LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitimet që po “vrasin” ekonominë

9 Nëntor 2019, 08:00, Ekonomi CNA
Fitimet që po “vrasin” ekonominë

Maksimizimi i fitimeve është qëllimi kryesor i çdo firme, që e arrin përmes gjetjes së ekuilibrit të nivelit të prodhimit apo qarkullimit të mallrave, kostos së prodhimit/shërbimeve dhe çmimit të shitjes.

Sa më konkurrues të jetë tregu, aq më e vështirë e ka një kompani të arrijë fitime të larta dhe e kundërta, sa më afër monopolit të jetë tregu apo shërbimi që ofrohet, aq më e lehtë është arritja e qëllimit të maksimizimit të fitimeve.

Këto fitime, në afatin e mesëm e të gjatë, firma i riinveston, për t?u bërë më konkurruese në treg, për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar teknologjinë, për të realizuar novacione e shpikje, që i mundësojnë asaj të mbijetojë nga njëra anë. Nga ana tjetër, kjo sjellje e bizneseve private e ndikon pozitivisht ekonominë, përmes ofrimit të produkteve e shërbimeve më të lira e novatore për konsumatorët, hapjes së vendeve të reja të punës e rritjes së pagave për punonjësit ekzistues, pagimit të taksave për shtetin e kështu me radhë.

Në Shqipëri, ky zinxhir prej vitesh ka qenë i shkëputur. Bizneset shqiptare të pas tranzicionit ishin të vogla dhe me fitime të ulëta. Ishin sipërmarrjet e huaja ato që kishin njohuritë dhe kapitalin e nevojshëm për të arritur ekonominë e shkallës dhe për të gjeneruar likuiditete të larta. Por, pjesa më e madhe e fitimeve të tyre transferohej jashtë te mëmat, sesa riinvestohej në vend. Në periudhën e 2008 ? 2012, transferimi i fitimeve të dy operatorëve celularë, që vepruan prej vitesh në një treg oligopol, ishte aq i lartë për madhësinë e ekonomisë, saqë e forcoi euron nga 124 lekë, në gati 140 lekë brenda një periudhe të shkurtër. Pak vlerë mbeti brenda vendit.

Sot, pas disa dekadash tranzicion, sipërmarrjet shqiptare janë forcuar, kanë krijuar kapitale dhe po kërkojnë të zgjerohen, por joshja e tyre kryesore është ndërtimi, tenderët, koncesionet. Firmat e huaja, sidomos ato me vlerë të shtuar të lartë, gjithnjë e më pak po gjejnë terren për të hyrë në Shqipëri, me sistemin me material porositësi që vijon të dominojë. Vendi renditet sot në pozicionin e 110 në nëntreguesin e kapacitetit inovativ, nga 140 shtete, në Indeksin e Konkurrueshmërisë Globale (ndër të fundit në Europë).

Modeli i fitimeve vijon të mbetet i shtrembëruar. Vëmendja, vitet e fundit, ka kaluar te koncesionet, skema këto që në pjesën më të madhe kanë rezultuar korruptive, me kosto të larta për shtetin (me paratë e taksapaguesve në fakt) dhe përfitime të vogla për publikun. Renditja e ?Monitor 200? të kompanive me fitime më të mëdha tregon se koncesionet janë segmenti që ka gjeneruar normat më të larta të fitimit në ekonomi, me një mesatare që llogaritet në rreth 30%. Këto koncesione nuk kanë marrë përsipër asnjë rrezik, përkundrazi, atë e mban të gjithë shteti. Paradoksalisht, ky i fundit po i paguan koncesionarët dhe për shërbime që ata nuk i kryejnë, vetëm e vetëm që t?i kenë fitimet e garantuara.

Është shteti ai që po nxit një ekonomi parazitare, përmes kanalizimit të parave buxhetore, ? që mblidhen nga mundi i atyre bizneseve që nuk kanë asnjë mbështetje dhe i konsumatorëve përmes pagimit të TVSH-së e tatimit mbi të ardhurat ? tek një grusht sipërmarrjesh, që po realizojnë fitime të kollajta

Në vend të dytë renditen sipërmarrjet që e kanë biznesin e tyre të bazuar te tenderët, që paguhen sërish me paratë e taksapaguesve. Mungesa e konkurrencës në tenderë, apo gara fiktive, po bën që shumë prej tyre të fitohen afër fondit limit dhe siç ka rezultuar, fitimet janë aq të larta, saqë janë shpikur skema faturimesh të falsifikuara vetëm për të fryrë shpenzimet e për të paguar më pak taksa.

Është shteti ai që po nxit një ekonomi parazitare, përmes kanalizimit të parave buxhetore, ? që mblidhen nga mundi i atyre bizneseve që nuk kanë asnjë mbështetje dhe i konsumatorëve përmes pagimit të TVSH-së e tatimit mbi të ardhurat ? tek një grusht sipërmarrjesh, që po realizojnë fitime të kollajta. Këto fitime, sa lehtë gjenerohen, po aq lehtë dhe shpërdorohen, një pjesë si tarifë korrupsioni dhe një pjesë për t?u riinvestuar në biznese të ngjashme, po me fitime të garantuara, po me pak apo aspak ndikim në rritjen e konkurrueshmërisë e vlerës së shtuar të ekonomisë.

Në kahun tjetër, kjo sjellje po dekurajon ato mijëra biznese që mundohen të mbijetojnë në një mjedis aspak të favorshëm e të drejtë, por dhe ata taksapagues që shohin që taksat e tyre, jo vetëm nuk u kthehen mbrapsht, por kanalizohen në mënyrë të organizuar në tepsinë që kontrollohet ngushtë nga qeveria e një grusht të preferuarish specialë./ Editorial-Monitor

Lajmet e fundit nga