Connect with Us

Ish-ministri reagon pas paralajmërimit të Ramës/ Ka pesë pyetje për kryeministrin

Politikë

Ish-ministri reagon pas paralajmërimit të Ramës/ Ka pesë pyetje për kryeministrin

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e fortë që kryeministri bëri sot në lidhje me të ashtuquajturit “KÇK”, për të cilët tha se po përgatitet një ligj i posaçëm.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ironizon kryeministrin, Manjani shkruan “Pra “do bëjë një ligj të ri që të dënojë KçK-istat”- thotë udhëheqësi suprem.”.

Më tej, ai rikthehet pas në kohë, ndërsa kujton Berishën në vitin 1996, që sipas Manjanit tentoi të bënte një ligj të tillë, por që PS e asaj kohe e kundërshtoi.

“Le ti lëmë mënjanë konsideratat juridike, sipas të cilave ligjet e reja nuk ndëshkojnë dot krimet e vjetra. E lëmë mënjanë edhe Kushtetutën edhe Konventën Europiane të të drejtave të njeriut.

E lëmë mënjanë edhe përvojën tejet domethënëse, se si u zgërlaq dekreti i Presidentit Berisha në 1996, sipas të cilit propozohej pak a shumë kjo që do të bëjë ky i sotmi. Edhe Berisha donte të ekstremizonte Kodin Penal, madje duke mos i lënë Gjykatës as alternativa në dënim. PS e asaj kohe e denoncoi me të drejtë këtë dekret… (Mesaduket kur ju vjen ora e largimit këpusin të gjithë të njëjtat kopaçe)…”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Vasili i “përvishet” Ramës/ Sklerotik, jepe me 3D dhe dhunën në Jalë

Po ashtu ai i drejton edhe pesë pyetje kryeministrit, ndërsa thekson se gjithçka duket të jetë vetëm propagandë.

“Pra ti lëmë të gjitha mënjanë, prap mbeten disa pyetje:

Cili ligj nga këto që janë sot në fuqi ndalon ndëshkimin apo mbron KçK-istat e gjyqsorit e të qeverisë?!
Ç’është kjo thirrje e përsëritur publike, “do bëj namin”?! Mos është ftesë për kriminelët që të fshihen? Apo të ndreqin letrat?!
Me ç’atribut kushtetues e ligjor Kryeministri flet për detyra të Prokurorisë e të gjyqsorit? A janë vërtetë të pavarura këto?!
Sa persona në kërkim janë rrugëve dhe përse policia e Kryeministrit nuk i kap?!
Kush ja ka ndalur ligjet deri më sot? I ka bërë si i ka dashur. Mos po përpiqet të bëjë ligje që tu thotë të huajve që “i plotësova kushtet”?!

Duket si propogandë, apo jo?!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Rama bën paralajmërimin e fortë/ Brenda nëntorit fillon furtuna

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Parat e krimit i kalojnë Policisë”/ Deklarata e fortë e ministrit Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Marrë shkas situatën në të cilën ndodhet policia, për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, e vetmja gjë që mund t’i jap më tepër terren asaj në luftën kundër krimit është ndryshimi i legjislacionit.

Sipas ministrit Lleshaj, me ndryshimet e reja ligjore, do t’i jepen më shumë atribute për sa i përket sekuestrimeve, kontrolleve të banesave apo dhe përgjimeve.

Ministri deklaron se po ashtu, rreth 70 milionë euro të sekuestruara të krimit gjatë operacioneve të policisë, do të vihen në funksion të kësaj të fundit për të krijuar kapacitetet e nevojshme.

“Ne po ndryshojmë rrënjësisht legjislacionin që mundësitë e policisë për të sekuestruar të jenë shumë më të larta. Po pajisim policinë me kompetenca ë fushën e sekuestrimit, përgjimit, fushën e vendndodhjes. Po i japim kompetenca të mëdha në fushën e përdorimit të aseteve se është puna e financimit. Janë sekuestruar po them 70 milionë euro tashmë po bëhen lëvizje ligjore që një pjesë e madhe të parave të sekuestruara t’i kalojnë policisë për të krijuar kapacitete”, tha ministri Lleshaj.

LEXO EDHE:  “Bashkë si një skuadër kuqezi”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës

LEXO EDHE:  Paketa Antishpifje/ Rama bën autogol

Do i jepen atribute shumë më të mëdha policisë. Atribute për përgjim… Legjislacioni që po bëjmë është i konsultuar nga ekspertiza më e mirë evropiane”, tha më tej ministri Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U dend me të ngrena e të pira hoteleve të luksit në Bejrut”/ Taulant Kopliku i nxjerr bojën Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Gazetari Taulant Kopliku i është kundërpërgjigjur “heroizmave” të ministrit Sandër Lleshja për shpëtimin e Alvin Berishës.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ministri Lleshja ka vetëmarrë meritat duke u shprehur se shpëtimi i Alvinit ishte iniciativë e shtetit shqiptarë ndërsa prezencën e tij atje e justofikoi se ishte për të mbështetur oficerët e tij.

Por pas këtyre deklaratave, gazetari Kopliku nuk e ka kursyer Lleshajn duket i nxjerrë të palarat e qëndrimit në Bejrut.

“Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.
Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.
Vetem dy gjera te vogla do te thoja.
Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.
Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.
Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.
Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama jep një lajm të mirë për shqiptarët

LEXO EDHE:  Vasili i “përvishet” Ramës/ Sklerotik, jepe me 3D dhe dhunën në Jalë

Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.” Shkruan Kopliku në reagimin e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kthimi i Alvinit në shtëpi/ Gazetarët italian rrëfejnë historinë

Publikuar

-

Nga

Grupi i emisionit “Open” udhëtoi drejt Italisë për të takuar Alvinin dhe familjen e tij. Përpara takimin me familjen e 11 vjeçarit “Open” takoi gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët e bënë të madhe këtë histori.

“Jemi përlotur të gjithë. Kush nuk qan nga ajo që pamë atje. Ishte shumë e vështirë sepse duhet të dimë se ai vend është akoma në luftë”- tha Osvaldo, njeri nga gazetarët e “Le Iene”, i intervistuar nga  “Open”.

“Ju keni një jetë që jeni gazetar. Si ishte për ju kjo histori?”, e pyeti atë moderatorja e Eni Vasili.

“Historia e Alvinit është si një tatuazh i qetë që ngelet në lëkurë. Kemi parë që ai është ambjetuar menjëherë. Të bashkosh një familje, të shpëtosh një jetë është diçka e madhe”, është përgjigjur Osvaldo.

LEXO EDHE:  “Bashkë si një skuadër kuqezi”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës

LEXO EDHE:  Rama sulmon Fahri Balliun/Shikojani pak fytyrën si e ka

Edhe kolegu i tij, Luigi Pelazza, foli për “Open” lidhur me historinë e Alvin Berishës.

“Kush ka bërë më shumë në misionin e shpëtimit të Alvinit?”, u pyet Pelazza.

“Presioni ndaj qeverisë italiane ka qenë i madh. Një rol të madh ka luajtur ambasadori Italian në Liban, qeveria siriane, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë-Hëna siriane. Edhe qeveria shqiptare ka luajtur rol sepse Alvin është shtetas shqiptar”, tha Pelazza./CNA.al

LEXO TE PLOTE