Connect with Us

“Kë do besojmë, ligjin apo banditët?”/ Balliu thirrje punonjësve të IKMT: Braktisni detyrën

Politikë

“Kë do besojmë, ligjin apo banditët?”/ Balliu thirrje punonjësve të IKMT: Braktisni detyrën

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalimin e përnatshëm në protestën e Unazës së Re, ndërsa bën thirrje për reflektim ka ngritur disa pyetje për të kuptuar se kush duhet besuar në gjithë këtë histori.

Ish deputeti e ka cilësuar Ramën si “hajdut që kërkon t’iu vjedh shtëpinë qytetarëve për të ndërtuar kulla.”

Ndërkaq, nuk ka munguar edhe një thirrje drejtuar edhe punonjësve të IKMT-së. “Braktisni detyrën pasi nuk javlen të lësh banorët dhe fëmijët e tyre rrugës për 300 mijë lekë”, shprehet ndër të tjera Balliu.

“Kë do besojmë ligjin, Kushtetutën apo banditët në pushtet që nuk kanë të ngopur? Kë do të besojmë Salillarin apo kompanitë e Taulant Ballës që mashtrojnë dhe grabisin miliona?

Kë do besojmë OKB-në apo këtë qeveri?

Ne do të besojmë OKB-në që e thotë qartësisht në ligjin e të drejtave të njeriut se nuk mund t’i nxjerrësh qytetarët nga shtëpitë e tyre.

LEXO EDHE:  "Pjellë e LSI së korrupsionit"/ Petrit Vasili bie në gropën që hapi vetë

OKB-ja e thotë qartë që duhet dialog, por Edi Rama kërkon dhunë kërkon përplasje, duke dërguar punonjësit e IKMT-së.

Sot iu them qartë këtyre punonjësve të IKMT-së: Harrojeni detyrën që keni dhe të mbroni qytetarin sepse nuk javlenë barra qeranë. Më besoni, nuk javlen barra qeranë që për 300 mijë lekë të lësh këta familjarë pa shtëpi, dhe fëmijët e këtyre banorëve në mes të 4 rrugëve.

Unë iu bëj thirrje të gjithëve: Çfarë do të bëni nëse hajduti iu vjedh shtëpinë? Çdo të bëni nëse ai ju nxjerr ju dhe fëmijëve tuaj nga shtëpia?

Sepse këtu nuk ka asgjë tjetër sesa një hajdut që është Edi Rama i cili kërkon të vjedh shtëpinë e këtyre qytetarëve për të ndërtuar kulla”, ka deklaruar ish deputeti Balliu./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gara për Kryeprokuror/ Olsian Çela shpalos platformën e tij para KLP-së

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë prej orës 09:30 vijon intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Ndërkohë që paraditen e sotme janë intervistuar dy kandidatet Arta Marku dhe Fatjona Memçaj, tashmë para KLP-së po shpalos platformën e tij kandidati Olsian Çela.

Që në fillim të fjalës së tij, Çela theksoi se është thelbësore që edhe elementet e opinionit publik të kenë të qartë vizionin e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm për 7 vitet e ardhshme!

“Prokuroria e Përgjithshme duhet të ndryshojë në një strukturë dinamike bashkëpunuese dhe ndërvepruese, e aftë të prodhojë ide për partneret vendas dhe të huaj. Hapi i parë është ristrukturimi i pjesshëm i saj dhe të fokusohet në monitorimin e shkeljeve të ndryshme, etikës profesionale, sigurimin e aksesit të publikut dhe komunikim pemanent me median.”-tha Olsian Çela.

Më pas, ai theksoi se një tjetër pikë e platformës së tij është edhe “hartimi i raportit mbi gjendjen e burimve njerëzore, ngarkesen në punë, studimin mbi efektshmërine e hetimit, efektet sociale në shoqëri dhe parandalimin e krimit. Koston reale të hetimit.”

Po ashtu ai deklaroi se duhet të ketë rregulla të qarta qarta për formimin e grupeve hetimore si dhe bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme.

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Stop”/ Një burrë, një grua në drejtim të çdo organizate socialiste

LEXO EDHE:  "Pjellë e LSI së korrupsionit"/ Petrit Vasili bie në gropën që hapi vetë

“Bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Posacme me qëllim koordiminim dhe shkëmbimin e informacionit, por duke vepruar në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, por edhe me koordinimin e autoriteteve të huaja.

Miratim çdo vit për shkëmbimin periodik të informacioneve me çdo institucion dhe mbi të gjitha me KLP-në për sigurinë  e mbarëvajtjes së punes dhe problemet e etikes dhe cdo aspekt tjeter të karrierës së prokuroreve. Këto e bëjne të domosdoshme krijimin e mekanizmave për të arritur qëllimet dhe të bashkëpunojme çdo vit me KLP”-deklaroi Olsian Çela.

Po ashtu prokurori Çela u ndal edhe në burimet financiare, për të cilat theksoi se synon rritjen e buxhetit të organit të akuzës.

Sa i takon burimeve financiare, Çela u shpreh se “Synon rritjen e buxhetin të organit të prokurorisë me analiza të detajuara dhe mirëadministrimi i fondeve në dispozicion. Ulja e kostove nga praktikat burokratike dhe krijimi i partneriteteve strategjike me institucionet e tjera që do të ulin kostot e buxhetit.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“A jemi ende Republikë Kushtetuese?”/ Ironizon Manjani: Deklaratat e ambasadorëve janë ligj

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vënë në dyshim, nëse Shqipëria është ende Republikë Kushtetuese.

Sipas tij, në letra ashtu figurojmë por në praktikë vështirë të njihemi si Republikë Kushtetetuese.

“Republikën tonë e terezit pushteti monist i një njeriu të vetëm, bosit. Ai vizaton, zhgarravit, deklaron e flet përçart dhe të gjithë ata që paguhen nga shteti i shkojnë pas fijes.
Nga ana tjetër Republika jonë më shumë sesa Kushtetutën ka për ligj, deklaratat e ambasadorëve, të Palmerit, Hahn e të ndonjë tjetri sipas interest”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

A jemi ende Republikë Kushtetuese?
Në letra ashtu figurojmë, por në praktikë vështirë të njihemi si Republikë Kushtetetuese.
Kushtetuta, ligji themelor suprem që garanton një shtet të organizuar në pushtete të ndara nga njëra anë dhe, individin që gëzon liritë dhe të drejtat e tij nga ana tjetër, është jashtë funksioni.
Republikën tonë e terezit pushteti monist i një njeriu të vetëm, bosit. Ai vizaton, zhgarravit, deklaron e flet përçart dhe të gjithë ata që paguhen nga shteti i shkojnë pas fijes.
Nga ana tjetër Republika jonë më shumë sesa Kushtetutën ka për ligj, deklaratat e ambasadorëve, të Palmerit, Hahn e të ndonjë tjetri sipas interesit. Kujtoj se me fjalën e shokut Palmer Republika jonë mbajti votime moniste dhe hodhi në kosh kryetarin e shtetit. Tjetër gjë që ODIHR e në vijim Komisioni i Venecias post factum, konfirmuan rënien e Republikës.
Pra kemi një Republikë e bosit që merr tarbietet e tij dhe, që qëndron në këmbë me makiazh diplomatik burokratësh gjithfarë.
Prova të dhunimit, shkeljes e deri edhe mohimit të lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve ka çdo ditë. Dhunë ekstremisht joproporcionale të qeverisë ndaj qytetarëve ka çdo ditë.
Qartësisht kjo është Republike e pushtetarit dhe jo e qytetarit.
Prova që shteti nuk është i organizuar sipas pushteteve të ndara duket qartë sa herë mblidhet formalisht Parlamenti dhe sa herë që Prokuroria reagon pas deklaratave të Bosit.
Por nuk duhet të nxjerrim nga memoria provat që Republika jonë, jo vetëm nuk i ka pushtetet e ndara, por është edhe e pa organizuar sipas Kushtetutës.
Kujtoj se :
1. Parlamenti duhet të ketë 140 mandate përfaqësuese. Praktikisht ka vetëm 120.
2. Qeveria ka Kryeministër dhe Ministra. Në fakt ka Kryeministër dhe zëdhënës të tij. Edhe formalisht, kryeministri është dhe ministër i jashtëm.
3. Qeverisja vendore drejtohet nga organe të zgjedhura. Në fakt sundohet nga të emëruar të Bosit, disa syresh dhe kriminelë të hershëm.
4. Drejtësia e pavarur drejtohet nga Gjykata e Lartë. Në fakt nuk drejtohet më fare sepse Gjykata e Lartë është shkrirë.
5. Zbatimi i Kushtetutës, ai liritë themelore ashtu edhe mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve garantohen mga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit përbëhet nga 9 gjyqtare. Në fakt mezi janë bërë 5 dhe si dihet fundit ende.
6. Prokuroria drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm. Në fakt drejtohet nga një e përveçme, e preferuar e pushtetit politik.
7. Korrupsioni luftohet nga SPAK. Në fakt SPAK është ende në letër.
8. Financat publike kontrollohen nga KLSH. Në fakt nuk kontrollohen më fare sepse nuk ka KLSH.
9. Populli ushtron sovranitetin edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në fakt referendume nuk ka dhe tashmë edhe zgjedhjet nuk garantohen. Edhe KQZ është çyryk në anëtarësi…
Këto institucione parashikohen në Kushtetutë, por nuk janë në realitet. Nuk po guxojmë të flasim sa të mira, të drejta e funksionale janë. Jo!
Thjesht nuk janë fare, po fare fare siç i ka shkruar Kushtetuta.
A quhet dot Republikë Kushtetuese?!
Ah, po!
Fajin e ka Macron.
Të mos e harrojmë edhe këtë…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta komenton “JO-në” e Macron për negociatat/ Presidenti për median franceze: NATO organizata më serioze

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me “Jo-në” e Francës për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Metës, Franca nxit vendet që aspirojnë BE të thellojnë reformat për të qenë sa më të besueshme.

Në një intervistë për për “Radio France International” Meta komentoi gjithashtu edhe deklaratat e Presidentit Macron lidhur me NATO-n për të cilën tha se është në një gjendje të “vdekjes së trurit”

“NATO është organizata më serioze, më e besueshmja. Punon shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore: lirinë dhe paqen në Evropë dhe në botë. Aleanca Atlantike përballet me sfida të mëdha për të rifituar vendin e saj në një kontekst të vështirë global. Të gjithë duhet të kontribuojnë në mënyrë më inteligjente për ta bërë NATO-n më të sukseshme në misionin e saj”, shprehet Meta.

Intervista e Plotë:
GAZETARI: Cilat janë pritshmëritë e Shqipërisë me rastin e këtij Forumi të Paqes në Paris?
PRESIDENTI META: Shqipëria është e vendosur dhe dëshiron të jetë një faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkan. Është në interes të rajonit dhe përgjithësisht të Europës. Ne kemi besim te partnerët tanë europianë, veçanërisht tek Franca dhe Gjermania. Për të pasur një Europë të sigurt dhe të zhvilluar, Ballkani, në të njëjtën kohë, duhet të jetë i qëndrueshëm dhe paqësor. Historia na e ka treguar gjithmonë këtë. Të gjithë e dimë se në Ballkan filloi Lufta e Parë Botërore.
Pjesëmarrja në Forumin e Paqes në Paris është një kënaqësi, por edhe një detyrim. Ky është një moment i rëndësishëm reflektimi për të përshpejtuar bashkëpunimin në nivelin ndërkombëtar. Ky Forum vjen në një moment të rëndësishëm për shkak të gjendjes aktuale të botës, Evropës dhe natyrisht të Ballkanit.

GAZETARI: Në tetor, Franca e deklaroi veten “jo në favor” për hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian. Çfarë mbetet për t’u bërë nga pala shqiptare?

LEXO EDHE:  Rama zbulon arsyen/Pse bëra marrëveshje me Bashën

LEXO EDHE:  Rama surprizon Erjon Braçen në Asamblenë e PS/Çfarë i zbulon

PRESIDENTI META: Franca dhe Gjermania kanë qenë shtyllat kryesore të BE që nga krijimi i saj. Këto dy vende kanë marrë përsipër përgjegjësi të mëdha dhe tani janë duke hedhur themelet për të ardhmen e Europës përballë shumë sfidave.
Kjo nuk është hera e parë që Franca u ka kërkuar vendeve që aspirojnë për t’u bërë anëtare të BE-së të jenë më efikase dhe më të qëndrueshme në plotësimin e reformave. Franca kërkon që procesi i zgjerimit të BE-së të kontrollohet dhe monitorohet më mirë përpara se të mirëpresin anëtarët e rinj. Në të njëjtën kohë, ajo nxit vendet aspirante si Shqipëria të thellojnë reformat në mënyrë që të jenë më të besueshëm, veçanërisht në fushat e imigracionit, drejtësisë, luftës kundër trafikimit, krimit të organizuar, etj.
Ju e dini, gjeografikisht, Shqipëria dhe Ballkani janë në qendër të Europës. Ndaj, politikisht duhet të jemi pjesë e plotë e BE-së. Edhe pse në tetor, Franca e deklaroi veten “jo në favor” për nisjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, ne e dimë se Parisi na inkurajon dhe na mbështet në realizimin e përpjekjeve tona për t’u integruar me BE. Përpjekje të bazuara në demokraci, zhvillim, stabilitet dhe bashkëpunim.

GAZETARI: Emmanuel Macron u shpreh kohët e fundit se NATO është në një gjendje të “vdekjes së trurit”. Si kreu i një shteti anëtar të NATO-s, çfarë mendimi keni mbi këtë deklaratë?

PRESIDENTI META: NATO është organizata më serioze, më e besueshmja. Punon shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat themelore: lirinë dhe paqen në Evropë dhe në botë. Aleanca Atlantike përballet me sfida të mëdha për të rifituar vendin e saj në një kontekst të vështirë global. Të gjithë duhet të kontribuojnë në mënyrë më inteligjente për ta bërë NATO-n më të sukseshme në misionin e saj.

LEXO TE PLOTE