Connect with Us

Lajme të këqija/Thellohet deficiti i skemës së pensioneve

Sociale

Lajme të këqija/Thellohet deficiti i skemës së pensioneve

Publikuar

-

Pas një përmirësimi gjatë vitit 2017, deficiti i skemës së pensioneve iu kthye përkeqësimit në vitin 2018. Në kushtet kur numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi dhe, nga ana tjetër, kontribuuesit në zonat rurale po bien, deficiti i skemës së pensioneve po thellohet. Sipas të dhënave zyrtare të ISSH, në vitin 2018, deficiti i skemës së pensioneve arriti 45.8 miliardë lekë, duke u rritur me 1.7% në krahasim me vitin 2017.

Rezultatet negative në reduktimin e deficitit në skemën e pensioneve erdhën nga shpenzimet më të larta për pensione se arkëtimet nga të ardhurat prej kontributeve. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore për pensionet arritën në 125 miliardë lekë më 2018, me një rritje vjetore 5.2%.
Deficiti i skemës së pensioneve është frenuar më së shumti nga reforma e pensioneve, që ka rritur moshën e daljes në pension e për rrjedhojë ka frenuar numrin e pensionistëve të rinj në skemë.

Vlera e deficitit në skemën e pensioneve është gati dyfish më e lartë se në vitin 2013, edhe pse në skemë janë shtuar 180 mijë kontribuues të rinj që nga 2013. Ekspertët në ISSH thonë se, pa reformën do të kishim thellim të mëtejshëm për shkak se numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, skema e pensionit në Shqipëri nuk është e balancuar financiarisht. Kjo paqëndrueshmëri financiare është rezultat i rritjes së shpejtë të masës së pensioneve para pak viteve. Shkaqe të tjera janë numri i ulët i kontribuuesve, mosdeklarimi i pagës reale, numri relativisht i lartë i pensionistëve krahasuar me moshën e re të popullsisë, mosha e ulët e pensionistëve si rezultat i daljes së parakohshme në pension në fillim të viteve ‘90 dhe mosha e ulët e daljes në pension për disa kategori të veçanta, ndryshimet demografike, niveli i papunësisë dhe niveli i lartë i emigracionit i forcave të punës.

Plakja e popullsisë po rrit me shpejtësi numrin e pensionistëve në vend e për pasojë, nevojën për fonde shtesë ndaj arkës së pensioneve. Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se për vitin 2016, numri i personave në pension arriti në 611,544 persona, me një shtesë prej mbi 12 mijë e 600 pensionistësh nga 2015-a.

 

Presionet që po vijnë nga plakja e popullsisë

Numri i pensionistëve arriti në 635,700 persona vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në skemë janë shtuar 14 mijë e 500 pensionistë të rinj, duke bërë që numri i pensionistëve të zgjerohet me 2.3% në raport me një vit më parë. Ekspertët pohojnë se numri i pensionistëve po rritet nga viti në vit për shkak të plakjes së popullsisë. Bumi i lindjeve në vitet ‘50-‘60 tani ka moshën e pensionit. Rritja do të ishte edhe më e lartë po të mos rritur koha e daljes së pension me pesë vite për gratë.

Me gjithë rritjen e numrit të pensionistëve, qeveria synon të mbajë shpenzimet për pensionet në kontroll, madje t’i ulë ato në periudhë afatmesme.
Shpenzimet në vlera neto për skemën e pensioneve do të rriten me rreth 22 miliardë lekë (176 mln euro) në tre vitet në vijim, por në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ato shënojnë rënie.

Nga 7.5% e PBB që ishin shpenzimet për skemën e pensioneve më 2018, ato do të arrijnë në 7.3% e PBB në vitin 2021.
Gjithsesi, në vlera neto, shpenzimet e skemës po rriten për shkak të rritjes së numrit të pensionistëve nga viti në vit si pasojë e plakjes së popullsisë, teksa numri i kontribuuesve nuk pëson zgjerim në zonat rurale, përkundrazi ka shënuar rënie në vitet e fundit.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime më shumë se 1.4 milionë persona. Në vitin 2017 paguan sigurime vetëm 752 mijë persona, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte mbi 2.8 milionë.

Të dhënat krahasuese tregojnë se, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ka rënë me 11%, personat që paguanin sigurime kanë pësuar rënie me 49%.
Në harkun kohor të gjashtë viteve, numri i pensionistëve u rrit me 14.36% ose 87,133 persona. Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2018, u raportuan 635,700 të tillë.

