Connect with Us

“Kësaj i thonë të dënohesh pa ligj”/ Ish Prokurori hedh dyshime mbi procesin e vettingut

Kronika

“Kësaj i thonë të dënohesh pa ligj”/ Ish Prokurori hedh dyshime mbi procesin e vettingut

Publikuar

-

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Theodhori Sollaku, ka hedhur akuza ndaj procesit të vettingut ndërsa ka theksuar se 70% e atyre që kanë ngelur, kanë ngelur kot.

“Ka një gjë që e ka cuar në kolaps sistemin e drejtësisë. Ka një situatë presioni dhe trysnie ndaj punonjësve.

Punonjësit  e vettingut nuk po zbatojnë atë që parashikon ligji. Kanë ngelur vetëm për mungesë dokumentacioni dhe taksash.

Nëse ti 20 vite më parë ke blerë një pronë, s’mund ti kërkosh sot ku e ke taksën. Ne e dimë fare mirë si ka funksionuar shteti dhe ligji para 30 vitesh.

Shumica e gjytarëve janë larguar për situata të kësaj natyre. 70%  e atyre që kanë ngelur në vetting, kanë ngelur kot.

LEXO EDHE:  "U largua nga Prokuroria për korrupsion dhe u bë deputet"/ Me kë e ka Ylli Manjani

Këtu e 30 vjet më parë ëshë e vështirë ti kërkosh gjyqtarëve pse nuk ke dokumentacion.

Edhe shteti kur kalojnë 10 vjet nuk mban më dokumentacion. Kësaj i thonë të dënohesh pa ligj”, theksoi më tej Sollaku në emisonin “Kjo Javë” në News 24./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të burgosur të rrezikshëm lanë qelitë/ ILD “ultimatum” gjykatave

Publikuar

-

Nga

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani përmes një shkrese që mban datën 11 shkurt 2020, iu kërkon gjykatave e prokurorive, t’i vënë në dispozicion gjithë dosjet gjyqësore që kanë të bëjnë me lirimet me kusht, të firmosura përgjatë 3 viteve të fundit.

Referuar shkresës së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, iu lë afat 2 javë institucioneve që t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.-raporton BW.

“Në kuadër të inspektimit të nisur kërkojmë nga ana juaj, që brenda dy javësh nga marrja e njoftimit, të dërgohet pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dokumentacioni me të dhënat e mëposhtme:

Dokumentacionin që pasqyron procedurën e caktimit të prokurorit, për secilën kërkesë lirimi me klusht.

LEXO EDHE:  U përball me Vettingun/ KPK i “pret kokën” gjyqtares së GJKKO

LEXO EDHE:  Ambasadori i BE për MV: Vettingu në gjyqësor i panevojshëm, mbetet opsioni i fundit

Qëndrimi i mbajtur në seancë nga organi i akuzës si dhe ankimet e ushtruara nga zyrat e prokurorive, ndaj vendimeve, të cilat gjykatat e shkallës së parë dhe Apelit kanë disponuar mbi kërkesat e paraqitur nga ana e të dEnuarve.

Urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të lirimit me kusht të dënuarit si dhe dokumentacioni i plotë që shoqëron urdhrin përkatës të nxjerrë nga prokurori”. – thuhet në shkresë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasja me armë në Korçë/ Policia jep detaje nga ngjarja

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës ka dhënë informacion paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme.

Sipas policisë, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasje me armë në Korçë/ Shoqërohen disa persona

Publikuar

-

Nga

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur medsitën e sotme në lagjen numër 17, të qytetit të Korçës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi është qëlluar në ajër.

Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat një nga palët e përfshira në konflikt.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE