Connect with Us

Përkujtohet rënia e Murit të Berlinit

Bota

Përkujtohet rënia e Murit të Berlinit

Publikuar

-

Në kryeqytetin gjerman përkujtohet sot rënia e Murit të Berlinit para 30 vjetësh. Në një ceremoni në memorialin e Murit mori pjesë presidenti gjerman, Steinmeier, kancelarja Merkel e krerë shtetesh nga vende të ndryshme.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Këshillit të Federatës, Dietmar Woidke (SPD), presidenti i Bundestagut,

Wolfgang Schäuble (CDU) dhe krerë nga vende të ndryshme europianolindore morën pjesë të shtunën në një ceremoni në memorialin e Murit për të kujtuar rënien e tij në Berlin para 30 vjetësh.

Deutschland Berlin Gedenkfeier 30 Jahre Mauerfall Merkel (Reuters/F. Bensch)Merkel para memorialit të qytetit të ndarë dhe viktimave të komunizmit

Kancelarja Merkel kujtoi në kishën e pajtimit, viktimat e murit dhe ato të diktaturës së regjimit komunist të SED-së. „Ne nuk do t’i harrojmë ata”, tha Merkel, dhe falënderoi të gjithë ata që dhanë kontribut në rrëzimin e Murit të Berlinit. Ajo përmendi shtetet fqinjë. „Revolucioni paqësor në RDGJ kishte shembuj të guximshëm”, tha Merkel duke kujtuar zhvillimet atë kohë në Poloni, Çeki, vendet balltike dhe Hungari.

Kancelarja gjerman e cilësoi 9 nëntorin si ditë vendimtare për gjermanët. Tek ajo reflektohen si momentet më të lumtura edhe ato të tmerrshme të historisë gjermane. 9 nëntori i vitit 1938 me pogromat e drejtuar kundër hebrenjve na mëson që t’i dalim ballë të vendosur urrejtjes, racizmit dhe antisemitizmit. Vlerat, në të cilat bazohet Europa nuk janë aspak të vetëkuptueshme, „ato duhet gjithmonë të rigjallërohen dhe të mbrohen”, tha kancelarja Merkel. Këtu kërkohet kontributi i secilit.

Steinmeier vlerëson kontributin e vendeve të Vishegradit për bashkimin gjerman

Merkel më parë bashkë me presidentin, Steinmeier, politikanë të rëndësishëm gjermanë dhe krerët e shteteve të Polonisë, Sllovakisë, Çekisë dhe Hungarisë mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në memorialin e Murit, ku u futën për simbolikë trëndafila në mur. Presidenti gjerman inaguroi të shtunën edhe një memorial kujtese si kontribut të vendeve të Vishegradit për rënien e Murit. „Pa guximin dhe vullnetin për liri të polakëve, hungarezëve, çekëve dhe sllovakëve revolucionet paqësore në Europën Lindore dhe as bashkimi gjerman nuk do ishin bërë të mundur”, tha presidenti gjerman. „Ky vend dhe kjo ditë kujton një arritje të madhe historike”, tha presidenti gjerman. „Ato na kujtojnë, se ne sot për fatin tonë jemi të gjithë të bashkuar në Europë.”

Festimet vazhdojnë të shtunën në mbrëmje me një koncert madhështor në Portën e Brandenburgut./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Japoni, evakuohen nga anija shtetasit amerikanë

Publikuar

-

Nga

Të dielën pasagjerët amerikanë që ndodheshin në karantinë në një anije në brigjet e Japonisë që prej datës 3 shkurt, janë evakuuar. Shtetasit amerikane në bordin e anijes “Diamond Princess”, e cila njoftoi për 355 persona të infektuar, u evakuuan nga anija dhe u nisën drejt SHBA-së me avionë çarter, ku gjasat janë të qëndrojnë në karantinë edhe për katërmbëdhjetë ditë të tjera.

Më herët zyrtarët kinezë njoftuan të dielën se numri i rasteve të reja të personave të prekur me koronavirus është ulur për të dytën ditë me radhë. Komisioni kinez i Shëndetësisë konfirmoi 1.843 raste të reja, që përfaqësojnë një rënie kahasuar me dy ditë më parë kur Kina njoftoi më shumë se 7.500 raste.

Numri i vdekjeve nga virusi në territorin e Kinës arriti në 1.665, me 142 vdekje të raportuara të dielën. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të dielën se është “e pamundur të parashikosh se çfarë drejtimi do të marrë epidemia”. Duke folur në konferenca e Sigurisë në Mynih, shefi i OBSH-së Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje qeverive të punojnë me këtë organizatë për të informuar në mënyrën e duhur publikun për rreziqet që paraqet virusi, por pa shkaktuar histeri në publik siç tha ai.

Ndërkohë publikimi nga mediat shtetërore kineze të një fjalimi të mbajtur 3 shkurt nga Presidenti Xi Jinping ka ngritur pikëpyetje të reja.
Publikimi i fjalimit të shtunën ishte një përpjekje e dukshme për të demonstruar se Partia Komuniste kishte vepruar me vendosmëri që në fillim ndaj situatës, por nxiti gjithashtu kritika mbi arsyen se pse publiku nuk u njoftua më herët.

LEXO EDHE:  Masakra në Gjermani/ Mes të plagosurve edhe një shqiptare

LEXO EDHE:  Kërkuan ta dëbonin/ Shqiptari kërcënon të hedhë fëmijën nga ballkoni

Zyrtarët lokalë kinez janë kritikuar mbi mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën pas shpërthimit të virusit, ndërsa përfshirja e presidentit ishte minimizuar, deri tani. Zyrtarë të Huanit, qyteti ku u shfaq për herë të parë virusi si dhe të provincës Hubei u shkarkuan nga detyra për shkak të asaj që u tha se ishte një përgjigje jo e duhur ndaj situatës emergjente të shkaktuar nga virusi./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërndahet Kuvendi/ Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Sot u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.

Sipas “INA”, për shpërndarjen e parlamentit pro votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmohen me tre raketa bazat ushtarake afër Ambasadës Amerikane

Publikuar

-

Nga

Baza ushtarake amerikane në Baghdad të Irakut është sulmuar me 3 raketa.

Sipas mediave ndërkombëtare, nuk ka asnjë të lënduar nga baza që ndodhet afër me Ambasadën Amerikane.
Raportohet se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa ky është sulmi i fundit nga shumë të tillë që kanë patur objektiv trupat e koalicionit SHBA-Irak.

Në fillim të këtij viti SHBA vrau me një sulm ajror me anë të një droni gjeneralin iranian Qassem Solemaini, ndërsa Irani u përgjigj me dy raketa balistike afër bazës ushtarake amerikane në Irak, ku mbetën disa të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE