Connect with Us

Memorandumi i Mirëkuptimit/ Bregu: Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa integrimin në BE

Politikë

Memorandumi i Mirëkuptimit/ Bregu: Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa integrimin në BE

Publikuar

-

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, gjatë një aktiviteti në Gjenevë me liderët e BB-së, është shprehur se integrimi rajonal nuk mund të bëjë përpara pa integrimin në BE.

“E di se nga këndvështrimi ynë ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë se po jetojmë në kohërat e Revolucionit të Katërt Industrial në botë. Por, kjo është e vërteta, dhe rajoni ka nevojë për të gjithë stimujt e mundshëm për ta përballuar këtë revolucion, për ta përdorur atë në interesin e tij më të mirë dhe të nxjerrë rritje dhe stabilitet ekonomik prej tij.

Prandaj Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) që po nënshkruhet sot nga RCC-ja me Forumin e njohur Ekonomik Botëror synon të ndihmojë rajonin që të mbërrijë atje – duke përshpejtuar reformat kur bëhet fjalë për konkurrencën dhe novacionin tonë”, është shprehur ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu pas nënshkrimit të memorandumit me Borge Brende, President i WEF-së.

“Çështjet bilaterale kanë ndikimin e tyre negativ mbi bashkëpunimin rajonal dhe tani, përveç kësaj, kemi një dritë të kuqe dhe për ndikimin e anëtarësimit në BE. Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa integrimin në BE. Pra, sfidat para nesh do të jenë edhe më të mëdha: të forcojmë bashkëpunimin rajonal në kohërat e pasigurisë dhe të realizojmë pritshmëritë ndaj Procesit të Berlinit lidhur me integrimin e rajonit në BE. Dhe, ndërsa BB-ja po pret për ca qartësi lidhur me zgjerimin e BE-së, ne kemi nevojë të zgjerojmë bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të BP-së. Të gjithë ne duhet ta kuptojmë qartë çfarë po ndodh me proceset e bashkëpunimit në rajon, sepse konfuzioni rreth kësaj teme do të shkaktojë më shumë ndikim negativ mbi bashkëpunimin rajona.

LEXO EDHE:  Bushati me homologun hungarez/Partner i besueshëm për procesin integrues në BE

Rritja më e shpejtë ekonomike në Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm, ose i Zonës Ekonomike Rajonale – REA, siç e quajmë ne. Rajoni do të kursejë çdo vit 800 milion euro, rreth 1% të PBB-së së BP-së nëse koordinimi ndërkufitar në BP arrin mesataren e BE-së. Një REA funksionale ndihmon që ekonomitë të jenë konkurruese në shkallë të gjerë, novacioni përhapet më shpejt në një treg të unifikuar dhe nuk duhet të harrojmë se, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne flasim për një treg me 18 milion banorë. Kjo është arsyeja pse partneriteti me WEF-në është kaq i rëndësishëm. Ai është një hap shtesë për nxitjen e Zonës Ekonomike Rajonale”, shtoi Bregu. /CNA.al 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi takon zyrtarin e DASH/ Diskutime për zgjidhjen e krizës

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në DASH, David Kostelancik.
Kryemadhi bën me dije se në fokur së bisedës së tyre ka qenë zgjidhja e krizës në Shqipëri.

“Me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Shkëmbyem mendime për zgjidhjen e krizës”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gara për Kryeprokuror/ Olsian Çela shpalos platformën e tij para KLP-së

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë prej orës 09:30 vijon intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Ndërkohë që paraditen e sotme janë intervistuar dy kandidatet Arta Marku dhe Fatjona Memçaj, tashmë para KLP-së po shpalos platformën e tij kandidati Olsian Çela.

Që në fillim të fjalës së tij, Çela theksoi se është thelbësore që edhe elementet e opinionit publik të kenë të qartë vizionin e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm për 7 vitet e ardhshme!

“Prokuroria e Përgjithshme duhet të ndryshojë në një strukturë dinamike bashkëpunuese dhe ndërvepruese, e aftë të prodhojë ide për partneret vendas dhe të huaj. Hapi i parë është ristrukturimi i pjesshëm i saj dhe të fokusohet në monitorimin e shkeljeve të ndryshme, etikës profesionale, sigurimin e aksesit të publikut dhe komunikim pemanent me median.”-tha Olsian Çela.

Më pas, ai theksoi se një tjetër pikë e platformës së tij është edhe “hartimi i raportit mbi gjendjen e burimve njerëzore, ngarkesen në punë, studimin mbi efektshmërine e hetimit, efektet sociale në shoqëri dhe parandalimin e krimit. Koston reale të hetimit.”

Po ashtu ai deklaroi se duhet të ketë rregulla të qarta qarta për formimin e grupeve hetimore si dhe bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu jep dy lajme të mira nga Samiti i Triestes/Rëndësi ka zgjimi!

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut "ia merr në kthesë" Nard Ndokës/ Ja "perla" e radhës

“Bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Posacme me qëllim koordiminim dhe shkëmbimin e informacionit, por duke vepruar në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, por edhe me koordinimin e autoriteteve të huaja.

Miratim çdo vit për shkëmbimin periodik të informacioneve me çdo institucion dhe mbi të gjitha me KLP-në për sigurinë  e mbarëvajtjes së punes dhe problemet e etikes dhe cdo aspekt tjeter të karrierës së prokuroreve. Këto e bëjne të domosdoshme krijimin e mekanizmave për të arritur qëllimet dhe të bashkëpunojme çdo vit me KLP”-deklaroi Olsian Çela.

Po ashtu prokurori Çela u ndal edhe në burimet financiare, për të cilat theksoi se synon rritjen e buxhetit të organit të akuzës.

Sa i takon burimeve financiare, Çela u shpreh se “Synon rritjen e buxhetin të organit të prokurorisë me analiza të detajuara dhe mirëadministrimi i fondeve në dispozicion. Ulja e kostove nga praktikat burokratike dhe krijimi i partneriteteve strategjike me institucionet e tjera që do të ulin kostot e buxhetit.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“A jemi ende Republikë Kushtetuese?”/ Ironizon Manjani: Deklaratat e ambasadorëve janë ligj

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vënë në dyshim, nëse Shqipëria është ende Republikë Kushtetuese.

Sipas tij, në letra ashtu figurojmë por në praktikë vështirë të njihemi si Republikë Kushtetetuese.

“Republikën tonë e terezit pushteti monist i një njeriu të vetëm, bosit. Ai vizaton, zhgarravit, deklaron e flet përçart dhe të gjithë ata që paguhen nga shteti i shkojnë pas fijes.
Nga ana tjetër Republika jonë më shumë sesa Kushtetutën ka për ligj, deklaratat e ambasadorëve, të Palmerit, Hahn e të ndonjë tjetri sipas interest”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

A jemi ende Republikë Kushtetuese?
Në letra ashtu figurojmë, por në praktikë vështirë të njihemi si Republikë Kushtetetuese.
Kushtetuta, ligji themelor suprem që garanton një shtet të organizuar në pushtete të ndara nga njëra anë dhe, individin që gëzon liritë dhe të drejtat e tij nga ana tjetër, është jashtë funksioni.
Republikën tonë e terezit pushteti monist i një njeriu të vetëm, bosit. Ai vizaton, zhgarravit, deklaron e flet përçart dhe të gjithë ata që paguhen nga shteti i shkojnë pas fijes.
Nga ana tjetër Republika jonë më shumë sesa Kushtetutën ka për ligj, deklaratat e ambasadorëve, të Palmerit, Hahn e të ndonjë tjetri sipas interesit. Kujtoj se me fjalën e shokut Palmer Republika jonë mbajti votime moniste dhe hodhi në kosh kryetarin e shtetit. Tjetër gjë që ODIHR e në vijim Komisioni i Venecias post factum, konfirmuan rënien e Republikës.
Pra kemi një Republikë e bosit që merr tarbietet e tij dhe, që qëndron në këmbë me makiazh diplomatik burokratësh gjithfarë.
Prova të dhunimit, shkeljes e deri edhe mohimit të lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve ka çdo ditë. Dhunë ekstremisht joproporcionale të qeverisë ndaj qytetarëve ka çdo ditë.
Qartësisht kjo është Republike e pushtetarit dhe jo e qytetarit.
Prova që shteti nuk është i organizuar sipas pushteteve të ndara duket qartë sa herë mblidhet formalisht Parlamenti dhe sa herë që Prokuroria reagon pas deklaratave të Bosit.
Por nuk duhet të nxjerrim nga memoria provat që Republika jonë, jo vetëm nuk i ka pushtetet e ndara, por është edhe e pa organizuar sipas Kushtetutës.
Kujtoj se :
1. Parlamenti duhet të ketë 140 mandate përfaqësuese. Praktikisht ka vetëm 120.
2. Qeveria ka Kryeministër dhe Ministra. Në fakt ka Kryeministër dhe zëdhënës të tij. Edhe formalisht, kryeministri është dhe ministër i jashtëm.
3. Qeverisja vendore drejtohet nga organe të zgjedhura. Në fakt sundohet nga të emëruar të Bosit, disa syresh dhe kriminelë të hershëm.
4. Drejtësia e pavarur drejtohet nga Gjykata e Lartë. Në fakt nuk drejtohet më fare sepse Gjykata e Lartë është shkrirë.
5. Zbatimi i Kushtetutës, ai liritë themelore ashtu edhe mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve garantohen mga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit përbëhet nga 9 gjyqtare. Në fakt mezi janë bërë 5 dhe si dihet fundit ende.
6. Prokuroria drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm. Në fakt drejtohet nga një e përveçme, e preferuar e pushtetit politik.
7. Korrupsioni luftohet nga SPAK. Në fakt SPAK është ende në letër.
8. Financat publike kontrollohen nga KLSH. Në fakt nuk kontrollohen më fare sepse nuk ka KLSH.
9. Populli ushtron sovranitetin edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në fakt referendume nuk ka dhe tashmë edhe zgjedhjet nuk garantohen. Edhe KQZ është çyryk në anëtarësi…
Këto institucione parashikohen në Kushtetutë, por nuk janë në realitet. Nuk po guxojmë të flasim sa të mira, të drejta e funksionale janë. Jo!
Thjesht nuk janë fare, po fare fare siç i ka shkruar Kushtetuta.
A quhet dot Republikë Kushtetuese?!
Ah, po!
Fajin e ka Macron.
Të mos e harrojmë edhe këtë…/CNA.al

LEXO TE PLOTE