Connect with Us

Riaktivizohet hetimi për rrëzimin e avionit/ Klodiana Lala zbardh detajet e dosjes me emrat e “të fortëve”  

Kronika

Riaktivizohet hetimi për rrëzimin e avionit/ Klodiana Lala zbardh detajet e dosjes me emrat e “të fortëve”  

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar sot se janë riaktivizuar hetimet lidhur me rrëzimin e avionit të drogës në Ishëm të Durrësit, në vitin 2016, i cili pilotohej nga italiani Guido Guidi.

Në një raportim live për News 24, Lala tha se italiani Guido Guidi ishte liruar me garanci pasuror prej 10 mijë eurosh, por Prokuroria shqiptare kishte dërguar letërporosi në Itali lidhur me ngjarjen dhe ka marrë përgjigje nga autoritetet fqinje një muaj e gjysmë më parë.

Sipas gazetares Lala, në dosjen e mbërritur tashmë në drejtësinë shqiptare janë emrat dhe provat, që faktojnë trafikun e drogës. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që ka organizuar trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Një pjesë e këtyre personave, emrat e të cilëve janë tashmë në duart e prokurorëve shqiptarë, rezultojnë të jenë nga Fushë Kruja dhe të arrestuar më parë në vendin fqinj për trafik droge.

LEXO EDHE:  Fakte tronditëse/ Gazetarja Klodiana Lala "shpërthen" ndaj Gjyqtarit Admir Thanza

Po ashtu Lala tha se nga burimet ka mësuar se kanë ardhur emra konkretë të këtyre personave, që janë kryesisht nga Fushë Kruja, dhe që organizonin trafikun, dhe ishin të skeduar më herët nga drejtësia.

Nga ana tjetër, pas letërporosisë, prokuroria shqiptare pritet të thërrasë në ditët në vijim edhe italianin Giudo Giudi, për ta marrë në pyetje lidhur me rrëzimin e avionit në Ishëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  “Qenke tap topi”/ Rama nuk kontrollon nervat, i kthehet Klodiana Lalës

LEXO EDHE:  Pastrimi i parave dhe evazioni fiskal/ A do të hetohet Çili dhe UET?

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset 34-vjeçari por thotë se ishte “aksidentale”

Publikuar

-

Nga

Një sherr më thika ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku ka mbetur i plagosur një person.

Për pasojë është plagosur rëndë E.C., 34 vjeç. i cili tha për efektivët se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale.

Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet prerës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Artan Hoxha debat me Klodiana Lalën për Haki Çakon

LEXO EDHE:  Zhdukja e "IMSI-catcher" burim debati mes gazetareve/ Lala-Bashës: Nuk mund të vësh në diskutim integritetin tim

Policia arrestoi autorin W. (J.) M., 36 vjeç por edhe personin e plagosur për ‘moskallëzim krimi’.
Sipas unifromave blu, sherri ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të burgosur të rrezikshëm lanë qelitë/ ILD “ultimatum” gjykatave

Publikuar

-

Nga

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani përmes një shkrese që mban datën 11 shkurt 2020, iu kërkon gjykatave e prokurorive, t’i vënë në dispozicion gjithë dosjet gjyqësore që kanë të bëjnë me lirimet me kusht, të firmosura përgjatë 3 viteve të fundit.

Referuar shkresës së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, iu lë afat 2 javë institucioneve që t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.-raporton BW.

“Në kuadër të inspektimit të nisur kërkojmë nga ana juaj, që brenda dy javësh nga marrja e njoftimit, të dërgohet pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dokumentacioni me të dhënat e mëposhtme:

Dokumentacionin që pasqyron procedurën e caktimit të prokurorit, për secilën kërkesë lirimi me klusht.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Artan Hoxha debat me Klodiana Lalën për Haki Çakon

LEXO EDHE:  Fakte tronditëse/ Gazetarja Klodiana Lala "shpërthen" ndaj Gjyqtarit Admir Thanza

Qëndrimi i mbajtur në seancë nga organi i akuzës si dhe ankimet e ushtruara nga zyrat e prokurorive, ndaj vendimeve, të cilat gjykatat e shkallës së parë dhe Apelit kanë disponuar mbi kërkesat e paraqitur nga ana e të dEnuarve.

Urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të lirimit me kusht të dënuarit si dhe dokumentacioni i plotë që shoqëron urdhrin përkatës të nxjerrë nga prokurori”. – thuhet në shkresë.

LEXO TE PLOTE