Politikë
Rama vegël e Vuçiç/ Berisha zbardh prapaskenat e takimit në Ohër

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas takimit të sotëm në Ohër, mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe presidentit serb Alekandar Vuçiç për “Shengenin Ballkanik”.
Berisha e ka quajtur këtë takim sukses të “serbomadhit Vuçiq”, i cili me ndihmën e Ramës synon krijimin e Jugosllavisë së Re.
“Takimi i Ohrit, sukses i serbomadhit Vuçiçit ne krijimin e Jugosllavise se Re me ndihmen e Zografit Bis!
Miq, me paktin e Nishit, ne nje akt perçares antikombetar Zografi Bis perseriti pike per pike paktin Tito – Enver te bashkimit doganor ne kuadrin e shnderrimit te Shqiperise ne republike te 7-te te Jugosllavise. Burime shume te sigurta dipllomatike kane informuar se serbomadhi Vuçiç ne Nish kishte rene dakord me Zografin Bis per perjashtimin e Kosoves nga Pakti i Nishit dhe lobimin nga Beogradi prane Elize-se per çbllokimin nga Franca te hapjes se negociatave per Shqiperine. Mirepo ajo qe mbetet e qarte si kristali eshte se edhe takimin e Ohrit, Vuçiç e perdori per te paraqitur veten si udheheqes i rajonit dhe Zografin Bis dhe Zaevin si vasal te tij, te cilet de fakto por edhe de juro mbeshtesin krijimin e Jugosllavise se Re.
Denoj me ashpersine me te madhe politiken dhe qendrimin antikombetar te Zografit bis shnderruar tashme ne vegel te hapur te serbomadhit Vuçiç si dhe takimet perçarese trilaterale ne funksion te krijimit te Jugosllavise se Re. sb”, shkruan më tej Berisha./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shënim/ Pse është “çmendur” Mona
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK duket se është drejt finalizimit. Tashmë janë zgjedhur edhe...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e...