Ekspertët/ Pirja e duhanit, rrezikon të shkaktojë depresion dhe skizofreni
Sipas një studimi më të fundit, nëse pini duhan, jeni më të ...
Rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë mundësoi ribashkimin e Gjermanisë. Mesazhi kryesor i politikës sot është që gjermanët të përpiqen më fort për ta kuptuar njëri-tjetrin, shkruan Auron Dodi.
Karakteristikë e përkujtimit këtë përvjetor të rënies së Murit ka qenë debati publik: në forume të posaçme dhe në medie, në gazeta dhe në televizion analizohet si ka ecur vërtet procesi i ribashkimit të Gjermanisë; cilat janë ndarjet sot midis Gjermanive. Shkrimtarë nga Lindja kanë përcjellë në publik për herë të parë me ashpërsi të madhe kritika për raportet midis dy ish-Gjermanive. Ata janë përpjekur të shpjegojnë pse gjermanolindorët ndihen si “qytetarë të klasit të dytë” në Gjermaninë e përbashkët.
Veçanërisht pasi gjermanolindorët e forcuan dukshëm me votën e tyre partinë populiste AfD në zgjedhjet e fundit në Brandenburg, Saksoni dhe Tyringen, gjermanoperëndimorët duket se janë më të prirur të dëgjojnë se çfarë nuk ka ecur si duhet me Lindjen.
Kjo në një kohë kur stereotipet në opinion vazhdojnë. Deri pak vjet më parë dëgjoje gjermanoperëndimorë që thoshin se “më natyrshëm kuptohem me fqinjët francezë se me gjermanolindorët”. Për mjaft perëndimorë lindorët janë “qaramanë” e madje mosmirënjohës. Ose ekstremistë të djathtë, që mbështesin neonazistët. Kurse për lindorët, perëndimorët sillen si kolonizatorë arrogantë.
Këto janë sigurisht teprime të skajshme. Por për Lindjen ato shpjegojnë faktin se pse treçereku i gjermanolindorëve nuk e shikojnë si sukses procesin e bashkimit të Gjermanisë. Në Perëndim për këtë njerëzit janë të ndarë në 50 me 50 përqind. As në Lindje nuk e duan kthimin e RDGJ-së. Megjithatë në kuptimin e tyre jo çdo gjë ka qenë e keq në atë shtet: papunësi nuk kishte, të thonë, dhe në ndonjë luftë RDGJ nuk u përfshi. Kështu edhe për gjermanolindorët, historia është ajo që kujtojnë dhe si e kujtojnë ata. Jo ajo që mund të ketë ndodhur objektivisht.
Deziluzionimi me kohën e sotme është shumë i përhapur në Lindje. Dhe fajtorin për hallet gjermanolindorët e gjejnë shpejt: Gjermania Perëndimore. Në këtë kontekst duhen kuptuar edhe fjalët e kancelares Angela Merkel të pak javëve më parë, për 29 vjetorin e ribashkimit gjerman: hedhja e fajit për çdo gjë shtetit çon në mjerim, tha ajo. Qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësi vetjake për vendimet e tyre
Mesazhi kryesor i politikanëve gjermanë në këtë 30 vjetor të rënies së Murit është që gjermanët e Perëndimit dhe të Lindjes të përpiqen më fort ta kuptojnë njëri-tjetrin. Kancelarja Merkel kërkoi së fundi që të gjithë të kuptojnë më mirë, pse ribashkimi i Gjermanisë nuk ishte vetëm përvojë pozitive për shumë njerëz në Lindje të Gjermanisë.
Pas rivlerësimit të përvojave dramatike të së kaluarës naziste dhe asaj komuniste në Lindje, Gjermania e vë veten para rivlerësimit të përvojave të ribashkimit. Konsensusi që ribashkimi ishte fat i madh për Gjermaninë mbetet i gjerë. Por përvojat në Lindje e Perëndim janë krejt të ndryshme: në jetën e njerëzve në Gjermaninë Lindore ndryshoi thuajse gjithçka, në Gjermaninë Perëndimore nuk ndryshoi thuajse asgjë. Kjo krijoi te lindorët ndjenjën e padrejtësisë, e cila vazhdon deri sot.
Roli i ri i Gjermanisë dhe aleancat tradicionale
Në këtë 30 vjetor të rënies së Murit, Berlini është sërish në vëmendjen botërore. Vizita të enjten (07.11.) në Berlin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u pasua dje dhe sot (08.11-09.11) nga vizita e ministrit të Jashtëm të SHBA, Mike Pompeo. Pompeo, që ka qenë në vitet 1980 ushtar në Berlinin Perëndimor paralajmëroi për rrezikun e ri që paraqet Rusia, e cila “marshon në vendet fqinje dhe vret kundërshtarët politikë”. Kurse Pekini për Pompeon po zbaton “një vizion të ri të autoritarizmit.”
Pompeo kërkoi në Berlin që të mbrohet liria dhe e ardhmja. “Po të qëndrojmë në unitet, ne jemi së bashku si aleatë, si miq”. Tërheqjen e forcave të armatosura të SHBA nga Evropa, pas premisës se do të ndërtohen shoqëri të lira në botë, Pompeo e quajti të gabuar.
Fjalë e Pompeos tërheqin vëmendjen pas ashpërsimit të toneve në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos pas ardhjes në fuqi të Presidentit amerikan Trump. Disa vëzhgues i njohin Trumpit një talent për të konstatuar disbalanca e për t’i tematizuar ato. Por vizionet e së ardhmes nuk duken gjëkundi. Në vend të tyre janë ashpërsuar frontet. Rusia është rikthyer si faktor në politikën botërore që pas luftës në Siri. Dhe fjalët e Pompeos bartin jehonën e Luftës së Ftohtë, kur fronti mes Lindjes dhe Perëndimit ishte Berlini.
Por Muri i Berlinit ka rënë dhe Gjermania ka sot një rol tjetër në Evropë. Rënia e Murit qe hapi i parë në rrugën drejt afrimit dhe integrimit të shteteve lindore në Evropën e lirë dhe në BE. Si rezultat i këtij procesi, shtrirjes së BE drejt Lindjes, qendra e Bashkimit Evropian është zhvendosur në Berlin. Kjo e shtyn Gjermaninë të mbajë parasysh interesat e gjithë Evropës në veprimet e saj. Me Trumpin, SHBA u ka përcjellë gjermanëve ndjesinë se duhet të kujdesen për veten. Ndaj fjalët e emisarit nga Uashingtoni në këtë përvjetor nuk kanë peshën e mëparshme.
Identiteti gjermanolindor dhe rivlerësimi i raporteve
Ekonomikisht integrimi i Lindjes në Gjermaninë e përbashkët është një sukses. Pas transfertës së mijëra miliarda dollarëve nga Gjermania Perëndimore në Lindje, Gjermania Lindore i ka kaluar ekonomikisht shumë shtete të ish-Lindjes komuniste. Pagat në Gjermaninë Lindore janë 85 përqind të atyre në Perëndim. 53 përqind e gjermanolindorëve janë të kënaqur me jetën e tyre, kuotë e ngjashme me Perëndimin. Por në të dyja pjesët e Gjermanisë shumë gjermanë ndiejnë se kanë identitete të ndryshme.
Identiteti i gjermanolindorëve këto vite është bërë edhe më tipik lindor. 47 përqind e gjermanolindorëve thonë se ndihen më parë gjermanolindorë, pastaj gjermanë. Jo vetëm nga ana kulturore dhe rajonale, por edhe në identitetin politik. Brezi i ri në Gjermaninë Lindore ka filluar të pyesë prindërit si janë ndierë ata në vitet e para të ribashkimit. Dhe përgjigjet nxjerrin në pah sa të vështirë e kanë pasur prindërit të integrohen në një shtet me struktura thuajse krejt të huaja për ta, si RFGJ.
Perëndimi në gjendje më të mirë ekonomike bleu në Lindje jo vetëm fabrika, por edhe shtëpi banimi. Dhe ua dha me qira gjermanolindorëve. Mjaft gjermanolindorëve u dukej se nuk jetonin më në vendin e tyre. Këtë proces sqarimi mes brezave që po bëhet aktualisht në Lindje, kancelarja Merkel e ka krahasuar së fundi me vitin 1968 në Gjermani: kur të rinjtë i pyesnin prindërit, çfarë keni bërë në kohën e nazizmit.
AfD-ja e dëmton Lindjen
Pakënaqësitë e lindorëve që nuk janë marrë seriozisht më parë nga gjermanoperëndimorët, kanë forcuar në Lindje Alternativën për Gjermaninë. Jo të gjithë ata që zgjodhën AfD-në në Saksoni, Brandenburg dhe Tyringen janë ekstremistë. Por janë të pakënaqur.
Ngjitja e AfD-së atje nisi me krizën e refugjatëve në Gjermani në vitet 2015-2016. Lindorët kanë pasur edhe më parë një qëndrim bazë më të theksuar kundër të huajve se perëndimorët. Me ardhjen e refugjatëve atij iu shtua edhe një frikë e turbullt nga të ardhurit. Si rezultat, sot ka firma në Gjermaninë Lindore që thonë se e kanë sot të vështirë të gjejnë punonjës: te ato nuk shkojnë të huajt.
Më shumë vijnë se ikin në Gjermaninë Lindore
Instituti Federal Gjerman i Demografisë publikoi se për herë të parë që prej ribashkimit të Gjermanive, numri i të ardhurve në Lindje është më i madh se i të ikurve. Në vitin 2017, në katër ish-landet lindore të Gjermanisë erdhën 4000 vetë më shumë se u larguan. Bashkë me Berlinin shifra arrin në 14.000 vetë. Rikthehen në Gjermaninë Lindore ata që qenë larguar prej andej për në perëndim 10-15 vitet e fundit. Qenë larguar për trajnime ose për profesione që më parë nuk ofroheshin në Lindje.
?Kam dëshirë që kur dal në rrugë të më përshëndesin tre njerëz”, tregonte një informaticien që tani është kthyer nga Perëndimi në Lindje. Të kthyerit çmojnë në Lindje jo vetëm afërsinë me shokët e familjen, por edhe qiratë më të ulëta, numrin e madh të kopshteve për fëmijë dhe cilësinë e jetës. Në qytete si p.sh. Dresdeni, Lajpcigu apo Jena janë ngritur struktura të posaçme, që ua lehtësojnë riintegrimin të rikthyerve. Dhe ky kthim i madh i të larguarve është një fakt që flet: ai flet për shpresë në Gjermaninë Lindore./ DW
Sipas një studimi më të fundit, nëse pini duhan, jeni më të ...
Dhjetë vjet para se Adolf Hitleri të ngjitej në pushtet në G...
Nga Harold James “Project Syndicate”* Aktualisht jemi përjet...
A duhet të ndalemi nga e kaluara? Deri kohët e fundit, psiko...
Studiuesit kanë zbuluar se rritja e nivelit të detrave, do t...
Në të gjithë botën, Rënia e Murit të Berlinit është një nga ...
Vendimi që ka dënuar të “burgosurit politikë” katalanas me a...
Kanabisi është sot ilaçi më në modë. Kompanitë farmaceutike ...
E kaluara e Vladimir Putinit si oficer i KGB-së, ka qenë pre...
Nga David Satter “Wall Stret Journal”* Më 6 nëntor 1917, bol...
Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’ po ndodh. Ai është drejtor ...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, presidenti në...
Presidenti amerikan, Udrou Uillson, është padyshim një nga p...
Në periferinë e qytetit të Mynihut në Gjermani, studiuesit n...
Gjatë viteve të ardhshme, bota do të ketë një teknologji tër...
Nga Aaron David Miller “CNN”* Në debatin më të fundit midis ...
Nga Alaxander J.Motyl “Foreign Policy”Një vëzhguesi në vitin...
Dhuna, ka qenë përherë një nga sfidat më serioze globale që ...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve ...
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...