Connect with Us

Horoskopi i ditës, 9 nëntor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 9 nëntor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Gjate kësaj dite do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe nuk do pranoni te bëni asnjë lëshim. Secili do ketë mendjen e vete dhe nuk do e ule hundën. Beqaret do kenë mundësi për takime, por do refuzojnë çdo person qe do iu beje ndonjë ftese. Ne planin financiar perspektivat duken te mira megjithatë edhe ju duhet te shtoni pak me tepër përpjekjet.

DEMI 21. prill – 21. maj

Ju te dashuruarit do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe do arrini te zgjidhni edhe disa nga çështjet me delikate qe keni pasur. Beqaret do kenë një takim te jashtëzakonshëm i cili do iu sjelle ndryshime rrënjësore ne jetën sentimentale. Ne planin financiar nuk do ndikoje asnjë planet kështu qe do gjendja e te ardhurave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do veproni.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dita do jete e tensionuar ne orët e para te mëngjesit, por gjendja do ndryshoje shume shpejt fale ndikimit te madh te Plutonit. Dialogu dhe qetësia do jene aftësitë tuaja me te mira. Beqaret do jene largpamës dhe me te gatshëm për te dale neper takime. Financat ne tërësi do jete te kënaqshme. Edhe pse mund te kryeni ndonjë shpenzim, gjendja serish do mbetet e mire.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e ngrohte sot. Do i keni shume te qarta idetë dhe do dini si ta mbani partnerin pas vetes. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe me pak do i presin. Jeta për ta mund te marre vërtet një tjetër drejtim. Financat mundet t’i përmirësoni me shpejt nga sa e kishit menduar. Vazhdoni përpjekjet dhe keni për t’u pasuruar.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Gjerat sot do marrin një kthese tërësisht tjetër. Do e shihni me adhurim partnerin tuaj, do dashuroheni ne çdo moment me te dhe do i bëni njeri-tjetrit premtime interesante. Beqaret do mahniten nga një person i ri qe do behet pjese e zyrës dhe do fillojnë te ëndërrojnë. Klima ne planin financiar do filloje te ngrohet. Do ndiheni edhe me te lirshëm për te shpenzuar.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Merkuri do ju ndihmoje te ruani kontrollin e jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do i mbani larg edhe personat qe gjithmonë janë munduar t’iu futin ne telashe. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos nxitohen për te hedhur hapa. Me mire te presin momentin e duhur. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe do luftoni fort për ta përmirësuar situatën.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Klima yjore do jete shume e ngrohte sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh edhe vetëm me shikime dhe nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje. Beqaret do kenë një dite te ndërlikuar ne pune dhe as nuk do e kenë mendjen ta ndryshojnë statusin e tyre. Buxheti do filloje te normalizohet goxha fale gjithë përpjekjeve qe keni bere se fundmi.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift nuk do jete ashtu si e kishit menduar sot. Mes jush dhe partnerit do ketë edhe debate dhe mosmarrëveshje për disa tema delikate. Nëse jeni vetëm, Venusi do ju mundësojë takime shume premtuese te cilat shume shpejt do mund t’ua ndryshojnë jetën. Ne planin financiar do iu jepen mundësi shume me te mira jo vetëm për ta stabilizuar situatën, por për te pasur edhe përmirësime.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta juaj ne çift do jete thuajse ideale sot. Komunikimi do jete i ngrohtë gjithë kohës, do toleroni nga pak te dyja palët dhe gjithçka mes jush do ece si duhet. Beqaret do kenë një dite te mbushur me emocione te veçanta dhe ndjesi te reja. Priten surpriza për ta. Saturni do ju ndihmoje te bëni te pamundurën për t’i zgjidhur edhe problemet financiare kështu qe edhe ky sektor do jete i qëndrueshëm.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Çiftet qe kane kaluar se fundmi një krize ne çift sot do jene me te logjikshëm dhe do mundohen te flasin sa me hapur me atë qe kane ne krah. Deri ne mbrëmje do ketë goxha përmirësime. Beqaret do bëjnë mire te mos ëndërrojnë shume sepse jo te gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. Me shpenzimet duhet te tregoheni pafundësisht te kujdesshëm ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite perfekte për te marre vendime te rëndësishme ne jetën tuaj ne çift. Klima yjore do jete tejet e ngrohte dhe nëse e shfrytëzoni si duhet gjithçka ka për t’iu ecur me se miri. Beqaret me ne fund do gjejnë personin e ëndrrave dhe do e fillojnë një lidhje shume te bukur. Me shpenzimet duhet te jeni sa me te kujdesshëm qe te mundeni edhe pse për te thënë te vërteten buxheti nuk do jete i keq.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sot do ndiheni me afër se kurrë atij qe dashuroni dhe do dashuroheni pa dorashka. Marrëdhënien tuaj me te do e kenë zili te gjithë. Beqaret do i zgjidhin konfliktet me familjaret dhe do ndihen gati për te kërkuar dashurinë. Ne mbrëmje do ju dalin disa mundësi interesante. Buxhetin do arrini ta ekuilibroni me se miri kështu qe nuk do keni vështirësi ne këtë sektor.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Defekti në rrjet/ Unaza e Re dhe Yzberishti mbeten pa drita

