Connect with Us

Nga Gëzim Zilja/ Basha e mori PD-në Baobab, e katandisi Akacie të mbjellë nga Rilindja në Lungomare

Opinione

Nga Gëzim Zilja/ Basha e mori PD-në Baobab, e katandisi Akacie të mbjellë nga Rilindja në Lungomare

Publikuar

-

Në vendin tim, në vendin tënd…

E patë o njerëz, o shqiptarë? E patë ju analistë e gazetarë në takimin e para dy javëve? Ja ai është Edi Rama, kryeministri shqiptar: delirant, llafazan deri në pafundësi, gënjeshtar, mohues i deklaratave dhe fjalëve të dala nga goja e tij, fyes deri ne ligësi, zero në ekonomi. Unë, Unëë, Unëëë … Shkurt despot  i një vendi të varfër, që po e çon drejt kaosit të përgjithshëm.

Edi Rama është prodhim i një shakaje të kryeministrit aventurier Fatos Nano, që më vonë mallkoi veten duke deklaruar i pezmatuar: Bëra gabim, që e bëra ministër dhe e  mora nga Franca të palarë, me thonj të paprerë. Por tashmë ishte vonë. Ky “i palarë dhe me thonjë të paprerë” do të bëhej ministër i kulturës dhe më vonë Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

I etur për pushtet ai kuptoi se për të shkuar më tej duheshin shumë para’ dhe njerëz besnikë, pavarësisht se nga vinin e çfarë përfaqësonin. E ktheu Tiranën në një pyll me pallate, duke zhdukur çdo gjurmë historie, kulture, tradite e identiteti. Ndërtimi solli para’ për atë dhe për miqtë e tij, shumë prej të cilëve të hurit e të litarit.

Me paratë e fituara ai bleu PS-në, duke ua marrë socialistëve, që ishin munduar ta transformonin në një parti të majtë që ruan vlerat tradicionale dhe balancat midis të varfërve e të pasurve. Si një demagog i jashtëzakonshëm ai hodhi parrullën e famshme, përtej së majtës dhe të djathës, duke u paraqitur si njeri novator, largpamës e patriot, që kishte marrë përsipër të ndërtonte një shtet me institucione të forta demokratike.

Shpejt hodhi në dorë të gjitha pushtetet, mediat, gjykatat, prokuroritë, institucionet e varura e të pavarura, duke sharë e anatemuar opozitën që nga ana e saj (edhe sot) paraqitet anemike, pa busull, pa gjak e shpirt. Duke injoruar bazën dhe njerëzit e mirë të PS-së solli në qeveri ekipin e përgatitur me kujdes gjatë sundimit të bashkisë.

Një grup të rinjsh e të rejash (tashmë burra e gra)  të ardhur kryesisht nga grupimi “Me duar të pastra” e më vonë “G 99” morën drejtimin e PS-së. Pjesa dërrmuese e tyre ishin njerëz pa identitet, pa fe e atdhe, me diploma të diskutueshme, model Spiropali, e Veliaj, që Zot kanë Edi Ramën dhe paratë. Ata  zunë vendet kyçe, duke e shtrirë pushtetin e Rilindjes në çdo qelizë të administratës dhe vepruar si anëtarë të një sekti që i bashkon një qëllim: besnikëria ndaj kryetarit dhe përfitimet për një jetë luksoze.

Asgjë nuk i lidh këta njerëz me të kaluarën, të tashmen e të ardhmen e Partisë Socialiste.

Edhe Gramoz Ruçi që mori kryekarrigen e parlamentit e kuptoi që e kanë vënë atje për t’i fryrë bilbilit dhe për të gjezdisur nëpër botë tani në kapërxyellin e moshës së tretë. Socialistët idealistë të llojit Majko e Ulqini, që e duan Shqipërinë, u mënjanuan, iu dha ndonjë “kockë” ose ndryshe “in fila indiana’’ u vunë nën urdhërat e kryeministrit-komandant. Skandalet dhe varfëria do ta ndiqnin këtë qeveri këmba-këmbës për gjashtë vjet e në vazhdim.

