Connect with Us

“Projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve”/ PD reagon pas mos dekretimit të Ligjit për Korporatat  

Politikë

“Projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve”/ PD reagon pas mos dekretimit të Ligjit për Korporatat  

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretojë ligjin për Korporatat e Investimeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se “Institucionet ndërkombëtare duke nisur nga BB, FMN dhe BE kanë reaguar duke kërkuar që ky ligj të mos miratohet sepse është në dëm të interesit publik dhe mbledh fuqi në duar të një individi.

Sot dhe Presidenti i Republikës reagoi duke mos e dekretuar ligjin.”

E ndërsa përshëndet aktin e Metës, Tabaku paraqet edhe arsyet kryesore se përse sipas saj Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Tabakut:

Gjatë vitit të fundit Partia Demokratike ka zhvilluar një betejë me fakte, të dhëna dhe argumenta se pse Korporata e Investimeve është një projekt antikushtetues dhe grabitqar.

Në betejën tonë nuk kemi qenë vetem. Institucionet ndërkombëtare duke nisur nga BB, FMN dhe BE kanë reaguar duke kërkuar që ky ligj të mos miratohet sepse është në dëm të interesit publik dhe mbledh fuqi në duar të një individi.

Sot dhe Presidenti i Republikës reagoi duke mos e dekretuar ligjin.

Duke përshëndetur aktin e tij, gjej rastin të paraqes arsyet kryesore përse Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve.

së pari, kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).

Së dyti, me pushtetin ndaj çdo prone publike dhe/ose private në vend, kryeministri do të shpërndajë pronat tek oligarkët. Në këtë mënyrë do marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë edhe shpatet e maleve.

Akti i presidentit ndonëse i dobishëm është shpresë pak pasi mazhoranca e drejtuar nga PROSSH (Partia e Rilindur e Oligarkëve Socialistë të Shqipërisë) duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese do ta rrezoje perseri kete ligj siç ka bërë me shumë të tjerë të kthyer nga presidenti.

KISH është akti parafundit dhe pas tij do të vijë ligji i shpronësimeve që do zhvlerësojë pronën private.

Koha për sugjerime, amendime e këshilla ka kaluar. Kur çdo ligj që votohet është në dëm të interesit publik, kur nuk miratohet një ligj i vetëm që t’i japë prioritet të pamundurit, pronarit, studentit e fermerit. Përherë ligjet e kësaj mazhorance janë anti-treg dhe në favor të një grupi të vogël atëherë kjo nuk quhet më qeveri e njerezve dhe për njerezit!

Koha e kësaj qeverie ka mbaruar dhe në arrogancën e vendimeve të atyre që po largohen po bejnë dëm buxhetit ta shtetit dhe pronave të shqiptarëve. Kushdo që abuzon do paguajë. Kushdo që perfiton nga burimet shteterore do paguajë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla reagon sërish/ Opinioni i Venecias, i domosdoshëm

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish në lidhje me propozimin e ambasadës së SHBA, për tju drejtuar Komisionit të Venecias, në lidhje me përplasjet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla e quan të domodoshëm opinionin e Komisionit të Venecias.

“Sa kohë kundërshtarët e Reformës në Drejtësi vijojnë tentativat për pengimin e saj, Kuvendi duhet të rishikojë legjislacionin për të shmangur krijimin e situatave që pengojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese. Opinioni  @VeniceComm i domosdoshëm & i mirëpritur.”-shkruan Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Buxheti për 2020-ën/ PD: Nuk ka rritje reale për shëndetësinë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar për fondet e parashikuara nga qeveria për buxhetin e vitit 2020.

Sipas Spahisë, nuk ka rritje për buxhetin e shëndetësisë por pjesa dërrmuese e tij do të shkojnë për të paguar 4 koncesione.

“Vitin e ardhshëm, me taksat e shqiptarëve do të paguhen rreth 37 milionë euro për te mbajtur në këmbë korrupsionin e qeverisë se Edi Ramës me koncesionet, që gllabërojnë djersën e shqiptarëve”, shkruan Spahia.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Bardh Spahia

Buxheti për shëndetësinë, njësoj si pjesa tjetër e buxhetit 2020, nuk ka prioritet një shërbim më të mirë për qytetarët, por pasurim të padrejtë me koncesione për klientët dhe miqtë e Edi Ramës. Buxheti 2020 nuk ka rritje reale për sistemin shëndetësor, nuk rrit pagesën për ndihmën sociale, nuk rrit pagat e mjekëve dhe infermierëve. Pjesa dërrmuese e rritjes së buxhetit për Ministrinë e shëndetësisë për vitin e ardhshëm do të shkojë për të paguar 4 koncesione.

Vitin e ardhshëm, me taksat e shqiptarëve do të paguhen rreth 37 milionë euro për te mbajtur në këmbë korrupsionin e qeverisë se Edi Ramës me koncesionet, që gllabërojnë djersën e shqiptarëve. Me 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës, mund të ishin bërë disa punë të mira në sistemin shëndetësor.

Mund te ishte siguruar blerja e medikamenteve elementare, mund të ishin rritur pagat e mjekëve apo infermierëve, mund te ishte bërë një investim i vlefshëm për shqiptarët dhe jo të mbusheshin xhepat e miqve të kryeministrit. Edi Rama dhe oligarkët e tij mendojnë vetëm për të grabitur me koncensione dhe PPP korruptive, ndonëse Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e  saj te fundit, vlereson se këto janë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

LEXO EDHE:  Takimi Meta-Tusk/ Ja çfarë u bisedua

Vjedhja e taksave të shqiptarëve me koncesione duhet të marrë fund! Qeveria e Partisë Demokratike, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka një plan për të nxjerrë nga kolapsi shëndetësinë.

Ne do të anullojmë koncesionet korruptive në shëndetësi dhe kudo! Paratë e dhëna për koncensione të paligjshme do të kthehen në investime në shërbim dhe rritje pagash për mjekët e infermierët.

Në planin e Partisë Demokratike  rroga minimale për mjekët do të jetë 1200 euro dhe 700 euro në muaj për infermierët, duke i bërë kështu një shërbim të madh vendit me dhënien fund të eksodit të tyre.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve te ndershëm që e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta po mundohet me mish e shpirt”/ Çlirim Gjata tregon vështirësitë për referendumin

Publikuar

-

Nga

Sekretari për çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka komentuar qendrimin e presidentit Ilir Meta lidhur me ngrëçin për Gjykatën Kushtetuese.

Më herët Meta u shpreh se zgjidhja e vetme e kësaj krize është referendumi.
Ndërkohë Gjata thotë së kjo që kërkon presidenti është e vështirë nga ana proceduriale.

“Duhet që Meta të sqarohet se cila do të jetë tema që do nënshtrohet në referendum. Presidenti deri tani ka mbajtur qendrim prej presidencialisti. Meta ka mbajtur qendrim në mbrojtje të Kushtetutës”, u shpreh Gjata nga studion e Opinion në News 24.

LEXO EDHE:  Manjani i revoltuar me mediat/ Ja për çfarë duhet të “bërtisni”

Sipas tij presidenti po mundohet të balancojë situatën.

“Tre vjet e gjysmë qeveria s’ ka arritur të ngerjë dot asnjë institucion drejtësie.
Presdienti po mundohet me mish e me shpirt që të ruajë balancën. Veprimet e tij janë të drejta”, shprehet Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE