Connect with Us

Mesila Doda “thumbon” Baton Haxhiun/ “Të shkojë të mësojë ndonjë valle nga Beogradi”

Politikë

Mesila Doda “thumbon” Baton Haxhiun/ “Të shkojë të mësojë ndonjë valle nga Beogradi”

Publikuar

-

Ish-deputetja e PDIU Mesila Doda, në një intervistë për emisionin “Mos i fol Shoferit” , ka thumbuar me tone ironike analistin Baton Haxhiu.

Autorja e programit, Rudina Dembacaj duke marrë parasysh debatin e saj me këtë të fundit në studion e “Opinion” e ka pyetur ish deputen se: “Një kuksiane si Mesila Doda , do e ftonte në një valle kuksi Baton Haxhiun?”

Ndërkohë që Doda është përgjigjur “Ku e di vallen e kuksit ai , ai të mësojë ndonjë valle andej, si quhen ato vallet andej , nga Beogradi ato po mund ti di. Siç duket, pas atij debati Mesila Dodës nuk i ka dalur inati akoma./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Dvorani u përdor për të kapur Gjykatën Kushtetuese”/ PD kërkon hetim nga SPAK

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë sot nga Presidenti Ilir Meta, që sipas tij dëshmojnë kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama.

Po ashtu, Bardhi i ka kërkuar SPAK, të nisë menjëherë hetimet, ndërsa shton se kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën.

“Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

LEXO EDHE:  Debat i zjarrtё pёr shpёtimin e migrantёve nё det

LEXO EDHE:  Debati për ish-sigurimsin/ Rama “shuplakë” Markut

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.”-shkruan Bardhi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi pas tërmetit/ Britania dhuron 1 milion paund

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që sot mbahet konferenca e donatorëve në Bruksel ku pritet të mblidhen ndihma monetare për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit, ambasada britanike në Tiranë njofton se qeveria do japë 1 milion paund si ndihmë për Shqipërinë.

“Krah për krah me Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor.

Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike”, thuhet në njoftimin e ambasadës Britanike.

LEXO TE PLOTE

Politikë

KE jep 15 mln euro për Shqipërinë pas tërmetit/ Rama firmos me Presidenten Von der Leyen

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka firmosur marrëveshjen me Presidenten e KE-së, Von der Leyen për 15 milionë eurot që akordoi për dëmet pas tërmetit tragjik.

Ndërkohë ka nisur edhe Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një ditë të madhe për shqiptarët. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh se ndihma që presin është rreth 450 milionë euro.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e gazetarit/ “Baton Haxhiu të izolohet”

LEXO EDHE:  Baton Haxhiu, njeriu afër Ramës, deklaron: Basha ka vetëm një të ardhme, koalicion me Ramën

Nga Brukseli, ku ndodhej për takimin jo zyrtar mbrëmjen e djeshme me fokus metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, Rama u shpreh  optimist se do të marrë një ndihmë të madhe për të mos e përballuar të vetëm faturën e madhe të rindërtimit.

LEXO TE PLOTE