LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reshjet e shumta të shiut përmbytin Vlorën/ Probleme dhe me energjinë elektrike

9 Nëntor 2019, 21:05, Sociale CNA
Reshjet e shumta të shiut përmbytin Vlorën/ Probleme dhe me

Reshjet e shumta të shiut pasditen e sotme, kanë krijuar problematikë në disa rrugë të qytetit të Vlorës e Sarandës.

Burime bëjnë me dije se, nga reshjet janë përmbytur disa akse rrugore në Vlorë, ndërkohë që vijon puna për zhbllokimin e tyre nga mjetet e ujësjellës kanalizimeve.

Mësohet se zonat e përmbytura deri tani janë zona e ?Skelës?, ?Bulevardi i ri Vlorë-Skelë?, rruga ?Albano dhe Romina”, lagjia “Pavarësia” pranë Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës si dhe portit detar, si dhe akset e tjera lidhëse ndermjet bulevardit Vlorë-Skelë dhe rrugës Transballkanike.

Gjithashtu probleme me përmbytjen ka pasur edhe në periferi të qytetit si lagjia “Kume”, “Çole”, lagjia “24 Maji”, dhe “1 Maji”. Po ashtu, reshjet kanë lënë pa energji elektrike zonën e ?Orikumit?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga