Connect with Us

Korrespondenti i “Times” zbulon detajet/ Ja si e festoi Ismail Qemali përvjetorin e parë të pavarësisë

Histori

Korrespondenti i “Times” zbulon detajet/ Ja si e festoi Ismail Qemali përvjetorin e parë të pavarësisë

Publikuar

-

“La France” ka botuar, të martën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me festimin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Korrespondenti i Times në Ballkan dërgon nga Vlora, më 28 nëntor, këtë shkresë mbi Shqipërinë :

“Përvjetori i parë i shpalljes së pavarësisë shqiptare u festua në të gjithë vendin me shumë gëzim.

Vlora është në festë. Qyteti piktoresk dhe i vjetër është gjallëruar me flamuj të kuq që shfaqin shqiponjën e zezë shqiptare, ndërsa kortezhet që mbajnë flamurin e Skënderbeut kalojnë nëpër rrugët e stolisura me shtyllat veneciane dhe festone.

Këtë mëngjes, Ismail Bej Qemali, Presidenti i Qeverisë së Përkohshme, priti anëtarët e kabinetit të tij, delegatët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, komandantët e anijeve austriake dhe italiane dhe shumë të njohur.

Gjatë pritjes, një demonstratë popullore u zhvillua para shtëpisë. Në mes të këngëve popullore dhe duartrokitjeve, Ismail Bej Qemali u shfaq në ballkonin e rrethuar nga anëtarët e qeverisë dhe gjallëroi turmën që iu përgjigj me entuziazëm.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Shembet me 36 kg tritol ndërtesa 5 katëshe

Shqipëria fatmirësisht e ka duruar vitin e parë të pavarësisë dhe vendi gjatë kësaj periudhe ka qenë më i qetë se sa në gjithë të kaluarën e tij. Madje dhe tërheqja e Esat Pashës nuk solli gjakderdhje. Mosmarrëveshjet e brendshme do të pushojnë, të paktën për një kohë, pas ardhjes së sovranit të ri, e cila pritet nga mesi i janarit.

Çdo rrezik copëtimi nga fqinjët ambiciozë do të zhduket nëse fuqitë vazhdojnë të kenë një interes aktiv për prosperitetin e shtetit të ri.”/Darsiani.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

Dëshmia e major Markut nga New Yorku/ Arratisja në ‘88-ën me vëllain nga maja e Korabit, si na “tradhtoi” UDB-ja

Publikuar

-

Nga

Publikohet historia e panjohur me dëshmitë e rralla të dy vëllezërve laçjanë, Skënder dhe Shpëtim Marku, të cilët në fundin e prillit të vitit 1988, bashkë me shokun e tyre, Agron Gjoka, morrën rrugën në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe pasi u ngjitën në majën e malit të Korabit të mbuluar nga bora dhë nën një furtunë të jashtëzakonëshme me rrebeshe shiu dhe bore, kaluan kufirin shtetëror në brezin e butë pa u diktuar nga rojet shqiptare të kufirit. Si u orientuan ata deri sa mbërritën në fshatin Restelicë të Dragashit, ku u dorzuan vetë në postën jugosllave të kufirit dhe si u trajtuan ata të tre nga organet e UDB-së në burgun e qytetit të Prizërenit, për çfarë i pyesnin aty dhe përse pas dënimit me një muaj burg për kalim të paligjshëm të kufirit, ata nuk i lejuan të shkonin në Beograd ku do aplikonin për azil politik pranë ambasadës së SHBA-së, por iu vunë hekurat dhe i nisën për në drejtim të pikës kufitare të Morinit…?!

Planet për t’u arratisur nga Shqipëria së bashku me vëllanë tim më të vogël, Shpëtimin, i kishim bërë rreth dy vite më përpara, por vendimin për të ikur e morëm aty nga muaji prill i vitit 1988. Në atë kohë, unë punoja në ofiçinën e Kombinatit Kimiko-Metalurgjik të Laçit, ndërsa vëllai, Shpëtimi, ishte ushtar në qytetin e Korçës dhe e kishin sjellë në Elbasan për të bërë një kurs për ndërlidhjen. Sipas bisedës që kishim bërë më parë me Shpëtimin, ai kërkoi leje dhe erdhi në qytetin e Laçit në mbrëmjen e 23 prillit, bashkë me shokun e tij të ngushtë, Agron Gjokën që banonte në periferi të qytetit tonë në lagjen, Sanxhak, i cili kishte një vëlla të arratisur në SHBA-së dhe një tjetër në burg. Po atë natë, ne të tre vendosëm që të niseshim në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe po të na pyeste njeri rrugës se ku po shkonim, do i thonim se kishim një njeriun tonë shumë të sëmurë në fshatrat e Dibrës, nga dhe ishte origjina jonë dhe ku ndodhej pothuaj i gjithë farefisi ynë. Nga familja jonë nuk kishte asnjeri dijeni për planin që ne kishim bërë për t’u arratisur, sepse ishim të sigurtë që nuk do të në lejonte njeri. Por disa biseda unë i kisha bërë me njërën nga motrat e mia, Zanën, së cilës nuk ia kisha thënë hapur planin që kishim bërë me Shpëtimin, por i kisha lënë të kuptohej se një ditë mund të ikja nga Shqipëria. Këtë gjë e kisha bërë me qëllim që ajo të ishte e përgatitur për gjithshka që mund të ndodhte me ne dhe të dinte se çfarë t’u thoshte familjes sonë.

Po atë natë që vendosëm planin e arratisjes, dolëm në rrugën nacionale në periferi të qytetit të Laçit dhe aty i nxorrëm dorën një makine të rastit nga ato “Skodat” që bënin rrugën e kromit për në minierat e Batrës dhe Bulqizës”. Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për Memorie.al, është 60-vjeçari Skënder Marku, ish-komandant i Burgut të Tiranës në vitin 1997 (Rep 313) me gradën e majorit, i cili rrëfen të gjithë aventurën e tij të rrezikëshme, se së bashku me vëllanë e tij më të vogël, Shpëtimin, u arratisën nga Shqipëri në 24 prillin e vitit 1988. Por që nuk mundën ta shijonin dot Botën e Lirë të Perëndimit që kishin ëndërruar prej vitesh, pasi një marrëveshje e fshehtë që kishte bërë Sigurimi Shqiptar me UDB-në jugosllave, i ktheu ata përsëri në Shqipëri, duke bërë që të përfundonin burgjeve të Spaçit, Qafës Barit dhe Burrelit?

Kush është Skënder Marku, cila është origjina dhe e kaluara e familjes së tij, e përse vendosi ai që të arratisej nga Shqipëria në prillin e vitit 1988? Si mundi ai me vëllanë Shpëtimin, që ta kalonin kufirin pa u kuptuar nga rojet që patrullonin klonin edhe në atë zonë të thellë e të largët të malit të Korabit? Çfarë ndodhi me familjen e vëllezërve Marku pasi u mësua lajmi për arratisjen e tyre dhe cilat ishin presionet që u bënte Sigurimi i Shtetit familjarëve të tyre? Për çfarë i pyesnin ata të tre organet e UDB-së për gjatë qëndrimit prej 33 ditësh në burgun e Prizërenit dhe përse autoritetet jugosllave nuk i mbajtën Skënderin me Shpëtimin për t’iu dhënë statusin e emigrantëve politikë dhe t’i lejonin më pas për t’u larguar drejt Perëndimit, ashtu siç lejuan shokun e tyre, Agronin?! Përse pas kthimit të tyre në pikën kufitare te Morinës u dha urdhëri për t’i ndaluar ata në të gjitha qëndrat e banuara nga Kukësi e deri në Tiranë, duke i demaskuar ata nëpër sheshet e atyre qyteteve në prani të mijra qytetarëve? Kush ishin dy hetuesit që i torturuan ata në Degën e Brendëshme të Krujës dhe çfarë kërkonin ata të dinin prej tyre?! Cili ishte qëndrimi që mbajtën dy vëllezërit Marku gjatë zhvillimit të gjyqit në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës të qytetit të Laçit dhe çfarë i tha Skënderi prokurorit ushtarak Elmaz Lala kur ai lexoi pretencën?

Lidhur me këto dhe gjithë historinë e aventurës së tyre të rrezikëshme që ndërmorën dy vëllezërit Marku në vitin 1988, ata na i rrëfejnë për herë të parë ekskluzivisht për Memorie.al, duke folur nga New Yorku ku janë me banim që nga viti 2003, vënd për të cilin ata rrezikuan jetën duke provuar burgjet e tmerrshëme të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Kush janë vëllezërit Marku?
Skënderi u lind në 3 mars të vitit 1960 në qytetin e Peshkopisë prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Pas disa vitesh qëndrimi në atë qytet, babai i tij Hakik Marku, i cili punonte si ndihmës mjek në spitalin e Peshkopisë, u transferua për në qytetin e ri dhe industrial të Laçit, ashtu si dhjetëra familje të tjera që u caktuan për të shkuar aty ku asokohe po ndërtohej Uzina e Superfosfatit. Skënderi është djali i dytë i familjes, nga gjashtë fëmijët e familjes Marku (tre vëllezër dhe tre motra, i madhi ështe Iliri, dhe i vogli, Shpëtimi, i cili ka lindur në qytetin e Laçit në vitin 1966).

Të tre vëllezërit e familjes Marku, u shkolluan në qytetin e Laçit dhe më pas filluan punë në ndërrmarjet industriale. Kështu, pas mbarimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vitin 1980-të, Skënder filloi punë në ofiçinën mekanike të Kombinatit Kimiko-Metalurgjik të Laçit, pasi më parë kishte përfunduar me rezultate të larta mësimet në degën Elektro-Mekanike të shkollës “Ismail Qemali” të atij qyteti. Edhe pse Skënderi ndoqi shkollën e mesme në këtë degë, pasioni i tij i veçantë ishte letërsia dhe pjesën më të madhe të kohës ai e kalonte mbi libra.

Familja e tyre kishte një bibliotekë të admirueshme, të pasuruar më së shumti nga i vëllai i madh, Iliri, prej të cilit Skënderi kishte mësuar shumë. Përveç librave, Skënderi, i cili kishte një fizik shtatëlart e trup sportisti, ishte i dhënë edhe pas sporteve të ndryshme e lojërave me top dhe si pjesa më e madhe e djemve të atij qyteti, me rrethin e tij shoqëror, gjente kohë për t’u marrë me futboll, basketboll e veglat gjimnastikore. Po kështu dhe Shpëtimi, ngjasonte shumë me vëllanë e tij, Skënderin, por ndryshe nga ai, Shpëtimi në atë kohë ishte inkuadruar si sportist në ekipin e mundjes së Laçit, (që përfaqësonte “Kastriotin” e Krujës) dhe nën drejtimin e dy trainerëve të pasionuar, Rrok Luca dhe Gim Teodori, kishte dalë disa herë kampion kombëtar.

Në ato vite familja e Hakik Markut (babait të Skënderit), i cili punonte si ndihmës-mjek pranë nje reparti ushtarak, gëzonte një respekt të veçantë në të gjithë qytetin e Laçit dhe të gjithë fëmijët e tij njiheshin si “model” në punë, shkollë, sport, shoqëri dhe kudo. Edhe Skënderi nuk bënte asnjë prejashtim nga vëllezërit e motrat e tij dhe ai njihej si një djalë punëtor, inteligjent dhe që shikonte punën e tij. Ky ishte opinioni që gëzonte Skënder Marku gjatë gjithë kohës që jetoi në qytetin e Laçit, deri ditën që u mësua lajmi se ai së bashku me të vëllanë më të vogël, Shpëtimin, ishin arratisur nga Shqipëria dhe kishin dalë në Jugosllavi.

Plani i arratisjes
Ndonëse familja Marku nuk kishte probleme me regjimin komunist të asaj kohe dhe jetonte në kushte ekonomike të mira, vetë Skënderi nuk pajtohej me shuma aspekte të asaj jete, që kishin të bënin sidomos me planin politik. Por ndonëse ai kishte rezerva të mëdha ndaj atij sistemi dhe kërkesa të shumta ndaj vetes, qëndronte shumë i mbyllur dhe nuk bisedonte me njeri duke u treguar mjaft i matur në bisedat që bënte me rrethin e tij shoqëror. Duke qenë se pakënaqësitë e tij ndaj regjimit po vinin duke u akumuluara gjithnjë e më shumë, Skënderi vendosi që të arratisej nga Shqipëria, duke bërë dhe planet konkrete.

Lidhur me këtë, ai dëshmon: “Planet për t’u arratisur nga Shqipëria së bashku me vëllanë tim më të vogël, Shpëtimin, i kishim bërë afro dy vite më përpara, por vendimin për të ikur e morëm aty nga muaji prill i vitit 1988. Në atë kohë, unë punoja në ofiçinën e Kombinatit Kimiko-Metalurgjik të Laçit, ku punonte dhe vëllai i madh. Iliri, ndërsa vëllai tjetër më i vogël, Shpëtimi në atë kohë ishte ushtar në qytetin e Korçës. Një nga arsyet që ne vendosëm për t’u arratisur në atë kohë, ishte dhe gjendja tepër e rënduar si në planin ekonomik ashtu dhe në atë politik, që po kalonte Shqipëria në ato vite. Po kështu dhe jeta e zymtë e ambienti mjaft mbytës dhe pa ndonjë shpresë në të cilën ndodheshim, nuk na lejonte t’i shihnim vetes asnjë perspektivë për të ardhmen tonë. Nisuar nga ajo situatë mjaft e komplikuar dhe ambienti tejet i rënduar në të cilën ndodheshim, aty nga fillimi i muajt prill të vitit 1988, unë bisedova me vëllanë e vogël, Shpëtimin, duke rënë në një mëndje se nuk mund të prisnim më për të realizuar planin e arratisjes që kishim menduar prej afro dy vitesh”, kujton Skënder Marku atë kohë të largët, kur së bashku me vëllanë e tij, Shpëtimin vendosën të arratiseshin nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Kapen me kanabis në makinë/ Në pranga tre persona

LEXO EDHE:  Kapen me kanabis në makinë/ Në pranga tre persona

Arratisja nga mali i Korabit
Si mundën të arratiseshin Skënderi me Shpëtimin nga Shqipëria dhe si e kaluan ata kufirin e rrethuar me tela me gjëmba, nga rojet kufitare që patrullonin asokohe të gjithë territorin Shqiptar? Lidhur me këtë, Skënder Marku kujton: “Pasi kishim biseduar me Shpëtimin të gjitha hollësitë e planit tonë të arratisjes, në mbrëmjen e 23 prillit të vitit 1988, ai iku nga reparti ushtarak i Elbasanit ku kryente një kurs ndërlidhje dhe erdhi në qytetin e Laçit ku banonim ne asokohe, bashkë me një shokun e tij, Agron Gjokën, i cili kishte një vëlla të arratisur në SHBA dhe një tjetër në burg.

Po atë natë, pasi ne vendosëm që të niseshim në drejtim të qytetit të Peshkopisë, Shpëtimi shkoi në shtëpi dhe që të mos bëheshin merak prindërit, vëllai tjetër, Iliri dhe motrat, u tha atyre se së bashku me mua, atë natë do të shkonim për darkë tek motra jonë e martuar, Zana. Ne kishim bërë në plan se gjatë udhëtimit për në qytetin e Peshkopisë, po të na pyeste njeri rrugës se ku po shkonim, do ti thonim se kishim një kushëririn tonë shumë sëmurë në fshatrat e Dibrës. Për këtë, nuk do të dyshonte njeri, pasi andej ishte origjina jonë dhe ndodhej pothuaj i gjithë fisi ynë.

Nga familja jonë në Laç, nuk kishte asnjeri dijeni për planin që kishim bërë për t’u arratisur nga Shqipëria, sepse ishim të sigurtë që nuk do të në lejonte njeri, pasi dihej fare mirë se çfarë konsekuencash i prisnin familjet e atyre që arratiseshin në atë kohë. Por disa biseda unë i kisha bërë me njërën nga motrat e mia, Zanën, së cilës nuk ia kisha thënë hapur planin që kishim bërë me Shpëtimin, por i kisha lënë të kuptohej se një ditë mund të ikja nga Shqipëria. Për planin e arratisjes, nuk kishin dijeni as dy tre nga shokët e mi më të ngushtë, si: Paulin Gjini, Ndue Toma dhe Flamur Domi, të cilët ishin njerëz besnik e prej tyre nuk dilte fjala kurrë. Ata i kishim si vëllezër por dhe pse ishim të bindur se një ditë kur të mësohej arratisja jonë nga Shqipëria ata do ndjeheshin të ofenduar pse ua kishim mbajtur të fshehtë, ne vendosëm që mos t’ua tregonim, pasi nuk donim t’i implikonim në asnjë mënyre nga rrethana të ndryshme dhe të papritura që mund të na krijoheshin nga aventura që kishim vendosur të ndërmerrnim. Jo vetëm kaq, por unë nuk do isha dakort as me përfshirjen me ne të Agron Gjokës, por nuk kisha çfarë bëja se Shpëtimi ma bëri fakt të kryer duke ma thënë atë pak minuta para nisjes sonë dhe nuk mund të mos pranoja”, kujton Skënderi lidhur me planin e arratisjes të cilin e kishin mbajtur me një sekret të madh duke mos ia treguar asnjeriu!

Dëshmia e Shpëtimit: Përse e morëm me vete shokun tim, Agron Gjoka?
Po përse Shpëtimi e theu “kodin e heshtjes” që dy vëllezërit i kishin besuar vetëm njëri tjetrit? Lidhur me këtë, Shpëtimi tregon: “Agron Gjokën i cili ishte dy tre vjet më i vogël se unë, e njoha së pari te palestra e mundjes ku ne bënim stërvitjen te shkolla e Sanxhakut (nën drejtimin e dy trainerëve, Rrok Luca dhe Gim Teodori), pasi ai vinte shpesh aty dhe na shikonte me admirim, siç shikoheshin rëndom në atë kohë sportistët, edhe pse ne ishim një ekip modest i një qyteti të vogël.

Që nga ajo kohë unë gjithnjë e më shumë filloja ta mbaja afër Agronin dhe hera herës bënim edhe ndonjë bisedë “me spec” pa pasur asnjë frikë, pasi përveç anës dhe rrethanave familjare në të cilën ndodhej ai, me një vëlla (Gazmir Gjoka) të arratisur në SHBA diku nga viti 1983 dhe një tjetër në burg, Goni ishte djal trim dhe me karakter që e kishte të shkruar në ballë që s’të vinte kurrë e keqja prej tij dhe ai nuk të linte në balë. Po kështu Goni kishte shumë besim te unë dhe nisur nga të gjitha këto, vendosa ta merrnim me vete, se në të kundërt, pra po mos t’i tregonim, më dukej se ndaj tij po bëja një tradhëti të madhe që në shpirtin e tij nuk do të ma falte kurrë për miqësinë që kishim”, kujton Shpëtim Marku lidhur me arsyet që e shtynë për ta marrë edhe shokun e tij të ngushtë në aventurën që ata po ndërrmerrnin, duke shtuar se: “Isha i bindur se për vetë rrethanat familjare që kishte Goni si dhe pakënaqësia e tij e jashtëzakonshme ndaj atij regjimi ku jetonim, arrestimi dhe burgu për të do të ishte vetëm çështje ditësh”.

Po si vepruan më pas dy vëllezërit Marku dhe si e vunë në zbatim planin e tyre? Lidhur me këtë, Skënderi kujton: “Pasi e ndamë mëndjen për t’u nisur, unë me Shpëtimin dhe Agronin dolëm në rrugën nacionale në periferi të qytetit të Laçit, diku poshtë “Klubit të Madh” dhe aty i nxorrëm dorën një makine të rastit nga ato automjetet “Skoda” që bënin rrugën e kromit për në minierat e Batrës dhe Bulqizës. Shoferi i saj banonte diku në fshatrat e Krujës dhe makina ishte e Parkut të Mallrave të Laçit. Gjatë gjithë rrugës me të biseduam normalisht siç ndodhte rëndom në bisedat që bënin shoferët me pasagjerët e tyre në rrugët e largëta.

Nga qyteti i vogël i Bulqizës ku ne zbritëm në orët e vona të natës, me anë të një makine tjetër, u nisëm për në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe pasi e kaluam atë, zbritëm diku në afërsi të fshatit Kastriot. Shoferit të automjetit “Skoda” me targa të Dibrës, ne i thamë se do të shkonim tek disa njerëzit tanë, që banonin në ato fshatra dhe ai as që dyshoi fare tek ne. Pasi zbritëm aty, u nisëm menjëherë nga ana lindore e rrugës nacionale duke u ngjitur maleve për në drejtim të Kalasë së Dodës, rrëzë Malit të Korabit, pasi në atë zonë kufiri ishte më pak i ruajtur.

Ne shkuam në atë vënd pasi në një farë mënyre e njihja disi, se në ato fshatra, ishin të martuara hallat tona, dhe vite përpara kur ishim të vegjël, unë vija këtu te kushërinjtë tanë. Po kështu përveç kësaj, për këtë ne kishim marrë më parë të dhëna nga persona që kishin kryer shërbimin ushtarak në ato zona kufitare dhe e dinim mjaft mirë se nga duhet të kalonim për të mos rënë në sy nga banorët e atyre anëve. Pra, kishim krijuar bindjen se aty ishtë vëndi më i vështirë për të kaluar kufirin për shkak të terrenit të thyer dhe motit të ftohtë me ngrica e acar, por gjithashtu ishte dhe vëndi nga ku rreziku për t’u kapur nga rojet e kufirit ishte më i vogël se në çdo vënd tjetër. Kështu, të gjithë rrugën për nga do të kalonim, ne e kishin planifikuar që më parë, dhe po të na dilte njeri para e të na pyesnin, do u thonim se po shkonim nëpër kushërinjtë tanë që i kishin shtëpitë në atë zonë të thellë malore.

Ndonëse ishte muaji prill, në lartësitë e malit të Korabit kishte akoma dëborë dhe bënte shumë ftohtë, gjë të cilën ne e ndjenim shumë nga që për të mos rënë në sy, nuk ishim veshur me rroba të trasha. Pasi ecëm për katër pesë orë në rrugë pa rrugë dhe nëpër një të ftohtë të madh, pak kohë para se të zbardhte dita, në mëngjezin e 24 prillit, ne u gjetëm në afërsi të zonës kufitare në majën e malit të Korabit dhe për të shkuar aty na u desh të kalonim sipër Kalasë së Dodës.

Ajo zonë, vënde-vënde nuk ishte e rrethuar me klonin me tela me gjëmba por vetëm me brezin e butë siç quhej në atë kohë, pasi terreni ishte shumë i thyer dhe aty ishte e vështirë për të kaluar qoftë dhe kafshët e egra, e jo më njerëzit”, kujton Skënderi, lidhur me planin dhe rrugën që përshkoi së bashku me vëllanë e tij, Shpëtimin dhe Agronin, deri sa dolën në zonën kufitare afër klonit në majë të malit të Korabit nga ku prisnin të kalonin kufirin shtetëror për t’u arratisur nga Shqipëria.

Por lidhur me këtë, vëllai tjetër, Shpëtimi shton: “Ato katër pesë orë rrugë deri sa u ngjitëm në majë të malit të Korabit, kanë qenë një tmerr i vërtetë që nuk do t’i harroj kurrë, pasi furtuna e madhe me breshër e borë, na e bënte të pamundur vazhdimin e rrugës…?! Dhe disa herë e çova nëpër mënd edhe ndërprerjen e asaj aventure, por as guxoja t’ua thoja Skënderit dhe Agronit që ecnin më shpejt se unë edhe pse isha shumë më i përgatitur fizikisht për shkak të sportit të mundjes.

Nuk e di ça force më shtyri në ato momente që të mos e çoja më nëpërmënd, pra kthimin prapa, dhe pak para se të gdhinte data 24 prill, ne ndodheshim në majë të malit të Korabit, ku jo vetëm nuk kishte këmbë ushtari të kufirit, pasi deri në atë periudhë ata rrinin te postat verore, por në atë majë nuk kishte asnjë lloj gjallese tjetër përveç nesh. Nga lodhja e madhe vendosëm të pushojmë duke u future në një qëndër zjarri malore dhe gjëja e parë që bëra sapo ndezëm një zjarr të vogël aty, ishte djegia e pashaportës dhe e librezës ushtarake, të cilat i kisha me vete në çantën ushtarake të shpinës bashkë dhe me disa pako biskota që i kishim marrë për të thyer urinë…”, kujton Shpëtim lidhur me udhëtimin e tyre në drejtim të majës së malit të Korabit, atë mesnatë duke u gdhirë 24 prilli vitit 1988…/Memorie.al/

LEXO TE PLOTE

Histori

I panjohuri që mashtroi për 8 muaj Sigurimin e Shtetit

Publikuar

-

Nga

Në vitin 1960, Sigurimi i Shtetit ishte afirmuar në qëllimin e vet. Ai kishte pasur sukses të mënjanonte të gjitha përpjekjet nga jashtë për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës dhe, nga ana tjetër, të vendoste nën kontroll absolut popullin e thjeshtë.

Por pikërisht në kohën kur kjo polici sekrete i kishte futur frikën në palcë një populli të tërë, kur askush nuk guxonte të mendonte se mund ti bënte bisht tutelës që ajo kishte vendosur, një i panjohur, duke u hequr si oficer me gradën major, arriti të depërtojë, me një lehtësi të admirueshme, deri në zemër të këtij shërbimi sekret.

Historia thotë se për 8 muaj me radhë ai u trajtua nga kolegët si oficer dhe si major i Sigurimit të Shtetit në Shkodër, dhe sidomos në Durrës, duke përfituar edhe gjithë atributet e konfortin që ofronte ky post i lartë.

Posedoi armë dhe uniformë me grada majori, mori pjesë dhe dha mendime për arrestime të ndryshme, u akomodua dhe ushqye pa paguar asnjë qindarkë në hotelet dhe restorantet më të mira, madje falë postit të ri të punës, realizoi në kohë rekord edhe një fejesë me vajzën që i pëlqente.

Pas zbulimit, ngjarja do të shokonte strukturat më të larta të Sigurimit të Shtetit. Ajo ishte aq e paimagjinueshme saqë nuk arrinin ta besonin as ata që më pas do të hetoheshin dhe gjykoheshin si viktimat e saj.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i biznesmenit/ Zbardhen detajet e reja

LEXO EDHE:  Dhunohet për shkak të detyrës mjeku në Vlorë

Policia Politike e Partisë së Komunistëve shqiptarë, syri i mprehtë i saj, ishin vënë në lojë nga një personazh krejt i pakualifikuar. Përsosmëria e organit më të rëndësishëm të sigurisë së diktaturës komuniste ishte vënë në pikëpyetje.

Por kush ishte personazhi që për 8 muaj me radhë, nën një identitet të sajuar, i dha vetes mundësinë të kalonte një pjesëz të jetës ashtu siç mbase e kishte parë vetëm nëpër filma, apo vetëm në ëndërr? Në çfarë rrethanash ja kishte mundësuar vetes këtë aventurë?

LEXO TE PLOTE

Histori

“Dy policët e Spaçit na torturuan barbarisht mua dhe shokun e burgut”/ Letra nga Chicago e të arratisurit

Publikuar

-

Nga

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Kaso Hoxhës me origjinë nga fshati Markat i Sarandës ku dhe kaloi fëmijërinë e tij, i cili u arrestua nga Sigurimi i Shtetit në vitin 1974 për shkak se i gjetën në shtëpi disa poezi me përmbajtje armiqësore kundër regjimit komunist dhe u dënua me 10 vite burg, që i vuajti të gjitha në kampin famëkeq të Spaçit, dhe pasi doli në vitin 1985-së, mundi të arratisej në Greqi ku dhe fitoi azilin politik për në SHBA, ku jeton dhe aktualisht në shtetin e Chicago.

Ç’farë thuhet në letër-këmbimin e Kaso Hoxhës me zonjën Melanie Anderson, sekretare e Amnesty International për degën e Londrës, në korrespodencën e tyre të gjatë në vitin 1985-së, ku ajo organizatë i kërkonte të dhëna lidhur me të burgosurit e Spaçit dhe në mënyrë të veçantë për Dilaver Hasën me origjinë nga fshatrat e Peshkopisë, i cili ishte arratisur nga Shqipëria dhe pasi kishte qëndruar për disa kohë si azilant politik në Stockholm, kishte pranuar të kthehej në Shqipëri, ku dhe u arrestua e u dënua me 20 vite burg.

Si e përshkruan Kaso Hoxha në ditarin e tij që kishte mundur ta nxirrte nga burgu në fshehtësi të plotë dhe ia dërgoi Amnesty International, historinë e dhimbëshme të bashkëvuajtësit të tij, Dilaver Hasa, që vetë Dilaveri ia tregoi kur ata të dy vuanin dënimin në qelinë nr. 4 të Spaçit, ku i kishin futur për dënim pasi i kishin torturuar dy policët…?!

Letra e amigrantit politik, Kaso Hoxha, në 1985-ën nga Chicago për Melanie Anderson, sekretare e Amnesty International për degën e Londrës

Letër drejtuar Amnesty International

Sekretares zonjës Melanie Anderson

Për jetën e Dilaver Hasës, me origjinë Dibran

Dilaver Hasa, shoku i Qelisë nr. 4

Ka diçka jo të zakontë se si u njoha me këtë njeri në errësirat e përjetëshme të galerive në Minierën e Bakrit Spaç. Kishte kohë që kishte ardhur në Burgun 303 në Spaç, punonte në zonën e III-të, në këtë zonë që punoja dhe unë, por që isha tjetër turn. Sepse këtu punohej me tre turne pa pushim, duke i ndërruar turnet çdo javë, turni i parë kthehej i III-të, i II-ti kthehej i I-rë dhe i III-ti kthehej i II-të. Unë isha turni i parë kur u njoha me Dilaverin dhe Dilaveri ishte turni i III-të. Ai e linte punën në orën 6 e 30 të mëngjezit dhe unë në këtë orë kthehesha në galeri për të filluar.

Ishte ditë maji e vitit 1979, pranvera kishte kohë që kishte ardhur mbi tokë, por ne ishim të dënuar, as të mos shihnim gjelbërimin, as të mos ngroheshim në rrezet e diellit dhe as të mos thithnim ajrin e pastër të atmosferës, se ishim të dënuar të gjithë me vdekje, tortura e urisë dhe puna e rëndë na e merrnin shpirtin pak dhe nga pak.

Ne që ishim turni i parë po hynim në galeri, kurse turni i tretë që sapo kishte mbaruar punë, priste në rresht që polici t’i fuste në kamp. Me sa dukej nga të bërtiturat e të sharat e polic Ndue Dedës, një i burgosur akoma nuk e kishte mbaruar normën që i ishte caktuar.

Po ecja në errësirën e zezë të galerisë për të vajtur në vëndin e punës që ishte 2000 metra thellë, kur në një kryqëzim më del përpara Dilaveri. Këtij i ishte rrëzuar vagoni nga pjatina ku do të kthehej. Mundohej që ta kthente me një levë, por ishte e kotë se ai peshonte 1 ton. I lodhur i raskapitur nga puna dhe pagjumësia, nga uria dhe nga torturat, ai shante dhe mallkonte veten e tij. Fytyra e tij ishte e nxirë nga pluhuri i zi i bakrit, djersët i kullonin rrëke nga fytyra, sepse vete miniera me temperaturën e saj të lartë shkakton djersë, pa punuar, e jo më të punosh në kushte kaq të rënda të kësaj miniere primitive.

Kur e pashë në atë gjëndje aq të lodhur dhe të mjeruar këtë njeri, që ishte i panjohur për mua, më erdhi keq dhe e ndihmova të ngrinte vagonin që ta vendoste mbi shina. Ai më falenderoi, më pyeti se kush isha sepse si fytyrë më njihte, më shihte çdo ditë kur shkëmbeheshim në rrugë, por nuk na ishte dhënë rasti që të bisedonim e të njiheshim më nga afër. Që nga kjo kohë kishin kaluar më tepër se 6 muaj kur unë me Dilaverin pata mundësinë të njihem.

Ishte dhjetori i vitit 1979, data shtatë. Unë isha turni i dytë, po e merrja punën në orën 2 e 30 pasdite, kurse Dilaveri ishte i pari dhe po e linte punën. Që nga ajo ditë që u njohëm brenda në galeri, përshëndesnim njeri tjetrin, por sot Dilaveri nuk pati dot mundësi të më përshendeste, sepse polici Ndue Doda i kishte lidhur duart me tel dhe ja kishte përdredhur aq shumë sa teli ishte futur në mish, duart ishin enjtur dhe nxirë sepse ishte bllokuar qarkullimi i gjakut.

LEXO EDHE:  Aksident me nje viktime

LEXO EDHE:  Dhunohet për shkak të detyrës mjeku në Vlorë

Binte një llohë bore dhe dukej se koha do të përkeqësohej. Të burgosurit që lanë punën prisnin në rresht që polici t’ju jepte urdhër që të futeshin në kamp. Ata ishin të lodhur, të uritur, në sytë e tyre ishin formuar rrathë të zinj, rrobat e tyre të lagura gjithë baltë, po qulleshin më tepër nga shiu i ftohtë që vazhdonte të binte.

E pashë Dilaverin tek po e torturonte polici. Ai mezi po e duronte dhimbjen duke shtërnguar nofullat e po vështronte me urrjejtje policin, atë egërsirë të pashpirt. Fatin e Dilaver Hasës e patën gjithë ata emigrantë shqiptarë që u kthyen në Shqipëri. Qeveria e Enver Hoxhës i mashtroi duke u premtuar se do t’i linte të lirë, por që këta njerëz sa shkelën në tokën shqiptare, u arrestuan, u morrën pasurinë dhe lekët duke ua konfiskuar dhe i dënoi me burgime të rënda që shkon deri 25 vjet. I tillë ishte fati i Zenel Spahiut me gjithë vëlla që u kthyen nga Franca, i Kipe Avdiut që u kthye nga Amerika, i Sabri Kodrës që u kthye nga Gjermania, e shumë të tjerë.

Këtë ditë pata edhe unë fatin e Dilaverit. Unë nuk pranova të punoja në një galeri të pa siguruar ku të kërcënohej jeta. Polici i turnit tim, Mark Marku më çoi në zyrën e tij, më lidhi me tela duar dhe këmbë, duke më mbërthyer pas shtyllës trupin (vënd torturash). Mbeta për orë të tëra i lidhur duke duruar dhimbjen e hekurave, shiun dhe të ftohtin, edhe gjuha më ishte lagur, trupi më ishte ngrirë i gjithi, shihja ëndrra sikur të isha narkoman. S’mbaj mënd se sa orë e durova këtë torturë mizore, por kur u përmënda, e pashë veten në biruca të izolimit, pranë më rrinte Dilaveri që u bënte masazh muskujve të mi që më kishin ngrirë..

Po ti, i them, çdo këtu?

Jam i dënuar edhe unë me izolim, sepse dje nuk kisha realizuar normën që më kishin caktuar, ma ktheu.
Dilaveri ishte rreth 45 vjeç kur akoma nuk ishte dobësuar, fytyra e tij dukej akoma më e freskët e shëndetëshme, shprehje shumë e mirë se si kishte jetuar në Suedi.

Në këtë birucë 1 metër e 40 cm. e gjër dhe 2 m. e gjatë, u dergja një muaj me Dilaverin.

Ja se çfarë me rrëfeu Dilaveri gjatë këtyre ditëve që torturoheshim bashkë në këtë birucë të betontë dhe të errët:

Kaso, unë kam qenë në parajs dhe me dashjen time dola andej duke hapur me duart e mija portën e ferrit, unë isha në qiell dhe tani rashë në fund të errësirës.
Dy lotë ju shkëputën nga sytë, u rrokullisën mbi faqe duke lënë një vijë të lagur mbi faqe.

Mos u mërzit Dilaver, kurajo, nuk je vetëm, u mundova ta ngushëlloj.
S’ke ç’të bësh, jeta është alternativë vuajtjesh ose fitoresh, rrota e fatit vërtitet si t’i teket, por ti mos ji pesimist, vazhdova unë!

Ah, jo Kaso, tani për mua morri fund gjithçka, pshehrëtiu Dilaveri.
“Isha 22 vjeç kur u arratisa nga Shqipëria dhe dola në Greqi. Isha nxënës i Fiskulturës, më pëlqente sporti, kur dola në Greqi isha plot shëndet. Kërkova të emigrohesha në Suedi dhe brenda tre muajve shkova në Suedi, (Stockholm), vazhdova një shkollë për Elektronik dhe më pas zura punë në një uzinë ku prodhohehsin aparate telefoni. U martova me një suedeze, isha i lumtur, por fëmijë nuk pata me këtë grua. Jetoja në një vilë në periferi të Stockholm. Herë mbas here shkoja turist në Greqi, Portugali, Spanjë, e gjetkë. Po papritur më vdiq gruaja dhe vetëm po mërzitesha sa s’thuhet. Shkova në ambasadën shqiptare në Stockholm dhe u kërkova që të më garantonin të kthehem në Shqipëri. Ata më premtuan duke më siguruar se do më lejnë të lirë. Erdha në Shqipëri duke marrë me vetë një pjesë të pasurisë sime të tundëshme me lëkët që arrijnë një vlerë me lekët shqiptare, rreth 30 miljon. Por këta hajdutë më rropën për së gjalli, duke më marrë edhe orën që kisha në dorë dhe rrobat e trupit. Tani unë jam këtu me ty i dashur Kaso, duke rënë me dashjen time, duke qenë i vetëdijshëm, që bëra vetëvrasje.
Ky ishte rrëfimi i Dilaverit në vija të përgjithëshme, por unë kuptova se në personin e Dilaverit fshihej një enigmë e madhe për jetën e tij dhe të familjes tij”.

Dilaveri u dënua me gjyq me dyer të mbyllura me 20 vjet burgim./Memorie.al

LEXO TE PLOTE