Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Kush e mban peng Beratin?

Politikë

Nga Klodian Tomorri/ Kush e mban peng Beratin?

Publikuar

-

Banka Boterore financon nje projekt me vlere 71 milione dollare per te mbeshtetur turizmin ne Shqiperi. Projekti synon te permiresoje infrastrukturen urbane ne kater qendra turistike te Jugut.

Berati ka 20 milione dollare aty, per ndertim rrugesh ne lagjet muzeale si dhe per rritjen e vleres se aseteve turistike.

Por deri tani nuk ka marre asnje lek te vetem sepse qeveria nuk ben shpronesimet. Eshte cmenduri! Prej nje viti projekti rri i bllokuar sepse qeveria nuk ben shpronesimet.

Parate i merr te gjitha Korca sepse ka lob te forte ne qeveri. Se keshtu ka vajtur puna. Qeveria funksionon si ndermarrje te fortesh, ku parate i merr ai qe ka me shume fuqi.

Ca keni me Beratin? Mire se eshte qyteti i vetem i madh qe e keni lene pa akses ne autostrade, mire se e late gati 30 vjet pa asnje rruge, tani i bllokoni dhe parate e donatoreve.

Ai qytetet vetem turizmin ka potencial ekonomik. Mire nga buxheti nuk beni investime, por te pakten mos bllokoni investimet e donatoreve.

Apo eshte teoria se i kemi votat te sigurta ne Berat, ndaj nuk ka pse te investojme para? Te paturpshem, totalisht te paturpshem. Lene nje qytetet te tere peng.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasjet për Kushtetuesen/ Balla thirrje Metës për reflektim

Publikuar

-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se  prioriteti i Shqipërisë për vitin 2020 mbetet fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Sipas Ballës, Meta duhet të reflektojë, duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës

Prioriteti i Shqipërisë për vitin 2020 mbetet fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kuvendi vijon normalisht diskutimin e Buxhetit 2020, i cili mbështet fuqimisht reformat e ndërmarra që promovojnë rritjen ekonomike, punësimin, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Buxheti 2020 garanton vazhdimin e mbështetjes financiare për thellimin e reformave të nisura në sektorë kyç të ekonomisë. Reforma në drejtësi, e cila do të vijojë të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore, së bashku me reformën në administratën publike dhe reformën e menaxhimit të financave publike do të jenë instrumente të rëndësishëm të realizimit të prioriteve të programit të Qeverisë në përputhje me interesat e qytetarëve për përmirësimin e nivelit të jetesës së tyre.

LEXO EDHE:  Kaubojsi del në krah të Ruçit/Ai është e keqja më e vogël

Në Buxhetin 2020 është parashikuar edhe kostoja shtesë për mbështetjen e institucioneve të krijuara në zbatim të reformës në drejtësi. Në planifikimin e investimeve publike për vitin 2020 janë mbajtur gjithashtu në konsideratë prioritetet e integrimit europian.

Në Rezolutën e miratuar 7 ditë më parë “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, shkruan Balla në reagimin e plotë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Edi Rama vazhdon të na trondis/ Autorizon Vuçiçin të flas në emër të Ballkanit me Presidentin Macron

Publikuar

-

Nga

Skandalin që e ka bërë duke e fyer Kosovën në takimin e Ohrit për shkak të mungesës së saj në iniciativën për jetësimin e minishengenit ballkanik që i shkon për shtati më së shumti Serbisë, Edi Rama e ka trashur duke u pajtuar që Aleksandër Vuçiq t’i përfaqësojë interesat e shteteve Ballkanike para Presidentit të Francës Emanuel Macron.

Kështu shkruajnë mediat kosovare në një publikim, duke zbuluar dhe “këtë autorizim që Rama ia ka dhënë Vuçiqit në Ohër para dy javësh bashkë me Zaevin në Samitin në të cilin nuk morri pjesë Kosova për cka Edi Rama edhe sulmoi ashpër lidershipin e saj se po vetëpërjashtohen në iniciativa të tilla”, sikurse citon “Kosova Sot” on line. Që më poshtë vijon:

…Vuçiq është autorizuar të shpjegojë për Schengenin në Franca ka treguar vet Presidenti i Serbisë në një intervistë që ia ka dhën gazetës gjermane me ndikim “Der Spiegel”.

“Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, pëtshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar” ka thënë Vuçiq.

Sic dihet Vuçiq në takimet me Macron në Paris vetëm 2 ditë pas takimit të Ohrit nuk ka gjetur shumë disponim për minishengenin për faktin se Macron ka kërkuar që kjo iniciativë t’i përfshijë të gjithë, edhe Kosovën.

LEXO EDHE:  Qeveria e tatëpjetës/ Drejtorë hajdutë bëhen ministra

E autorizimi që Rama është pajtuar t’ia japë Vuçiqit për të folur në emër të Ballkanit në Francë është bërë edhe përkundër faktit që atje Kosova e ka pasur përfaqësuesin e saj Presidentin e Kosovës Hashim Thacin i cili në kryeqytetin francez ka realizuar edhe takime me shefin e shtetit serb me ndërmjetësim të Macron.

Duke folur për minishengenin Vuçiq edhe një herë ka treguar se kjo nismë më së shumti i konvenon Serbisë.

“Minishengeni është një nga gjërat më të mira që i ka ndodhur rajonit në 30 vitet e fundit. Jo më luftë, jo më masakra, në vend të kësaj ai është një lloj Skandinavie për të varfër. Me të ne do të bëhemi një far motori i rritjes ekonomike për të gjithë Europën” ka thënë ai.

E kur “Der Spiegel” e ka pyetur se a do të jetë Kosova pjesë e minishengenit, Vuçiq ka bërë pak propagandë.

“Kosovarët nuk po e dinë se cfarë po duan. Albin Kurti, që me gjasë do të bëhet lideri i tyre i ri, tingëllon sikur do të bëhet lider i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh vetën si shtet, por ne nuk e shohim kështu. Por ne megjhithatë mund të bëjmë biznes të mirë bashkë” ka thënë Vuçiq.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Videopërgjimi/ Emri i ambasadorit Soreca dhe zv ministres së brendëshme?!

Publikuar

-

Nga

Në fillim të kësaj jave, pasi shpërtheu konflikti mes presidencës dhe kryetarit të KED, për gjykatën kushtetuese, dhe pasi Ilir Meta akuzoi disa ambasadorë paloaço si shërbyes të Ramës, në treguan politik dhe mediatik u hap dhe pandehma e disa videove shantazhuese pre e të cilave mendohej se kishin rënë diplomatë të huaj. Vetë drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu e ngriti disa herë këtë pyetje në programin e tij, madje duke i mëshuar nëntekstit se bëhej flajë për video erotike. Në sintoni më të ishin edhe gazetarët e ftuar prej tij

“Do ketë video plot këto ditë, nga ato me shantazhe”, theksoi gazetari Artan Hoxha. Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ia ktheu: “Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj”.

Po çfarë kishte përtej dhe çfarë imazhesh disponoheshin në presidencë?

Një gazetë shumë pranë këtij institucioni, Koha Jonë, hodhi dyshimet e para për ekzistencën e një videoje ku një ambasador i huaj kryen marëdhënie seksuale me një zyrtare të administratës të lartë sh

qipëtare. Gazetari Ylli Rakipi gjatë një interviste në ABC NEVS shkoi edhe më tej duke e shuar kuriozitetin për emrin e ambasadorit i cili përflitej se kishte rënë pre e përgjimit. “Kanë filluar të dalin fjalë që mund te jetë Soreca. Nëse kanë një video për Sorecën, që Rilindja i ka dhënë një zv/ministre në përdorim, autoritetet duhet ta nxjerrin dhe ta thonë. Për mua nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreca” tha gazetari.

Por nëse në treg filloi të qarkullonte emri i Sorecas, pa nxjerrë atë të zv ministres, Koha Jonë vazhdoi me një aluzion që e tejkalon cakun e fakteve. E përditshmja që ka burime të dorës së parë nga pres

idenca botoi të enjten pasdite një lajm, ku ambasadori i BE dukej në foto përkrah zv ministres Romina Kuko dhe ku theksohej se “Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme…”

LEXO EDHE:  Qeveria gati zëvendësimin e Xhafajt/ Zbulohen kandidaturat

“Ambasadori i BE në Tiranë Soreca mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar ministrinë e brendshme në luftën kundër krimit. Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme, ndryshe nga parardhësja e tij, Vlahutin e cila vizitonte me shumë ministrinë e Transportëve të asaj kohe, duke qenë pasionante për infrastrukturën moderne” thuhej në këtë artikull të shkurtër ku dukej qartë se qëllimi nuk ishte informimi për një çështje të caktuar por bashkëngjitja e këtij lajmi me hipotezat që ishin përhapur për videopërgjimin rozë.

Kaq u desh që edhe media të tjera të publikonin aluzionet si copa të pavërtetuara lajmesh që krijojnë një fakt.
Kështu papritmas u krijua një realitet, ku askush nuk kishte parë asnjë imazh, askush nuk kishte asnjë konfirmim, por të gjithë flisnin për aventurën jashtëmartesore të diplomatit, me zyrtaren e lartë të ministrisë së Brendëshme.

E këtu përtej thashethemit fillon historia serioze. Nëse një video e tillë ekziston vërtet, A duhej publikuar ajo? Në këtë pikë përgjigjja është pa ekuivoke. Nëse ekziston ajo përbën interes publik dhe nuk ka asnjë arsye që mos transmetohet. Por po aq sa e vërtetë është kjo, po aq e shëmtauar është të bëhen aluzione pa fakte, shkrime pa burime dhe pa prova.  Askush nuk mund të shantazhohet pa fakte për jetën e tij personale, sado të shëmtuara, partizane, apo të shitura të jenë qëndrimet e tij publike. Pikërisht këtë fenomen ka denoncuar edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.  Përmes një postimi në Facebook, ai shkroi se videot erotike janë tema më interesante vitet e fundit për publikun dhe sipas tij ngjan si një shantazh për njerëzit me poste publike. “Kjo është tema më interesante për publikun në këto vitet e fundit. Ngjan si shantazh publik ndaj  viktimave” që kanë poste publike. Mendoj se kjo në thelb është poshtërsi hipokrite. E ndyrë sa më s’ka”!

E ndërsa ky debat vazhdon prej një jave ai vazhdon të endet në eter vetëm me supozime dhe pa asnjë provë konkrete./Lapsi

LEXO TE PLOTE