Vjedhja e votave, PPP-të, dhënia e tenderave miqve e shokëve pa garë,  lidhja e qeverisë me botën e krimit është kthyer në një fenomen të frikshëm. Shqipëria e refuzuar tre herë gjatë qeverisjes së Rilindjes nga BE-ja është në prag të një kaosi të përgjithshëm.

Tashmë nuk qeveriset më, vetëm vidhet dhe bandat afër ose larg qeverisë vrasin ditën, natën e bëjnë ligjin. Sa nuk ka ndodhur hataja që vendi të dalë jashtë kontrollit, ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të largohet me hir apo me pahir nga vetë socialistët dhe populli shqiptar. Rama duhet të ikë që shqiptarët,  të shpëtojnë nga ky shtet, karikaturë e demokracisë, ku sundon padrejtësia e krimi.

Po Edi Ramës me sa duket i ka pjellë kaposhi dhe çfarë të pjelli se…  Pas largimit nga drejtimi i PD-së, Sali Berisha zgjodhi si trashëgimtar Lulzim Bashën që nuk shkëlqeu,  as tre herë si ministër dhe aq më pak si kryetar bashkie.

Zgjedhjet për kryetar të PD-së ishin një farsë, sepse Sokol Olldashi nuk mundej dot veçse me falsifikime. Fjalët garë, votë e lirë, një anëtar një votë  janë përralla nga e kaluara. Rruga e Bashës në pozicionin e drejtuesit të PD-së është plot zigzake e tërheqje, pohime dhe mohime, kthesa të papritura djathtas-majtas, para- prapa, lart-poshtë, veprime që pasqyrojnë qartazi mungesën e vizionit, të sinqeritetit, qëndrueshmërisë, sigurisë dhe përgjegjësisë.

Fillimisht u fut në çadrën e famshme, pastaj doli nga çadra, hyri te zyra e Edi Ramës. Prej andej doli me duart plot me dhurata: gjashtë ministra, një zv/ kryeministër, e një bylyk me drejtorë që do të siguronin zgjedhje të lira e të ndershme. Natën pa hënë por plot drita të bulevardit, i sigurt në fitore,  me  listën private të kandidatëve ku fshiu senatorët ( Grida Dumës do t’i duhen të paktën 20 vjet të shndërrohet në Jozefina Topalli dhe Salianjit 100 vjet të bëhet një Aleksandër Meksi) e premtoi se do t’ia dilte me këtë ekip.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha: Rama është part time kryeministër, ka zgjedhur të jetë full time fushatist

Pas humbjes së turpshme hyri në parlament pastaj u kujtua se i kishin vjedhur votat megjithëse pati gjysmën e qeverisë. Injoroi këshillat e SHBA-ve dhe të BE-së duke dorëzur mandatet, hoqi përfaqësuesit e PD-së nga KQZ-ja,  për të luftuar tashmë “prapa gardhit.”  Duke ngritur arsyen e mosarsyeshme, se PD-ja nuk hyn në zgjedhje me Edi Ramën, i bëri këtij dhuratën më të çmuar, që as vetë Edi Rama nuk e kishte ëndërruar: bojkotoi zgjedhjet lokale. E llogaritur në shifra kjo do të thotë që Rilindja me votat e pushtetit qëndror e vendor hyn në zgjedhjet e parakohëshmë, të kohëshme ose të paskohëshme me 250.000 vota plus.

Përfaqësuesi i SHBA-së, Palmeri dhe përfaqësuesit e BE-së së fundmi ia bën të qartë opozitës së Lul Bashës se dalja nga Parlamenti dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore prodhoi një hiç të madh për opozitën. Bota demokratike njeh vetëm institucionet shtetërore, pavarësisht nga mangësitë që mund të shfaqin ato. Tani lideri i PD-së i duhet të afrohet me opozitën e re, sepse për çdo ndryshim në sistemin zgjedhor ( e ligje të tjera) edhe sikur të pranohen propozimet e PD-së, nga “Gjuzi” do të votohen.

PD-ja të mbaj hellin në dorë se dashi piqet në parlament. Sa për bazën Lul Basha, ka zbritur nja katër-pesë apo gjashtë herë. Pasi u ra daulleve e borive në gusht, lajmëroi se pas pushimeve verore në shtator e tetor do të ketë protesta të fuqishme që do të largojnë Ramën e “ do të sjellin popullin ( ec e merre vesh këtë fjali) në fuqi të vendos vetë për fatet e tij”.

Tani me shirat e nëntorit ka marrë “çadrën e vogël” dhe po bën takime me studentë e miq nëpër qoshe e klasa me njëqind e dyqind petrita. Dhe u thotë: “Do të prishim koncesionet,” “do fusim në burg të korruptuarit,” “nuk do të ketë pension nën treqind euro” “do të hapim vende pune për të rinjtë” “arsimi duhet të jetë prioritet ynë,”  “jam në këtë tur për të diskutuar të vërtetat e hidhura,” e të tjera e të tjera. Sempre una canzone.

Dhe qershia mbi tortë është fraza që e ka shpikur kohët e fundit: “Kam ardhur këtu të sjell shpresën.”  Po ajo që mungon në këto takime është pikërisht entuziazmi, fryma, shpresa. Sepse të dy palët gënjejnë njera-tjetrën dhe veten.  Si nuk u gjend një student (ndoshta gjendet) ta pyesë: “ Ju do të merrrni nën drejtim (utopi me duket mua) një shtet thellësisht të korruptur, të rrënuar ekonomikisht dhe probleme të rënda të varfërisë.

Si do të zhdukni varfërinë? Si do të çoni pensionet 300 euro,  rrogat e mjekëve 1200 dhe të infermierëve 700 euro? Si do të anulloni koncesionet kur ato janë dhënë nga parlamenti? Si do thithen investimet e huaja? Dhe më kryesorja: Cilët janë me emër, emër babai dhe mbiemër ministrat e ardhshëm të qeverisë, dhe stafi  juaj, që do të bëjnë shndërrimet e premtuara? Pse nuk vijnë ata këtu të na sqarojnë si do të shumfishohen rrogat e pensionet e të ngjallin shpresë?”

Nëse është fjala për Nokën, Palokën, Spahon, Tritanin , Salianjin, Myqeremin, Alibeun apo ndonjë tjetër këta nuk kanë prodhuar kurrë shpresë për shqiptarët tash 20-30 vjet. Ylli i tyre ka perënduar me kohë. Kësaj i thonë të tallësh prapanicën me demokratët e më gjerë. Partia Demokratike nga një baobab që e mori Basha në 2013, është katandisur në një akacje anemike nga ato që ka mbjellë Rilindja në Lungomaren e Skelës. Përpara demokratët kanë një bajloz që nuk ka dalë nga deti por nga toka shqiptare.

Por nëse kryedemokrati nuk bën dot Gjergj Elez Alinë ( Trim bi trima ai Gjergj Elez Alija/Qe nantë vjet, nëntë plagë në shtat i ka) le të hapë krahun e së bashku me Edi Ramën ta lënë PD-në e PS-në të ulen në tryezë bisedimesh, e të përgatiten për një betejë elektorale të ndershme për të mirën e shqiptarëve.

Botuar sot 11/8/2019 ne “Telegraf”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bledi Mane/ Dua një puthje për Shën Valentin…

Publikuar

-

Nga

* Jam rrugëve sot, rrugëve të Tiranës me një buqetë të madhe trëndafilash. Eci më këmbë, takoj njerëz, u fal një lule, i puth dhe largohem.

Deri tani kam puthur një grua plakë që mbante rradhën te sporteli ku paguhen dritat, pastaj putha një tropojan të papunë që del çdo ditë të kërkojë punë te ura e Brrylit. Në Bllok putha një vajzë 21 vjeçare që silikoni e kishte rritur 20 vjet më tepër në moshë dhe pas puthjes më kërkoi 180 euro.

I ika vajzës dhe i dola para një qerosi kokëmadh nga Mamurrasi që ngiste një makinë BMW X6 ngjyrë qumshti. Sa hapi xhamin, zgjati pistoletën drejt meje e sapo filloi për të më sharë, e putha dhe ia ngriva fjalët në fyt.

Meqënëse Blloku është afër, shkova te godina e qeverisë. Gardistët vlonjatë nuk më lanë të hyja por i putha dermanët një e nga një, ua bëra pak qejfin siç e duan ata e ua prisha mendjen. U ngjita lart në katin e tretë dhe para më doli Vali Bizhga me Ëngjëll Agaçin. Nuk pret njeri Edi Rama, është pak i zënë-më thanë.

Pa folur fare ua rroka kokat, ua afrova fytyrat te e imja, u përkula pak të arija gjatësinë e Ëngjëllit dhe fillova tu fus llapën të dyve mu aty në koridorin e lartë. Ëngjëlli vinte era Marlboro pa pullë, ndërsa Vali Bishga sapo kishte ngrënë hudhrën e mëngjesit. Një derë u hap pakëz dhe prej boshllëkut dallohej fytyra e skuthtë e Endri Fugës që më kërkonte te puthja edhe atë. Nuk i dhashë as lule e as puthje Fugës e pasi i lashë si krushq të ngrirë dyshen Bizhga-Agaçi nxitova matanë Lanës.

Te zyrat e PD-së kryetari nuk kishte ardhur ende e ndërkohë që Gaz Bardhi justifikohej duke thënë se Lul Basha nuk është gjumash, unë e putha fort Gazin e Kavajës. Sytë iu pushtuan nga lotët dhe pasi vari kokën në supin tim, psherëtiu:

-Kam 3 vjet që s’më puth askush. Për herë të fundit më ka puthur djali i Rexhep Meidanit në korrik të 2017-s kur isha ministër drejtësie. Mezi pres të vi më pushtet ti bie prapë qylit me puthje.

E putha edhe një herë Gazmendin e përvëluar dhe vrapova te shtëpia e doktor Berishës. Sa bëra të trokas në derë dëgjoja klithma dhe zënka. Liri Berisha i ishte turur burrit dhe e i urdhërohej plot maraz:

LEXO EDHE:  Kongresi, afirmimi i perversitetit 

LEXO EDHE:  Reagon ashpër ish deputeti demokrat / “ODIHR bëri nul të gjitha përpjekjet e Ramës”

-Nuk ta jap, jo.

-Nuk ta jap, jo se ka 23 vjet që nuk të bën derman as viagra!

Puthja më doli huq te kjo shtëpi dhe pa përtuar u nisa drejt Bashkisë. Më buzëqeshën, më mirëpritën dhe më thanë të pres pak. Më orientuan zyrtarisht, nëse do puthësh Erion Veliajn si fillim do njoftohen 639 policë bashkiakë dhe orkestra frymore e qytetit. Njëkohësisht do urdhërohen të vinë 54 kamerat e 27 televizioneve, 370 gazetarët e 740 portaleve, 44 montazhierë, 1780 vullnetarët komentues të rrjeteve sociale madje do jetë i pranishëm edhe Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë.

Sapo u thashë “Po”, brenda 10 minutash gjithçka ishte gati. Lali Eri më priste në zyrë dhe sapo u hap dera kërciti puthja ime e bashkë me të blicet dhe dritat e kamerave. Nuk mi shkulte buzët e tij të thara nga buzët e mia e ndërsa rënkonte nën zë më pëshpëriti te veshi e më tha:

-Ti puth më mirë se babai i Dua Lipës!

Me trëndafilat e pakësuar në duar dola në bulevard dhe i ngrita dorën një taksie.

-Urgjent në Rinas, i dhashë urdhër shoferit dhe makina e verdhë vërdhoi drejt aeroportit.

-Lekë nuk kam por po të jap një puthje dhe një trëndafil, kusurin jepja pronarit tënd-bëra shaka me taksixhiun dhe u futa brenda terminalit të nisjeve.

Bosh, qetësi, altoporlantët nuk njoftonin pasagjerët, edhe sportelet bosh. Një polic dremiste brenda kabinës por e zgjova, i bërtita:

-Ej sheeeef, kuuuu jaaaanë njeeeerëëëzit?

Polici kaploi sytë, vuri kapelen mbi kokën e tij formë Skrapari dhe më ktheu përgjigjen që s’prisja:

Sapo ikën të gjithë në Londër, Boston, Frankfurt, Milano, Paris. Ikën, ikën, ikën, ikëëëën!

Veshët e mi buçitën si Hiroshimë, koka mu var prej gravitetit të turpit, krahët mu lëshuan, trëndafilat mu derdhën në tokë dhe bashkë me lulet e kuqe u plasa edhe unë…

U përmenda 10 minuta para mesnatës. Veten e gjeta në ambulancën e Vorës e teksa kërkoja ujë, përballë meje shikoja veten time nga ekrani i një televizori të vogël. Spikeri lexonte plot dëshpërim:

Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi në mesditë. Trëndafilat e kuq të gazetarit dyshohet se i vodhën 3 persona të maskuar të cilët më pas larguan me një makinë të zezë dhe u fshehën në Fushë-Krujë. Policia u vu në ndjekje të keqbërësve!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse Elton Haxhi nuk është dora që urdhëroi rinovimin e liçensës së Duty Free!

Publikuar

-

Nga

Elton Haxhi zv.ministri që firmosi liçensën e re të Duty-Free dha sot dorëheqjen.

Nëse të gjithë thonë që liçensa është dhënë në shkelje të ligjit, atëherë logjika e thjeshtë e do që të arrijmë në konkluzionin që Elton Haxhi ka firmosur për korrupsion. Dilemat nuk i heq dorëheqja nga karrigja e pavlerë e zv.ministrit.

Ambasadorja e re sot e ndërroi parrullën dhe nga “duhet të vazhdojmë Reformën në Drejtësi” e zëvendësoi sot me “SPAK duhet të jetë i suksesshëm patjetër”.

Do bëhet Elton Haxhi subjekt i SPAK?

Pse Rama nuk i bën kallëzim penal Elton Haxhit në SPAK? A ka mundësi një copë zv.ministri “rrakeik” si Elton Haxhi që të ketë bërë gjithçka, pa dijeninë dhe OK e Ramës, apo të mëkëmbësit të Ramës, Engjëll Agaçit?!

Çështja e liçensës së Duty Free, sido që të shkojë çështja në gjykatë, nuk kalon më pa kosto për buxhetin e shtetit, përveç kostos në raport me partnerët gjermanë dhe amerikanë.

LEXO EDHE:  Kongresi, afirmimi i perversitetit 

LEXO EDHE:  Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Sot jemi me studentët, jo pikturat e tua 3D

Pse Rama po lan duart nga ajo histori duke “dorëhequr” Elton Haxhin?

Ose Elton Haxhi është përgjegjës penalisht për firmën që ka vënë, ose nuk ka përgjegjësi fare. Ajo firmë është ose në përputhje me ligjin dhe Rama që gjykon çdo vendim gjykate, mund të gjykojë edhe firmën e “një cope zv.mimistri” të vetin, ose në kundërshtim me ligjin dhe Rama duhet të bëjë shembull “pizëvengun” që i prishi imazhin qelibar të qeverisjes.

Vështirë se mund të besojmë se “kokrra e zevendës ministrit”, vuri në lëvizje gjithë piramidën e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të doganave që paketuan për 24 orë rinovimin e liçensës së Duty Free./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Tirana, midis ndryshimit dhe braktisjes

Publikuar

-

Nga

* 100 vite ne periudhen qe jetojme, eshte kohe e mjaftueshme per ndertimin e nje kryeqendre te zhvilluar qe i paraprin zhvillimit te te gjithe vendit. Kryeqytetet e kane shume me te lehte te ecin me hapin e kohes dhe te jene te krahasueshme me simotrat e zhvillura te kontinentit edhe kur jane qendra te shteteve shume me te prapambetura. Per fat te keq kete nuk mund ta themi per Tiranen ne njeqindvjetorin e shpalljes se saj Kryeqytet i Shqiperise.

Elementi i pare i vleresimit te zhvillimit te nje qyteti sigurisht qe mbetet aspekti i tij urban, shkaterrimi i te cilit pothuaj e ben te pakthyeshem jete e mot ringritjen e qytetit. Ndryshe nga problematikat e tjera te cilat jane te rikuperueshme, shkaterrimi urban per nje qytet eshte si nje semundje e pasherueshme qe do ta mundoje gjithmone e me shume pacientin.

Periudha diktatoriale, edhe pse i imponoi Kryeqytetit nacional-komunizmin dhe ndertimet joestetike te objekteve qe e shemtuan ate, te pakten nuk demtoi urbanistiken e tij. Ne vitet 90 sistemi monist trashegoi nje qytet te zymte e te varfer, mbi te cilin me pak perpjekje mund te ndertohej lehte nje qytet Europian. Nese levizjet migratore demtuan rende periferine e Tiranes me ndertime pa leje dhe kaotike por gjithsesi te ulta, ato qe i dhane goditjen fatale zhvillimit urban te qytetit ishin te ashtuquajturat “ndertimet shumekatshe me leje pjesore” ne qender te tij.

Ne te dyja rastet Tirana u shfrytezua politikisht per arsye elektorale. Ne kryeqytet jo vetem u lejua ndertimi i qindra objekteve paleje, por u be edhe legalizimi i tyre pa ju nenshtruar me pare asnje studimi urban. Ne me pak se 20 vite, tre nga politikanet kryesore te vendit ne rolin e kryebashkiakut, dhane pa kriter leje ndertimi abuzive. Keto leje prodhonin begati per karrieren e tyre politike por shkaterrim per qytetin. Fale ketyre politikave rrenuese te nderrmara vetem per qellime elektorale, sot Tirana e ka pothuaj te pamunder ndertimin e nje rrjeti tramvai edhe ne qendren e saj. Kemi nje qytet jo vetem pa hapsira publike, por qe ngjason me nje vendgrumbullim betoni te shperndare ne menyre te rastesishme. Dhe gjithashtu nje Kryeqytet qe ne 100 vjetorin e tij si ka mbetur pothuaj me asnje vlere identitare prej periudhes se themelimit.

Dhe si per te na bindur perfundimisht se ajo eshte shkaktarja qe ne kete pervjetor Tirana nuk ka pothuaj asgje nga shkelqimi i merituar, politika na ka dhene edhe nje prove te fundit uleritese. Fal politikes se mbrapshte te viteve te fundit, Tirana sot nuk mund te konsiderohet me qytet as ne kuptimin formalo-thelbesor, sepse i mungon “demosi”, pra demokracia si forme organizimi. Nese qytetet linden dhe u zhvilluan si nevoje e drejtimit te perbashket nga qytetaret e tyre, Tirana sot drejtohet nga nje njeri i vetem, me organe totalisht njepartiake dhe jo pluraliste. Kush mund ta mendonte se kryeqyteti i nje vendi Europian, me i aferti gjeogradikisht me Athinen ku dhe lindi demokracia, do te riperseriste veten pas 30 vitesh nga permbysja e komunizmit dhe cdo vendim te qytetit do ja linte ne dore nje njeriu te vetem.

LEXO EDHE:  Arrestimi i protestuesve në Kukës/ Lulzim Basha deklaratë urgjente për mediet

LEXO EDHE:  “Shpifje, shpifje, shpifje”/ Gazetarja tregon çfarë fshihet pas sjelljes së Ramës

Dhe nese dikush mund te kundershtoje kete konstatim duke thene se te pakten Tiranes sot i mungon shtatorja e njeshit ne qender te qytetit, gabohet. Eshte edhe me keq se kaq. Sot ne 100 vjetorin e shpalljes Kryeqytet nga Kongresi i Lushnjes, ngjarja me perparimtare e Shqiperise qe nga Pavarsia,Tirana e ka me veshtire se me pare te jete shprehje e nevojes se shoqerise per ndryshim. Tre Kryebashkiaket e fundit te Tiranes kane nje rol deciziv ne kete proces ku nje grup individesh qe nuk e kalojne dyzinen, kane themeluar nga Tirana nje sistem pothuaj oligarkik. Ata perfitojne nga cdo gje qe ndodh ne qytet, asgje sbehet pa lejen e tyre dhe ceshte me e keqja, ata behen gjithmone bashke perballe ndryshimit. Dhe per dreq, ky sistem i mbrapshte nuk ka as shtatore te ngritur qe te mund te permbysej me nje te rene. Ndaj qytetaret midis dilemes per tju nenshtruar apo ndryshuar, gjithmone e me shpesh po zgjedhin ta lene Qytetin.

Nga Fabian Topollaj

Keshilltar i Keshillit te Bashkise Tirane
Perfaqesues i Partise “Bindja Demokratike”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: