Politikë
Samiti i Ohrit/ Ja çfarë diskutoi Zaev me Ramën e Vuçiç në takimin 120 minutësh

Ka përfunduar takimi trepalësh mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç me kryeministrin e Maqedonisë Veriore në Ohër.
Takimi informal i cili u mbajt në Ohër ka zgjatur rreth 120 minuta, ndërsa temë e diskutimit ka qenë bashkëpunimi ekonomik si dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve në Ballkan.
Samiti po ndiqet nga afër edhe nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Në axhendën e këtij takimi që do të vijojë edhe të dielën, përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.
Në këtë takim nuk do të marrë pjesë Kosova. Ishte Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ai i cili konformoi më herët mospjesmarrjen e Kosovës në Samit.
Pas mbylljes së punimeve të Samitit të Ohrit, një tjetër samitit pritet të mbahet në Tiranë në muajin dhjetor./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Sot pretenca e prokurorisë/ Ish-grupi parlamentar i PD-së braktis Salianjin
Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që...

Dokumenti/ Agron Tufa provon se kryetari i “Vatrës” antikomuniste e ka pas babain persekutor komunist
Dokumenti që zotërojmë institucionalisht, bën me dije, se prokurori komunist Petraq Mishto, përpiqet dhe propozon dënimin me vdekje për një qytetar shkodran, anipse Gjykatësi është...