhe Ronald Regani hoqi dorë nga dogmat e mëparshme të politikës së jashtme amerikane të Luftës së Ftohtë. Ai e kritikoi politikën e detantës, që kishte karakterizuar marrëdhëniet midis dy superfuqive në vitet 1970. Për Reganin, detanta nënkuptonte se Bashkimi Sovjetik “kishte fituar një legjitimitet gjeopolitik, ideologjik, ekonomik dhe moral të barabartë me Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti amerikan e kundërshtoi këtë qasje, për shkak të sistemit jodemokratik dhe tendencave totalitare të Moskës. Ai e etiketoi në vitin 1983 Bashkimin Sovjetik si një “perandori të së keqes. Ndërkohë Regan e hodhi poshtë konceptin e vjetër të shkatërrimit të sigurtë reciprokt (MAD).

Kjo doktrinë thoshte, se për dy vende me rezerva të mëdha bërthamore, nëse njëra prej tyre niste një sulm, pala tjetër do të hakmerrej. Në fund,lufta bërthamore, do të asgjësonte plotësisht që të dyja vendet. Duke e ditur këtë, që të dyja palët do të shmangnin një sulm të parë bërthamor.

LEXO EDHE:  Reagime botërore pas ngjarjes në Berlin

Në Gjenevë, të dy udhëheqësit ndërtuan shumë shpejt një raport miqësor midis tyre. Edhe pse në ndonjë moment debatuan ashpër, për një çështje ndërkombëtare të një rëndësie kaq të madhe. Gorbaçov i la një përshtypje të mirë Reganit. Takimi i parë i dy liderëve, ku ishin të pranishëm vetëm përkthyesit, u zhvillua në mëngjesin e 19 nëntorit 1985. Në deklaratat paraprake, që të dy thanë se ishin shpresëplotë për të bashkëpunuar, dhe për siguruar paqen në të ardhmen.

Më pas, Regan dhe Gorbaçov u bashkuan me delegacionet e tyre. Gorbaçovi foli i pari, duke nënvizuar sërish rëndësinë e bashkëpunimit dhe sigurisë së përbashkët. Regan e kundërshtoi, duke argumentuar se BRSS nuk i kishte dhënë Shteteve të Bashkuara shumë arsye për t’i besuar, me retorikën e tij për një “shtet komunist mbarëbotëror”.

Nga ana tjetër, ai tha se SHBA-ja ishte “e gatshme të përpiqej t’i përgjigjej shqetësimeve sovjetike, nëse këta të fundit do të ishin të gatshëm të përgjigjeshin”. Pastaj Regan propozoi Nismën e Mbrotjes Strategjike (SDI), duke propozuar që dy superfuqitë të kishin një sistem mbrojtës të përbashkët.

Reagan mohoi pretendimet se Uashingtoni po synonte të fitonte avantazhin e goditjes së parë.

Ai argumentoi se SDI mund t’i mbronte që të dyja shtetet, nga një palë e tretë e pajisur me armë bërthamore. Pas pushimit të drekës, Gorbaçov e hodhi poshtë pretendimin e Reganit për Bashkimin Sovjetik si një “perandori të së keqes”.

Ai shprehu shqetësimin se SDI mund të çonte në një garë armatimesh në hapësirë. Në këto kushte, ai u shpreh i gatshëm të negocionte për zvogëlimin e armëve ofensive, vetëm nëse Regan e braktiste SDI. Regan e refuzoi këtë, me arsyetimin se teknologjia SDI, nuk duhet të konsiderohej një “armë e hapësirës”.

Në këtë pikë, palët u futën në një ngërç që vazhdoi ditën e dytë të bisedimeve. Megjithë mungesën e një përparimi të dukshëm mbi arsenalin bërthamor, Samiti i Gjenevës ishte një pikë kthese në marrëdhëniet amerikano-sovjetike. Ky ndryshim historik, i dedikohet kryesisht lidhjes personale midis 2 liderve./ Atomic Heritage Foundation-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse BE gaboi me bllokimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Nga Anthony Salamone “The National”

Bashkimi Evropian, po përballet aktualisht me një mosmarrëveshje serioze mbi zgjerimin e unionit, e cila mund të sjellë pasoja të rënda për të ardhmen e saj. Zgjerimi ishte në rendin e ditës në mbledhjen e Këshillit Evropian muajin e kaluar.

Komisioni Evropian, rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por në fund, kjo varej nga vendet anëtare. Për habinë e shumëkujt, KE e shtyu marrjen e një vendimi zyrtar, duke bllokuar për momentin nisjen e bisedimeve. Zgjerimi është një nga fushat e politikave të BE-së, ku kërkohet ende unanimitet.

Franca, Hollanda dhe Danimarka, e kundërshtuan fillimin e bisedimeve me Shqipërinë. Por pikëpyetjet më të mëdha i ngjalli bllokimi i bisedimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos të Francës. Ky vend, zgjidhi përmes Marrëveshjes së Prespës disa muaj më pare, një mosmarrëveshje të vjetër me Greqinë për çështjen e emrit.