Publikuar

-

Një pjesë e Unazës së Re dhe zonës së Yzberishtit kanë mbetur pa energji ditën e sotme.

Lajmin e bën të ditur vetë OSHEE, që njofton se shkak është bërë djegia e automateve në një kabinë private.

Njoftimi i OSHEE-së të Tiranës:

Pershendetje.

Per shkak te nje defekti ne kabinen private “Bruci” ku jane djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 10 Gusht 2017

Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisma e kompanisë shqiptare/ Punësohen dy të rinjtë e parë me sindromën Down

Publikuar

-

Nga

Fashion Group Albania, përfaqesuesja zyrtare në Shqipëri e markave ndërkombëtare si Mango, Cortefiel, Carpisa, Okaidi, Parfois, Women Secret, Springfield, Prenatal dhe Geox, në kuadër të fushatës së vlerës së “Përgjegjshmërisë” që u organizua nga Grupi Balfin (pjesë e të cilit është), dhe nismës sociale të ndërgjegjësimit për punësimin e individëve me Sindromën Down që kompania ka ndërmarrë, ka bërë të mundur punësimin e dy të rinjve.

Ario dhe Ornela, kanë nisur punë pranë kompanisë në pozicionin asistent/e shitjeje , duke u suportuar plotësisht nga të gjithë punonjësit e saj.

Valbona Turja – Head of Human resources ( në të majtë), Ornela Kastrioti – Head of marketing Pr & Comunication ( në të djathtë)

“Fashion Group e ndërmori këtë nismë pasi beson fort se çdo njeri lind i barabartë, në të drejta, në mundësi dhe meriton ti jepet shansi për të treguar aftësitë e tij për punë e integrim në shoqëri. Ajo që na ka bërë të besojmë fort në vlerat e tyre janë vetë ata. Dëshmuar kjo që prej ditës së parë të punës pranë kompanisë. Vullneti dhe dëshira për të mësuar dhe punuar nuk ju mungon në asnjë moment. E vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është mbështetja jonë. Ti pranojmë dhe të kuptojmë se ne jemi të ngjashëm më shumë se sa të ndryshëm. Ti dëgjojmë për të mësuar se ëndrrat e tyre janë njësoj me ëndrrat tona. Ti mbajmë fort pranë vetes për të ndjerë gjithë dashurinë e madhe dhe shpirtin e pastër. Këta individë kanë nevojë për përkrahje të madhe nga shoqëria, për ti angazhuar dhe punësuar, prandaj kushdo që ka mundësi duhet t’i përfshijë në proçeset e punës së tyre të përditshme sepse janë të aftë njësoj si ne. Ne mundemi njesoj – u shpreh Eva Kallavaresi, drejtorja ekzekutive e kompanisë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 4 shkurt 2018

Eva Kallavaresi – CEO Drejtore Ekzekutive

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe Fashion Group Albania, i kushton një vëmëndje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e grupit Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve të ndryshme në nevojë në vend, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehet “uragani / Sërish më mijëra studentë në protestë

Publikuar

-

Nga

Studentët kanë paralajmëruar se do ti rikthehen protestave. Mësohet se në datën 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, ata do të mblidhen sërish për të protestuar kundër ligjit të arsimit të lartë.

“ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 25 mars 2019

PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE