Connect with Us

Shifrat/ Nga fotoja propagandistike me Alvinin tek udhëtimet e luksit, ja sa ka shpenzuar ministri Lleshaj

Politikë

Shifrat/ Nga fotoja propagandistike me Alvinin tek udhëtimet e luksit, ja sa ka shpenzuar ministri Lleshaj

Publikuar

-

Drejtoresha e Open Data,  Aranita Brahaj ka ngritur një pyetje lidhur mbi pagesën e udhëtimit të ministrit të Brendshëm Sandër Llashaj në Bejrut, për tërheqjen nga kampi i ISIS të Alvin Berishës.

Teksa e ka konsideruar si një udhëtim për të realizuar një “foto-propagandë”, Brahaj ka bërë publike edhe shifrën prej 6.25 milion lekë (më shumë se 60 mijë usd) nga data 1 Janar e këtij viti dhe deri më tani, që Ministria e Brendshme ka shpenzuar për udhëtime jashtë vendit.

“Kush e pagoi biletën e z. Lleshi për Bejrut. A janë dakord taksapaguesit të kontribuojnë që ministri të udhëtojë për Foto-Propagandë?
Nga 1 janari e deri sot Ministria e Brendshme ka paguar përmes thesarit për axhensi për transport ajror shumë prej 6.25 milion lekë (me shume se 60 mijë usd) si Udhëtime Jashtë Vendit . Në shumicën e rasteve këto janë udhëtime të ministrit dhe zyrtarëve nivel i lartë, shpenzime të aparatit të ministrisë dhe jo të Policisë së Shtetit. Mes tyre duhet të jetë edhe pagesa për biletën e Ministrit Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvin”, shkruan Brahaj në rrjetet sociale./CNA.al

Shifrat nga Open Data

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shkarkimi i Metës?”/ Strazmiri i kthehet qeverisë: As nuk nxihen dhe as nuk skuqen

Publikuar

-

Nga

“Këta mund të bëjnë gjithka”, kështu është shprehur ish deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i pyetur për një shkarkim të mundshëm të presidentit Meta.

Në një intervistë për Ora Neës, referuar deklaratave të Taulant Ballës ditën e sotme, ish deputeti ka thënë se: “Kur bota thotë jeni në krizë, zgjidhni krizën, i vetmi që nuk e vë ujin në zjarr dhe thotë që gjithçka është në rregull, po ecim përpara, është Rama me këtë syfetin.”

“Këta mund të bëjnë gjithka. Për sa kohë këta nuk as nuk nxihen dhe as nuk skuqen kur gjithë bota thotë jeni në krizë, zgjidhni krizën, i vetmi që nuk e vë ujin në zjarr është kryeministri me këtë syfetin (Taulant Balla) duke thënë që vetëm krizë nuk ka, gjithçka është në rregull, po ecim përpara.

LEXO EDHE:  “I marrë dhe injorant”/ Nuk përmbahet Petrit Vasili

Prej tyre cka nuk pret. Skandal më të madh sesa të kesh një parlament të gjymtuar ashtu sikurse është ky parlament nuk ka. Ai parlament mund të bëjë gjithçka. Këta e kanë nisur me 2 duar për t’i ngrënë kokën të gjithë Shqipërisë. Nuk duhen lejuar”, është shprehur Strazmiri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi në Bruksel/ Cakaj: Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj për mbrojtjen e sigurisë së përbashkët”, kështu është shprehur Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj gjatë një takimi në Bruksel, me Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate të NATO-s.

“Në 70-vjetorin e formimit të Aleancës Atlantike dhe në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj në kuadrin e përpjekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët”, ka deklaruar Cakaj.

Cakaj po ashtu, ka komentuar rritjen e buxhetit për mbrojtjen nga ana e qeverisë shqiptare. Sipas ministrit në detyrë vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në zbatim të angazhimeve të Samitit të Uellsit, Varshavës dhe Brukselit për arritjen e objektivave në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2% deri në vitin 2024.

LEXO EDHE:  Lleshaj reagon pas operacionit në Durrës/ Krimi i organizuar ka marrë goditje

Kujtojmë se takimi i sotëm është zhvilluar në kuadër të parapërgatitjes për takimin e rëndësishëm mes krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që do të zhvillohet në Londër, më 3-4 dhjetor të këtij viti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë!”/ Dylgjeri ironizon taksën e re “made in” Veliaj

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Dylgjeri

Tu priten majat!

Në Anglinë e fundshekullit të 18 prodhimi ekonomik po rritej në përmasa të mëdha. Shkëmbimet tregtare, dhe të ardhurat nga vendet koloniale e kishin rritur nivelin e jetesës kudo.(skishin filluar ende PPP-të). Fshati dhe prodhimet bujqësore kishin pasuruar feudalët. Në shumë raste të ardhurat e tyre ia kalonin edhe princeve te oborrit mbreteror londinez. Shpenzimet per luks e qef nuk kishin llogari. Djemte e feudaleve sipas zakonit zbrisnin ne fundjave ne Londer shkonin per te festuar ne party ne Oborrin e Mbretit. Kerkonin e benin edhe sherbime plus. Shkembeheshin e njiheshin edhe me vajzat e oborrit. Njohjet sollen lidhje martesore. Por keto lidhje ishin te papranueshme e te palejueshme per gjakun mbreteror! Jo se Londra po mbipopullohej apo skish mundesi sherbimesh e trafiku, por, djemte e fshatareve po u merrnin çupat e Oborrit. Po perzihej gjaku!
Mbreteria u vu ne alarm. Duhej frenuar! Duhej ndaluar shpejt! Duhej vepruar.
Atehere, si ta pengojme?Mendjet e ndritura te keshilltareve u vune ne levizje e i propozuan Mbretit: Ligj…
Pranohen te qarkullojne ne Londer e te hyne edhe ne Oborrin mbreteror djemte nga fshati, por te porta e madhe e Oborrit tu priten majat e kepuceve. Ishte moda e kepuceve me maja perpjete qe si fillim i mbathen vetem princerit…
Mu kujtua sot kjo histori kur degjova Kryebashkiakun Velija sot ne nje komision parlamentar qe:
paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë

LEXO EDHE:  Bombat Molotov në protestë/ Lleshaj: Aksion i mirëorganizuar, kemi nisur hetimet

Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.
Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.
Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Në fund duke i kujtuar Ligjin e Mbretërisë Londineze, do Ti thoja Kryetarit që kjo tarifë duhet të fillojë nga Ty,
Ti je i ardhur, ose Të priten majat!

LEXO TE PLOTE