Connect with Us

KED “sfidon” Metën/ Botohet në fletoren zyrtare lista përfundimtare e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Kronika

KED “sfidon” Metën/ Botohet në fletoren zyrtare lista përfundimtare e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Është botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare e rënditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në listën e publikuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka shpallur të parën këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, me 89.642 pikë.

Kujtojmë që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vetëm dy ditë më parë, refuzoi të ndërmarrë këtë hap dhe për këtë i dërgoi dhe një letër sqaruese Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Meta nxjerr Nikollën/ Merr në mbrojtje sulmuesit e Rudina Hajdarit

Por duket se KED ka zgjedhur të mos marrë në konsideratë letrën e kreut të shtetit duke botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare të rënditjes së kandidatëve për gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese.

Lista përfundimtare:

1.Arta Vorpsi 89.642 pikë

2.Fiona Papajorgji 88.785 pikë

3.Elsa Toska 85.428 pikë

4.Marsida Xhaferllari 82.000 pikë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të burgosur të rrezikshëm lanë qelitë/ ILD “ultimatum” gjykatave

Publikuar

-

Nga

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani përmes një shkrese që mban datën 11 shkurt 2020, iu kërkon gjykatave e prokurorive, t’i vënë në dispozicion gjithë dosjet gjyqësore që kanë të bëjnë me lirimet me kusht, të firmosura përgjatë 3 viteve të fundit.

Referuar shkresës së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, iu lë afat 2 javë institucioneve që t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.-raporton BW.

“Në kuadër të inspektimit të nisur kërkojmë nga ana juaj, që brenda dy javësh nga marrja e njoftimit, të dërgohet pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dokumentacioni me të dhënat e mëposhtme:

Dokumentacionin që pasqyron procedurën e caktimit të prokurorit, për secilën kërkesë lirimi me klusht.

LEXO EDHE:  Meta nxjerr Nikollën/ Merr në mbrojtje sulmuesit e Rudina Hajdarit

LEXO EDHE:  Kandidatët qesharakë të Rilindjes për KQZ/ Gafa dhe skandale në prezantim

Qëndrimi i mbajtur në seancë nga organi i akuzës si dhe ankimet e ushtruara nga zyrat e prokurorive, ndaj vendimeve, të cilat gjykatat e shkallës së parë dhe Apelit kanë disponuar mbi kërkesat e paraqitur nga ana e të dEnuarve.

Urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të lirimit me kusht të dënuarit si dhe dokumentacioni i plotë që shoqëron urdhrin përkatës të nxjerrë nga prokurori”. – thuhet në shkresë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasja me armë në Korçë/ Policia jep detaje nga ngjarja

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës ka dhënë informacion paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme.

Sipas policisë, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasje me armë në Korçë/ Shoqërohen disa persona

Publikuar

-

Nga

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur medsitën e sotme në lagjen numër 17, të qytetit të Korçës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi është qëlluar në ajër.

Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat një nga palët e përfshira në konflikt.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE