Connect with Us

Furtuna e shkarkimeve në burgje/ Kush janë 24 drejtuesit që do të aplikojnë sistemin ’41 bis’

Kronika

Furtuna e shkarkimeve në burgje/ Kush janë 24 drejtuesit që do të aplikojnë sistemin ’41 bis’

Publikuar

-

Pas furtunës së shkarkimeve në burgje për rezultate të dobëta të shefave të policisë, janë zbardhur emrat e rinj të 24 shefave të sigurisë.

ReportTv ka zbardhur emrat e atyre që do të drejtojnë sigurinë e rendin nga burgjet e sigurisë së lartë ku ndodhen VIP-at deri tek burgu i grave në ‘Ali Demi’.

Këta efektivë i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin.

Jordan Misja ose burgu 313 në Tiranë i është besuar Nikolin Gjonpalit, ndërsa IEVP 302 njohur edhe si Mine Peza i është besuar Ferdinand Peçit. Në Burrel është caktuar Bardhyl Koxha, në Kukës Mentor Rada, në Krujë Lulzim Haxhia, në Tropojë Selim Selimaj, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë është caktuar Fatos Dosti, në Lezhë Zydi Katroshi.

IEVP Ali Demi, njohur edhe si burgu i grave i është besuar si shefe policie zonjës Mimoza Rumano, IEVP Tepelenë Het’hem Llapit, Saranda Artur Mustës, IEVP riedukimit të të miturve në Kavajë i është besuar Mina Velos. Në Fier shef policie në IEVP është caktuar Bashkim Mece, Berat Ilia Papa, Vaqarr Agim Tafaj, Shkodër Tofik Sinani, Lushnjë Syrja Malasi, ndërsa në spitalin e burgut në Tiranë është caktuar Elona Prespa.

LEXO EDHE:  Hakmarrja nuk ndalet/ Shkarkohen rreth 200 militantë të LSI-së

Në Vlorë është vendosur Lefter Shehu, Durrës Gëzim Gjoni, Elbasan Fatjom Sadiku, Rrogozhinë Fatmir Kacelli. Burgjet e sigurisë së lartë si Drenova në Korçë i është besuar Artur Gushos dhe Peqini i është besuar Hysni Ndreut. I vetmi drejtues që nuk është prekur nga kjo lëvizje e cila shkaktoi një tërmet brenda burgjeve ishte drejtori i përgjithshëm i policisë Bardhyl Kacorri i cili është ende në detyrë.

N/r    IEVP    Shef policie
1    Burrel    Kadri Koxha
2    Ali Demi Mimoza Rumano
3    Kukës    Mentor Rada
4    Tepelenë  Het’hem Llapi
5    Krujë    Lulzim Haxhia
6    Sarandë    Artur Musta
7    Kavajë    Mina Velo
8    Fier     Bashkim  Meçe
9    Berat    Ilia Papa
10    Korçë    Altin Gusho
11    Tropojë    Selim Selimaj
12    Peqin    Hysni Ndreu
13    Spitali Burgjeve    Elona Prespa
14    Jordan Misja    Nikolin Gjonpali
15    Shkodër    Tofik Sinani
16    Lezhë    Zydi Katroshi
17    Vlorë    Lefter Shehu
18    Durrës    Gëzim Gjoni
19    Lushnjë    Syrja Malasi
20    Fushë Krujë    Fatos Dosti
21    Vaqarr    Agim Tafaj
22    Elbasan    Fatjom Sadiku
23    Mine Peza    Ferdinand Preçi
24    Rrogozhinë    Fatmir Kacelli

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte futur për t’u larë/ 34-vjeçari gjendet i mbytur në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Mbytet pushuesi nga Kosova te Shkëmbi i Kavajës

Një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 kur trupi i pajetë i të riut është pikasur nga pushues në plazh. Ndonëse ai u nxor me shpejtësi nga uji, dhe u transportua në spital me urgjencë, 34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte pa shenja jete.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma gjatë mbledhjes kryetari i degës

Publikuar

-

Nga

Plas në PD/ Rrihet me grushte e shqelma kryetari, fshihet ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në selinë e degës së Partisë Demokratike, në Devoll, mesditen e sotme. Mësohet se kreu i degës së PD-së në Devoll, Arben Miza, është dhunuar nga drejtues dhe militantë që merrnin pjesë në një mbledhje zyrtare.

Burimet nga vend ngjarja i thanë CNA.al se ngjarja ka ndodhur sot gjatë mbledhjes së parë të kësaj dege në zbatim të vendimit të Kryesisë Qëndrore për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Mësohet se kreu i degës lokale Arben Miza, është dhunuar fizikisht nga Romeo Hajdërlli, nga fshati Sul i Devollit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në në prani të të dy deleguarve Endri Hasa dhe Florian Mima.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Stefan Çipës/ Ja kush e zëvëndëson

LEXO EDHE:  Shkelje, abuzime, korrupsion/ Ndëshkohen 23 punonjës të burgjeve

Hajdërlli i cili ka shërbyer veç të tjerash edhe si një nga ish drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Devoll kur kjo drejtohej nga Bledion Nallbati, është konfliktuar fillimisht në mënyrë verbale dhe pastaj situate ka degraduar në përdorim të forcës. Ndërkohë, të deleguarit Mima dhe Hasa kanë mbetur të shokuar nga ngjarja duke mos bërë asnjë reagim.

Bëhet me dije se konflikti ka ardhur për shkak të mosdakordësive lidhur me kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listen garuese në zgjedhjet e vitit 2021.

Nga ana tjetër, “selia blu” nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me ngjarjen duke e mbajtur të fshehur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK shpall moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës/ Rrëzon akuzën për grup të strukturuar kriminal

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës, që dyshohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gazetarja e BW, Klodiana Lala bën të ditur se SPAK ka rrëzuar akuzën e grupit të strukturuar kriminal të ngritur nga prokuroria e Kukësit dhe e ka kthyer dosjen mbrapsht. Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën dhënë nga Shkalla e Parë duke lënë në burg disa nga të arrestuarit.

Operacioni antikanabis u realizua në muajin maj, ndërsa në pranga ranë 19 persona, në Kukës, Pukë, Krujë dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Mes tyre ishte edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

LEXO EDHE:  Hakmarrja nuk ndalet/ Shkarkohen rreth 200 militantë të LSI-së

LEXO EDHE:  Avokati Vishaj tregon standardet e Prokurorisë për Krimet e Rënda

Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Kukësit, pasi rezultojnë të t’i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike.

LEXO TE PLOTE