Connect with Us

SHBA financon projektin prej 7 milionë dollarësh/ Ambasada amerikane zbulon ku do të përdoren paratë

Politikë

SHBA financon projektin prej 7 milionë dollarësh/ Ambasada amerikane zbulon ku do të përdoren paratë

Publikuar

-

Një projekt prej 7 milionë dollarësh për rritjen e kapaciteteve, sigurisë dhe zhvillimin e institucioneve pritet të nis në Shqipëri. Projekti i cili do të jetë i financuar nga SHBA, bëhet me dije nga ambasada e këtij shteti e akredituar në Tiranë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se në këtë përmes këtij projekti synohet dhënia e  ndihmës ndaj Shqipërisë për monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar.

Njoftimi i plotë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara me krenari mbështet një nga prioritet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke financuar Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ky projekt prej 7 milionë dollarësh mbështet përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Vitin e kaluar, Shqipëria mori 3,5 milionë dollarë për prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes. Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik. Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ju lutem na ndihmoni”/ Rama në konferencën e donatorëve: Flamuri shqiptar të zëvendësojë atë britanik

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në konferencën e donatorëve për Shqipërinë në Bruksel.

Rama nisi fjalën e tij më fjalën “faleminderit” thënë në gjuhë të ndryshme në shenjë mirënjohje për vendet që ndihmuan vendin tonë pas tërmetit të 26 nentorit.

Kryeministri kërkoi ndihmë dhe mbështetje të mëtejshme pë rimëkëmbjen e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se do ishte i lumtur nëse Shqipëria do të zëvendësonte flamurin e Britanisë të Madhe në BE.

“Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së Komisionit Eropian, po ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimëkëmbeni, nga goditja e pamëshirme që na goditi. Na treguat prej momentit të parë, frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë, për të çuar para paqen e prosperitetin. Ju patët vetë tërmetin tuaj me Brexit, dhe isha kaq i trishtë, dhe sa çudi ishte unë nga një vend i vogël, kërkojmë të hyjmë në BE, ndërsa Britania një vend i madh del jashtë. Do isha i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej të zëvendësojë flamurin britanik, por nuk do ta bëj këtë. Sic ndodh një këngë e John Lenon ‘Jeta të ndodh’, ndërsa bën plane të tjera. në fakt ishim të zënë me plane, por toka u trondit e prej atij momenti gjithçka është përqëndruar te ai moment. Ndjehem kaq mirë të zbulonim se nuk ishim të vetëm, kishim kaq shumë miq, që ishin me ne për të shpëtuar jetë, për të vlerësuar dëme e tashmë në përpjekje për të ndërtuar shtigje të reja. Faleminderit miq nga Turqia, nga SHBA, miq në Azi të gatshëm të ndihmoni në këtë konference.” u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dvorani u përdor për të kapur Gjykatën Kushtetuese”/ PD kërkon hetim nga SPAK

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë sot nga Presidenti Ilir Meta, që sipas tij dëshmojnë kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama.

Po ashtu, Bardhi i ka kërkuar SPAK, të nisë menjëherë hetimet, ndërsa shton se kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën.

“Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

LEXO EDHE:  Gjermanet, 17 milione euro investime per nje fabrike ne Serbi

LEXO EDHE:  Kërcënimet e Rusisë/ Reagon ambasada amerikane në Tiranë

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.”-shkruan Bardhi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi pas tërmetit/ Britania dhuron 1 milion paund

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që sot mbahet konferenca e donatorëve në Bruksel ku pritet të mblidhen ndihma monetare për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit, ambasada britanike në Tiranë njofton se qeveria do japë 1 milion paund si ndihmë për Shqipërinë.

“Krah për krah me Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor.

Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e ambasadës Britanike.

LEXO TE PLOTE