Të entuziamuar zyrtarët në Bruksel, u shprehën të sigurt se zgjidhja e kësaj çështje, do t’i hapte rrugën bisedimeve të anëtarësimit. Rastësisht, Britania e Madhe ka qenë dikur ishte një zë i madh mbështetës i zgjerimit, ndaj mbështeti kandidaturat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Tani, kapitali politik i Mbretërisë së Bashkuar në BE është jo-ekzistent, ndaj Londra nuk është në gjendje të diktojë vendimet e BE-së. Në fakt, armiqësia e fshehtë për të penguar zgjerimin e BE-së nuk është e re.

Kur Zhan Klod Junker, u zgjodh president i Komisionit Evropian në vitin 2014, ai deklaroi se asnjë vend nuk do të anëtarësohej në BE gjatë mandatit të tij. Ndërsa asnjë kandidat nuk ishte realisht gati për këtë, mesazhi i Junker nuk ishte pozitiv. Gjithsesi, shumica e shteteve anëtare dëshironin nisjen e bisedimeve me Maqedoninë Veriore.

Gjermania ka qenë ndoshta mbështetja më e dukshme, me kancelaren Angela Merkel, Ministrin e Jashtëm Heiko Maas.dhe Ministrin e Evropës Mikael Rot, që e bënë të qartë dëshirën e tyre për të ecur përpara, dhe për të mbështetur angazhimet e BE-së.

Presidenti francez Emanuel Makron, ka qenë i vendosur në ushtrimin e të drejtës së vetos. Argumenti i tij, është se BE-ja duhet të reformojë më parë veten, përpara se të pranojë anëtarët e rinj. Sikurse e bëri të qartë në intervistën e dhënë për “The Economist”, ai mendon se zgjerimi do të pengonte synimin e tij për t’i dhënë BE-së një rol më strategjik.

Dhe ky u duk si një arsyetim i çuditshëm. Hapja e negociatave të anëtarësimit, është diçka krejtësisht e ndryshme nga ajo e një vendi, që është në prag të hyrjes zyrtare në BE. Në fakt, zgjerimi ka shërbyer shpesh si një shtysë për reformën institucionale të BE-së, dhe jo për ta bllokuar apo penguar atë.

LEXO EDHE:  Rilindja e tankeve – ushtria gjermane po reformohet

BE mund të veprojë fare mirë në disa linja paralele, dhe kështu ka funksionuar gjithmonë.

Nëse unioni kërkon që të jetë më gjeopolitik dhe strategjik, është e vështirë të mirëkuptohet si i arsyeshëm frenimi i aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Përkundrazi, në samitin e fundit të Këshillit Evropian, Brukseli dërgoi një sinjal shumë negativ për rajonin dhe më gjerë. BE-ja nuk është aktori i vetëm gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor. Edhe Rusia ka vazhduar përpjekjet e saj hibride, për të pasur një ndikim të mëtejshëm në rajon. Moska e ka kundërshtuar prej kohësh zgjerimin e BE-së dhe NATO-s.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Me zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi emrin me fqinjin jugor, Maqedonia e Veriut është gati t’i bashkohet aleancës veri-atlantike. Rusia e kundërshtoi hapur Marrëveshjen e Prespës, dhe do të mbështeste në mënyrë aktive distancimin e Maqedonisë së Veriut nga procesi i anëtatësimit në BE.

Ndërsa do të ndjekë edhe aspiratën e saj evropiane, trajektorja aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë e qëndrueshme, në rast se Brukseli nuk e zhvendos në fazën tjetër procesin e pranimit. Zgjerimi është parë me të drejtë, si një nga përpjekjet më të suksesshme të BE-së.

Perspektiva dhe arritja e mundshme e anëtarësimit në union, ka shërbyer si një faktor stabilizues dhe motivues, që vendet evropiane të ripërqafojnë demokracinë, dhe të kërkojnë partneritete të frytshme.

Aspekti më i rëndësishëm i këtij rrugëtimi, është të ruajë shpresën e anëtarësimit në të ardhmen, si për vendet kandidate aktuale, ashtu edhe ato potenciale. Edhe kur vendet kandidate, kanë ende shumë reforma për të kryer, dhe kur anëtarësimi është vite larg, kjo shpresë mund të jetë e qëndrueshme.

Shtyrja e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kur të dyja vendet duken se janë gati, e zbeh këtë shpresë dhe e dëmton pozitën e BE-së në rajon. Brukseli mund t’i hapë dritën jeshile negociatave ndoshta në samitin e Këshillit Evropian në marsin e vitit 2020, ose në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në majin e vitit 2020 në Zagreb, gjatë presidencës kroate të BE-së.

Kurdo që të ndodhë kjo, Brukseli do të ketë paguar tashmë një kosto të madhe për besueshmërinë e tij. Makron mund të ketë të drejtë, kur thotë se BE-së i duhen më shumë strategji, por unioni ka gjithashtu nevojë për më shumë solidaritet./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE