Connect with Us

Finalizohet një operacion antidrogë/ Ndalohen 11 persona, në kërkim 4 të tjerë

Kronika

Finalizohet një operacion antidrogë/ Ndalohen 11 persona, në kërkim 4 të tjerë

Publikuar

-

Një operacion i gjerë antikanabis është zhvilluar në një har kohor prej gjashtë muajsh në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Sipas uniformave blu, gjatë gjithë kohëzgjatjes së zhvillimit të operacionit janë proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjëndje të lirë.

Po ashtu, burimet zyrtare bëjnë të ditur se nga kontrollet e ushtruara gjatë zhvillimit të operacionit është kapur dhe një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Fier për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Si rezultat i hetimeve 6 mujore, rezultoi se një grup i mirëorganizuar personash, nga gjithë territori i Qarkut Gjirokastër kryenin veprimtari kriminale në drejtim të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Gjatë finalizimit të operacionit më datë 8 dhe 9 nëntor 2019 janë ekzekutuar 5 urdhëra ndalimi për shtetasit:

– B.S., 45 vjeç,  banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”.(Në rolin e organizatorit dhe financuesit, pasi siguronte farat e bimëve narkotike.);

– E.Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”;

– B.K., 34 vjeç dhe K.K., 33 vjeç, banues në fshatin Gusmar në Tepelenë, për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

– T.D., 35 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndërsa për katër shtetas të tjerë për të cilët kishte urdhër ndalimi konkretisht për shtetasit  E.K., Gj.B., E.T., dhe J.S. gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa dhe u shpallën në kërkim, ku po vijon puna për kapjen e tyre.

LEXO EDHE:  Plagosi me thikë 46-vjeçarin/ Arrestohet autori në Fier

Gjithashtu po në kuadër të operacionit  janë  proceduar në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” shtetasit: F.B., A.D., V.L., D.T., dhe G.E.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore të kryera në vazhdimësi dhe në mënyrë të pandërprerë në kuadër të operacionit policor “Trekëndëshi”, prej muajit maj dhe deri në nëntor janë arrestuar në flagrancë edhe 11 shtetas të tjerë:

– Në datën 24.05.2019 u arrestuan shtetasit R. R., dhe I.M., banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke tentuar të kultivonin bimë narkotike;

– Në datën 24.07.2019 u arrestuan për “Kultivim i bimëve narkotike” shtetasit N.Sh., M.Sh., Xh.M. dhe E.M., banues në Përmet;

– Në datën 28.07.2019 u arrestuan në flagrancë për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” shtetasit S.B., A.B., dhe P.B;

– Në datën 08.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi M.E., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

– Në datën 09.11.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të operacionit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i kontrolleve  të kryera  u kap shtetasi i shpallur në kërkim A.P., banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas  iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kampi-burg i Al Hawl, mbi 80 shqiptarë të bllokuar/ Gazetari zbulon vendndodhjen

Publikuar

-

Nga

Ekipi i A2 që ndodhet në Siri pranë kampit famëkeq të ISIS ka mësuar se brenda ambienteve të tij strehohen dhe rreth 80 shtetas shqiptarë që qëndrojnë aty prej shumë kohësh. Shtetasit shqiptarë ndodhen në pjesën veri-perëndimore të kampit të Al Hawl, në pjesën fundore të tij.

Ekipi i A2, nën drejtimin e gazetarit Jul Kasapi do të mundohet të krijojë kontakte me këta njerëz të bllokuar në kampin-burg për të mësuar më shumë rreth tyre, identitetin, problemet dhe si i kalojnë ditët në pritje të një zgjidhje.

LEXO EDHE:  Nga Artur Ajazi/ Policia e Elbasanit vazhdon të notojë në moçal

LEXO EDHE:  Plagosi me thikë 46-vjeçarin/ Arrestohet autori në Fier

Ndërkohë, i ftuar në A2, Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM, tha se autoritet shqiptare duhet të ndërhyjnë, e për këtë sipas tij ka argumente ligjore dhe humanitare.

“Ka një argument ligjor për të ndërhyrë, por ka edhe argument humanitare. Gratë shqiptare janë viktima të këtij procesi. Këta persona kanë kaluar rreziqe të jashtëzakonshme. Rrezikojnë trafikimin, ndërsa janë objekt abuzimi”, tha Redjon Qirjazi, drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM./A2

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me furgonin

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon, ndërkaq bëhet me dije se nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje për hetimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ 71-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Policia njofton se kanë qenë familjarët e të moshuarit, që e kanë gjetur atë të varur, kur kanë hyrë në banesë.

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç.

LEXO EDHE:  Nga Artur Ajazi/ Policia e Elbasanit vazhdon të notojë në moçal

LEXO EDHE:  Shërbimi në zyrat e policisë, Tahiri: Tërheqim policët nga pritja me qytetarët

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE