Connect with Us

Nga Sali Berisha/ Rënia e Murit të Berlinit, ngjarja më e madhe në historinë e lirisë në botë pas Luftës së Dytë Botërore!

Opinione

Nga Sali Berisha/ Rënia e Murit të Berlinit, ngjarja më e madhe në historinë e lirisë në botë pas Luftës së Dytë Botërore!

Publikuar

-

30 vjetori i renies se murit te Berlinit!

Te dashur miq, sot kombi mik gjerman, kombet e shtypura nga diktaturat komuniste ne Europe dhe njerezit liridashes ne mbare boten kremtojne 30 vjetorin e renies se Murit te Berlinit si ngjarjen me te madhe ne historine e lirise te Europes dhe botes pas Luftes se Dyte Boterore.

Si sot 30 vjet me pare, me 9 nentor te vitit 1989 dhjetra mijra qytetare te Gjermanise Lindore u hodhen me guxim te papare mbi murin e Berlinit. Ata me heroizem te pashoq shemben murin me te gjate ne histori qe shtrihej nga Kanali i Korfuzit ne Detin e Beringut dhe qe ndante Berlinin, Gjermanine dhe Europen ne dy gjysma, dy bote, ne boten e lire dhe ate te barbarise se ditktaturave komuniste.

Rrezimi i Murit te Berlinit 30 vjet me pare u shoqerua me renie njera pas tjetres te diktaturave komuniste ne Europe.

Ne shqiptaret dhe kombet e tjera te shtypura i mbetemi perjete mirenjohes gjermaneve guximtar qe shemben ate. Nje mirenjohje e veçante i takon Presidentit Ronald Regan, i cili dy vite para rrezimit te murit, ne nje vizite ne Berlin do ti drejtohej Mihail Gorbaçovit nga Porta e Brandenburgut me thirrjen qe pushtoi zemrat qindra milion qytetareve te shtypur ne anen e erret te murit te Berlinit: “zoti Gorbaçov, rrezoje kete mur”, dhe me nje vizion gjenial do shpallte para gjermaneve dhe mbare botes se: “liria e gjermaneve eshte çeshtje e lirise boterore”.

Sot eshte nje dite qe ne shqiptaret dhe ish kombet e shtypura nga diktaturat komuniste ju shprehim mirenjohje perjete Papes Gjon Pali i II, Presidentit te SHBA, Xhorxh Bush, kancelarit Helmut Kohl, Presidentit te Ish Bashkimit, Sovjetik Mihail Gorbaçov, qe me vizionin, guximin e tyre bene te mundur rrezimin paqesor te Murit te Berlinit dhe se bashku me te rrezimin e perandorise te se keqes, perandorise komuniste dhe bashkimin e Gjermanise.

Ne Shqiperi muri i “Berlinit”, diktatura hoxhiste u rrezua vetem nje vit me vone, ne dhjetor te vitit 1990 nga levizja e rinise studentore, intelektualeve dhe qytetareve te Tiranes, levizja paqesore me e fuqishme ne historine e vendit, qe ne pak dite gjunjezoi diktaturen komuniste me te eger te Europes dhe hapi dyert e mbyllura te lirise dhe pluralizmit per shqiptaret.

Shqiptaret ne rrugen e lirise kaluan ne vitin 2008 nga vendi i trete me i varfer i planetit qe ishin ne vitin 1992 me vetem 204 dollare per fryme, ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta, nga vendi me i izoluar i planetit eshte ne anetare te Keshillit te Europes dhe NATOs, sot ata levizin pa viza ne Europe, ka marre statusin e vendit kandidat per anetare ne BE, te cilin e bllokoi per dy vite me radhe Edvin Kristaq Rama, nga vendi i lirive dhe te drejtave te ndaluara me kushtetute, ne vendin e besimeve te lira fetara, lirive dhe te drejtave te garantuara me kushtetute..

Megjithe keto, demokracia shqiptare keto 6 vitet e fundit ka njohur regres te madh. Sot ajo eshte me ne rrezik se kurre ne ekzistencen e saj.

Edvin Kristaq Mafia me bastardet e tjere te bllokmeneve hoxhiste, mafien e droges dhe bandat kriminale ka instaluar ne Shqiperi narkoshtetin e vetem ne Europe, ka shnderruar vendin ne qender operacionale te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut dhe asaj te Jugut, Lindjes se Mesme dhe Azise, ka vjedhur dhe shperdoruar me narkozyrtaret e tij mbi 3,5 miliarde euro.

Ky bastard i skulptorit Xhelat Kristaq Rama, i cili firmosi me Ramiz Aline varjen publike te poetit disident Havzi Nela vetem nje vit para renies se Murit te Berlinit, Edvin Kristaq Rama si nje monster e vertet kombetare u shkaterroi shqiptareve endrren e tyre me te bukur, projektin e te ardhmes se tyre me te ndritur, integrimin e vendit ne Europe.

Prandaj dhe sot kjo dite me shume se kurre eshte nje kushtrim, thirrje per çdo shqiptar te ngrihemi dhe shpetojme vendin nje minute e me pare nga Edvin Kristaq Mafia, ky kob i zi qe i beri gjemen Shqiperise. sb

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Mero Baze/ SHBA dhe BE e veçoi sot Presidentin, nga shqiptarët dhe Shqipëria

Publikuar

-

Dalja e Ilir Metës sot mbasdite në atë që e quajti konferencë të jashtëzakonshme shtypi, ishte një përpjekje e dëshpëruar për ta identifikuar veten me vullnetin e popullit perballë qëndrimeve agresive kunder tij, te SHBA dhe BE, dhe për këtë evokoi referendumin për Kushtetutë më 22 nëntor të vitit 1998.

Ilir Meta ka një keqkuptim me popullin dhe fuqinë e tij politike. Nëse gjithë politikanët kur duan të marrin fuqi dalin dhe i bashkohen popullit, ky kërkon që populli të shkojë t’i mbrojë pushtetin këtij.

Së pari, analiza mbi referendumin nuk ishte reale, pasi ai referendum, ashtu si zgjedhjet e 30 qershorit, janë të vetmet zgjedhje në Shqipëri të bojkotuara nga opozita. Dhe në të dy rastet, opozita është Partia Demokratike.

Referendumi i 22 nëntorit nuk arriti të bëhet gjithëpërfshirës, siç pretendon Ilir Meta, dhe as i besueshëm. Dy drejtuesit e Komisionit të Kushtetutës, ishin dy përfaqësues anti-opozitarë, ose “paterica të qeverisë”, siç i quante Berisha.

Këta opozitarët e sotëm në Parlament, kanë më shumë dinjitet, se janë aty për shkak të listës së PD, kurse Arben Imami dhe Sabri Godo ishin në krye të Komisionit të Kushtetutës, si dy armiq të PD, dhe jo si të zgjedhur të PD.

Kështu që përpjekja për të evokuar një referendum pa opozitën, nuk është ndonjë mëkat, por është një argument që forcon 30 qershorin, kur opozita u çmend përsëri dhe nuk mori pjesë në zgjedhje.

Besoj që duhet të jetë nxituar kur bëri këtë krahasim, ose ja kanë shkruar fjalimin këshilltarët që atëhere mund të kenë qenë në çerdhe me biberon.

Po të paktën të ishte konsultuar me Berishën, se ai e mban mend akoma. U betua që nuk do ta njihte atë Kushtetutë dhe derisa e ndryshoi me 2008, nuk gjeti rehat.

Ndaj kur Meta përmendi 2008 dhe ndryshimet kushtetuese nga Rama dhe ca palaço të tjerë, mirë ishte ta thoshte dhe emrin e Berishes.

Së dyti, përpjekja e Ilir Metës për t’iu kundërvënë SHBA dhe Bashkimit Europian në emër të sovranitit, duke ju referuar popullit shqiptar, ngjan më shumë një përpjekje për të fituar imunitet, se sa një përpjekje për sovranitet.

LEXO EDHE:  Skandal- Shefi i policisë plagos vartësin/ Fsheh ngjarjen

Njeriu që ka penguar popullin të votojë, nuk mund të kërkojë tani popullin ta mbrojë.

Jo se është e ndaluar të kërkojë ndihmë nga populli, por populli nuk të mbron me armë, por me votë. Dhe ky njeri tentoi t’i ndalojë shqiptarët të votojnë.

Shqiptarët nuk ju bindën këtij, por SHBA dhe BE, që iu thanë shkoni të votoni më 30 qershor.

Ky ishte referendumi i fundit i Ilir Metës, të cilin e humbi. Tani nëse do një të ri, të dalë në rrugë, të bëjë parti të re, po të dojë dhe naziste, meqënëse përshëndeti si Hitleri në fund, dhe të fitojë vota kundër SHBA e BE.

Së fundmi, Ilir Meta është sot qartazi i vetëm në betejën përballë SHBA dhe Bashkimit Europian, jo për interesa të shqiptarëve, por për interesa tërësisht personale dhe familjare.

Ai i shikon ata si armiq, se janë ideatorë dhe mbështetës të reformës në drejtësi, nga e cila ai ka panik dhe po kalon në gjendje psiqike të vajtueshme.

Beteja mes tij dhe SHBA-BE, nuk është betejë e Shqipërisë, as e shqiptarëve. Biles duket qartë që nuk është as betejë e opozitës.

Është betejë  e një njeriu që kërkon të përdorë pushtetin e presidentit për të sabotuar reformën në hapat e fundit të saj, nga makthi që ka prej drejtësisë së re.

SHBA dhe BE e kanë kuptuar këtë. Ata e siguruan sot Shqipërinë se do të vazhdojnë ta mbështesin atë, pavarësisht qëndrimeve të presidentit.

SHBA dhe BE e ndau sot presidentin nga shqiptarët dhe Shqipëria. Zgjodhën të jenë me shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.

Ai popull që kërkon Ilir Meta ta mbrojë nga SHBA dhe BE është me SHBA, BE dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.

Historia e tij ka mbaruar. Sa më shpejt ta kuptojë, aq më i qetë do të jetë, aq më të shëndetshme do ta ketë jetën tani e tutje.

Dhe aq më pak skena qesharake si kjo e sotme do të ketë për shqiptarët.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shënim/ “Shteti i së drejtës” që kërkon Ilir Meta

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për dhënien fund të hundëfutjes së ambasadorëve të huaj në punët e brendëshme të Shqipërisë dhe nisjen e ndërtimit të një shteti të së drejtës.

“Jo më shtet të ambasadave por shtet të së drejtës”, ka artikuluar presidenti, Ilir Meta, ditën e djeshme, menjëherë pasi Ambasada e SHBA-së, për ligjshmërinë e konfliktit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese i sugjeroi Presidencës ti drejtohej Komisionit të Venecias.

Pakënaqësia e Ilir Metës ndaj përfaqësuesve të ambasadave, në fakt, nuk është e re. Ajo ka nisur që kur shtetet që ata përfaqësojnë i’a dogjën dekretin e anullimit të zgjedhjeve vendore, duke këmbëngulur mbajtjen e tyre në 30 qershor, gjë që edhe ndodhi. Sikurse ishin ndërkombëtarët që nuk lejuan dhe bën nul dekretin e dytë të firmosur nga presidenti Meta, që i shpinte zgjedhjet e 30 qershorit në mesin e muajit tetor.

Ky qëndrim i ndërkombëtarëve i përcjellë nga përfaqësuesit e tyre zyrtar në Shqipëri, pra ambasadorët, shënoi dhe xhindosjen e Presidentit tonë “sedërli” që dhe me ndihmën e tyre ja doli të ecte para në karrierë dhe të fshinte një serë skandalesh që i rendojnë.

E themi këtë pasi nëse nuk do të ishte kështu sot Ilir Metën do ta kishim pas hekurave, së bashku me jo pak të ngjashëm të tij që çuditërisht vijojnë të jenë aktiv në politik dhe qeverisje.

LEXO EDHE:  Foto-Zbulohet rezidenca e re e Ramës në New York/ Thirrje FBI-së të nisë hetimet

Pa dashur të rreshtojmë shumë mjaft të përmendim videon e famëshme të ish ministrit të ndjerë, Dritan Priftit, që ishte fakti më hashiqar i përfshirjes së Ilir Metës në korrupsion, apo pasuritë e sheikta për të cilat kur nuk dha shpjegim etj. për të theksuar se ky shtetar i rebeluar ndaj ambasadorëve në emër të ngritjes së shtetit të së drejtës, prej dekadash është vetë jashtë ligjit. Një shkelje flagrante kjo dhe e mjaftueshme për të aluduar se ulërimat e tij kundër “shtetit të ambasadave” janë pasojë e frikës se nën dhe me këmbëngulje të këtyre të huajve, ai dhe të ngjashëm të tjerë, që prej dekadash kanë dalë jashtë ligjit do të jenë viktima të shtetit të së drejtës së vërtetë.

Duam të themi me këtë se optika e asaj çka SHBA dhe BE ka projektuar me Reformën në Drejtësi është tërësisht e kundërt me “shtetin e së drejtës,” që pretendon dhe kërkon Ilir Meta. Për të cilin vija e kuqe e Kushtetutës funksionon deri në pikën kur e lejon atë dhe të ngjashmit e tij të mbajnë statusin e paprekshmërisë dhe të daljes jashtë ligjit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Jo si Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja

– Dje në Shkup në një Forum të ministrave nga vendet e Ballkanit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kundërshtoi hapur sugjerimin europian për një reformë në drejtësi. Megjithëse ky qe një sugjerim me modelin shqiptar, ai e refuzoi atë po me modelin shqiptar madje duke e cilësuar disa herë si një katastrofë. Po sipas tij sot Shqipëria është në një krizë të thellë politike pikërisht nga mungesa e organeve gjyqësore, një defiçit i të ashtuquajturës reformës në drejtësi. Zoran Zaevi e tha disa herë se kemi gjithsej kaq e aq juristë dhe se një sitim i tyre a një kalim në veting do e fironte thellë këtë shifër dhe se
Maqedonia nuk ka kontingjent të ri për ta rikuperuar menjëherë.

Krahasimi me Shqipërinë është një brutalitet kohor, një dhuratë që do na mbaj gjatë në kalendat e kohës. Ndofta në letër mund të dukej si një model i përsosur, por realiteti po tregon se jemi bërë gazi i botës. Në një farë mënyre sipas Zoran Zaevit i bie që shoqëria maqedone të bashkëjetojë me të korruptuarit se sa të mbetet pa institucione si rasti i Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese.

Duket si diçka e pamoralshme në raport me ne, ose më saktë e pa pranueshme për shijet tona ”reformatore”, pasi po na tall edhe Maqedonia etj., por ja që qenkemi bërë. Jemi bërë derisa njerëzit nuk dinë se kush ka të drejtë përshembull Presidenti apo Kuvendi? Njerëzit nuk dinë kujt t’i besojnë Presidentit apo Taulant Ballës që del menjëherë pas numrit një të shtetit dhe e quan të çmendur që do pushuar nga puna. Thotë ka shkelur Kushtetutën nga që nuk di ta lexoj. Kujt t’i besojnë? Vërtetë Presidenti i tyre nuk di të lexoj? Si ka mundësi që Taulanti me Edi Ramën u dha për president një analfabet? Kujt t’i besojnë një zonje që shkon e betohet tek noteri apo asaj tek Presidenti?

Ka një boshllëk social plot mëdyshje sa me të drejtë Zorani na tregon me gisht. Se sa do ta pranojë Europa këtë, pra bashkëjetesën e Zoranit a Maqedonisë me të ”korruptuarit” mbetet për tu parë në muajt në vijim. Megjithatë kësaj strategjie prej Zorani, kjo Europë,  pra kalo kë të mundesh dhe mbyll sytë kur të mundesh se në fund të fundit hoqëm një pjesë të mirë të të korruptuarve etj., por jo korrupsionin, iu rikthye vet së fundmi në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Foto-Rama në overdozë/ Humbet vetëdijen gjatë transmetimit live

Mirëpo a kuptojnë shqiptarët se ky nuk është shpëtimi përfundimtar nga të korruptuarit dhe se nuk mund ta quajmë më reformë në drejtësi? Të paktën Zorani në
Maqedoninë e Veriut e ka kuptuar, e bëri publike, na mori si shembull krahasues. Absolutisht që shqiptarët nuk e kanë kuptuar. Janë të gjithë të sugjestionuar në luftën e ashpër mes Presidentit dhe qeverisë, mes asaj filozofie hip se të vrava, zbrit se të vrava.
Ndërkohë që një ministre financash deklaron ngrirjen e fondeve ose zero para investime  për vitin 2020, që në një farë mënyre ka një shpjegim, mbartje faturash të pa paguara nga 2019 ose zero efiçensë nga partneriteti publik privat dhe përqindjet në xhepat e firmëtarëve. Që domethënë këta firmëtarët ia kanë lëruar nënën deri në skutat e fundit pusit të buxhetit dhe me të drejtë, se, kush do i gjykoj. Shkon zëvendës kryeministri vet,
prezent i gjallë në sallën e gjyqit.

Megjithatë ka akoma që besojnë në një reformë në  drejtësi dhe tek partneriteti ndërkombëtar pa e kuptuar asnjëherë ulërimën e Zoran Zaevit
nga Shkupi, Jo si Shqipëria. Ka akoma disa kategori, njëra palë verbane pas mjekrës së Edi Ramës dhe tjetra pas xhelit dhe hekurosjes së Lul Bashës, ky ka më priore njoftimin e partive popullore për gjendjen alarmante se sa gjendjen vet. Kjo është me e bërë politikën nga lart për poshtë dhe jo e kundërta. Por po shoh në internet që më rastin e 28 nëntorit do ketë një asfeksion pakënaqësie sociale deri mbarë kombëtare.

Nga ana tjetër një ridalje  sutendore për të drejtat e tyre në lidhje me kushtet ekonomike dhe integrimin e diplomave në tregun social, qofshin lajme të vërteta se boll më me parë e dëgjuar Edi Ramën e Taulant Ballën. Boll me reformat që kthehen në sherr, zhurmë, çreforma etj.

LEXO TE PLOTE