Sipas të dhënave që i përkasin harkut kohor 2010-2018, ritmet e rritjes së numrit të pensionistëve u zgjeruan pas 2012-s. Në dy vitet e mëparshme, numri i tyre është rritur me pak më shumë se 5 mijë persona, por në vitin 2013, në skemë janë shtuar mbi 16 mijë pensionistë, më 2015 mbi 15 mijë pensionistë. Ritmet janë ulur dy vitet e fundit, për shkak të reformës së re në pensione që zgjati moshën e daljes në pension me 6 muaj në vit për gratë. Ndryshimi i strukturës së popullsisë do të sjellë kosto të larta për mbrojtjen sociale, por ende nuk ka një studim për efektet e plakjes të popullsisë dhe sfidat me të cilat po përballen këta persona./ Monitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Defekti në rrjet/ Unaza e Re dhe Yzberishti mbeten pa drita

Publikuar

-

Një pjesë e Unazës së Re dhe zonës së Yzberishtit kanë mbetur pa energji ditën e sotme.

Lajmin e bën të ditur vetë OSHEE, që njofton se shkak është bërë djegia e automateve në një kabinë private.

Njoftimi i OSHEE-së të Tiranës:

Pershendetje.

Per shkak te nje defekti ne kabinen private “Bruci” ku jane djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit.

LEXO EDHE:  Festat e fundvitit/ Ja kur shpërndahen paratë për pensionistët

Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisma e kompanisë shqiptare/ Punësohen dy të rinjtë e parë me sindromën Down

Publikuar

-

Nga

Fashion Group Albania, përfaqesuesja zyrtare në Shqipëri e markave ndërkombëtare si Mango, Cortefiel, Carpisa, Okaidi, Parfois, Women Secret, Springfield, Prenatal dhe Geox, në kuadër të fushatës së vlerës së “Përgjegjshmërisë” që u organizua nga Grupi Balfin (pjesë e të cilit është), dhe nismës sociale të ndërgjegjësimit për punësimin e individëve me Sindromën Down që kompania ka ndërmarrë, ka bërë të mundur punësimin e dy të rinjve.

Ario dhe Ornela, kanë nisur punë pranë kompanisë në pozicionin asistent/e shitjeje , duke u suportuar plotësisht nga të gjithë punonjësit e saj.

Valbona Turja – Head of Human resources ( në të majtë), Ornela Kastrioti – Head of marketing Pr & Comunication ( në të djathtë)

“Fashion Group e ndërmori këtë nismë pasi beson fort se çdo njeri lind i barabartë, në të drejta, në mundësi dhe meriton ti jepet shansi për të treguar aftësitë e tij për punë e integrim në shoqëri. Ajo që na ka bërë të besojmë fort në vlerat e tyre janë vetë ata. Dëshmuar kjo që prej ditës së parë të punës pranë kompanisë. Vullneti dhe dëshira për të mësuar dhe punuar nuk ju mungon në asnjë moment. E vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është mbështetja jonë. Ti pranojmë dhe të kuptojmë se ne jemi të ngjashëm më shumë se sa të ndryshëm. Ti dëgjojmë për të mësuar se ëndrrat e tyre janë njësoj me ëndrrat tona. Ti mbajmë fort pranë vetes për të ndjerë gjithë dashurinë e madhe dhe shpirtin e pastër. Këta individë kanë nevojë për përkrahje të madhe nga shoqëria, për ti angazhuar dhe punësuar, prandaj kushdo që ka mundësi duhet t’i përfshijë në proçeset e punës së tyre të përditshme sepse janë të aftë njësoj si ne. Ne mundemi njesoj – u shpreh Eva Kallavaresi, drejtorja ekzekutive e kompanisë.

LEXO EDHE:  Harrojeni rritjen e pensioneve, ja kush pengon

Eva Kallavaresi – CEO Drejtore Ekzekutive

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe Fashion Group Albania, i kushton një vëmëndje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e grupit Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve të ndryshme në nevojë në vend, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehet “uragani / Sërish më mijëra studentë në protestë

Publikuar

-

Nga

Studentët kanë paralajmëruar se do ti rikthehen protestave. Mësohet se në datën 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, ata do të mblidhen sërish për të protestuar kundër ligjit të arsimit të lartë.

“ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve

LEXO EDHE:  Viti i Ri/ Rama publikon shpërblimet për pensionistët dhe bebet

PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE