Connect with Us

Dy krimet e prokurorëve që mbyllen dosjen e Lulzim Bashës

Denoncim

Dy krimet e prokurorëve që mbyllen dosjen e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës deklaroi publikisht se janë mbyllur hetimet në lidhje me çështjen e lobimeve të kreut të PD-së, Lulzim Basha, në vitin 2017, në SHBA.

Por, ajo që binte në sy në dokumentin e prokurorisë është fakti se prokurorët kanë pushuar akuzën për pastrim parash dhe se Basha do të merret i pandehur vetëm për falsfikim të vulës dhe firmës së tij.

Pra, nga një akuzë për 675 mijë dollarë lobime nëpërmjet kompanive off shore ruse, kalon në hetim për falsifikim.

Sot mediat kanë zbardhur dosjen e prokurorisë, ku ajo që bie në sy është fakti se ka një dëshmitar që është gati të marrë statusin e të penduarit dhe të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Lobisti amerikan Nick Muzin, pra pikërisht ai qe ka deklaruar në Thesarin e Shtetit amerikan shumën e paguar nga PD-ja, por që kjo e fundit nuk e deklaroi në KQZ, është i gatshëm të zbardhë ngjarjen.

Po sipas dosjes së prokurorisë të zbardhur sot nga “shqiptarja.com, rezulton se amerikani Nick Muzin ka vendosur që të flasë për këtë çështje penale (lobimin e kryer) por ai do garanci për imunitet penal.

Por, cilat janë dy krimet që kanë bërë prokurorët.

Krimi i parë që kanë bërë prokurorët është se kanë pushuar akuzën për pastrim parash ndaj Bashës, para se të merret deklarata e lobistit amerikan Nick Muzin.

Pra, lobisti amerikan i cili ka marrë paratë nga off-shore ruse për të lobuar në emër të PD-së, ka pranuar të flasë, ndërsa këta kanë vajtur e mbyllur çështjen për pastrim parash.

Por, si mund të mbyllësh çështjen për pastrim parash kur personi kyç që ka dijeni për burimin e të ardhurave, që ka paguar për këto para është gati të flasë?

Është njëlloj si një i akuzuar si kriminel të dalë i pafajshëm sepse dëshmitari kryesor i ngjarjes do të flasë por prokurorët nuk e marrin në pyetje.

Nick Muzin ka pranuar të flasë. Por, ai ka thënë që do vijë si dëshmitarë, me kushtin që të mos ketë pasoja penale në Shqipëri. Pra, ai është kyçi i dosjes “Basha”. Por, si duket prokurorët e kanë marrë “kyçin” dhe e kanë hedhur në det, duke i mbyllur dosjen.

LEXO EDHE:  Reagon Agron Tufa/ Ramën “e paskan rrêjt”, të lexojë ligjin

Pra, mbyllja e dosjes pa pritur Nick Muzin të deklarojë është krimi i parë që kanë kryer prokurorët.

Krimi i dytë, për të cilin prokurorët rrezikojnë deri në pesë vite burg, është sepse kanë marrë si të pandehur dhe kanë nisur hetimet ndaj një personi, megjithëse e dinë që ai është i pafajshëm.

Po të lexosh me kujdes shkresat përcjellëse për në Gjykatë dhe investigimin e bërë nga prokurorët del qartësisht se ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani nuk ka asnjë dijeni për kontratat e firmosura nga Lulzim Basha me Nick Muzin.

Po ta shohësh kontratën, ajo nuk ka as vulën e PD-së. Por, është firmosur nga Lulzim Basha gjatë një vizite në SHBA, ku Arben Ristani nuk ka qënë i pranishëm.

Nga ana tjetër edhe formularët e dorëzuar në KQZ nuk mbajnë firmën e Arben Ristanit, por kanë firmën e Lulzim Bashës dhe drejtorit të Financave, që ishte Ilir Dervishi.

Në të dy rastet, Arben Ristani del se është një person që nuk ka pasur dijeni. Pra, është një person i pafajshëm që është përfshirë në hetim.

Ky është krimi i dytë i prokurorëve, për të cilin duhet të mbajnë përgjegjësi. Të dy prokurorët, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako, mesa duket janë keqpërdorur politikisht nga vetë kryeministri Rama, të cilin Luli e akuzon se komandon prokurorinë.

Por, prokurorët e kontrolluar nga Rama, po nxjerrin të pafajshëm Lulzim Bashën, si pjesë e pazareve politike.

Dhe këtu duket qartë se kanë bërë dy krime prokurorët, me urdhër nga qeveria apo të “paguar” nga Republika e re, nëpërmjet pazareve me Rilindjen./ CNA.al

Prokurori i batakut të lobimit rus/ Si u përfshi Ervin Karanxha në skandal

“Shitet prokurori i Adriatik Llallës”?/ Dështimet e njëpasnjëshme të Gjergji Takos

Rama-Basha, akuza dhe pazare/ Rilindja si shpëtim për Lulin

Loja me hetimet ndaj Bashës/ A do ta nxjerrin prokurorët Lulin të pafajshëm?

Basha braktisi protestat/ Rama e shpërblen me mbylljen e hetimeve për dosjen e pastrimit të parave

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi/ Mësuesit e kthejnë shkollën në han, kafe dhe cigare në orë të mësimit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar  mesazhin e  një qytetari i cili denoncon  mësuesit e shkollës 9-vjeçare Mizë në Divjakë se e kanë kthyer shkollën në han.

Sipas denoncuesit, i cili është prind i dy nxënësve në këtë shkollë, mësuesit lënë orët e mësimit, për të pirë kafe dhe cigare, dhe pavarësisht ankesave, drejtoresha nuk merr asnjë masë.

“Ne shkolle nuk bejne mesime, narkoshteti shpartalloi arsimin! sb

Pershendetje .Z.Berisha ne shkollen 9 vjeçare Mize mesuesit nuk bejne mesim len çantat dhe e kan kthyer han shkollen.Me ne krye drejtoreshen e shkolles e cila i mbledh ne krye dhe i fusin kafe byrek cigare dhe len çantat ne klase dhe ju ben klasa mesim.Ju lutem zoti Berisha jam nje prind e cula kam 2 vajza . I ankohem drejtoreshes mos ma ler vajzen pa mesim ajo se vret fare me keq vepron.”

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skema qeveri-koncesione-media/ Pse heshtin moralistët e antikorrupsionit, Lubonja, Bushati & co?

Publikuar

-

Nga

Në një investigim të plotë dhe një skemë të qartë, CNA.al ka treguar sesi ka funksionuar marrëdhënia qeveri-koncesionarë (Oligarkë)-media. Kjo nëpërmjet një aktiviteti inveneratorësh me qeverinë dhe më pas nëpërmjet një biznesi tjetër dhe media që bën propagandën për qeverinë.

Faktet flasin vetë. Mund t’i lexoni të gjitha këtu, që nga denoncimi i parë (lexo këtu), ku ne kemi nxjerrë kompaninë që ka krijuar bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel, me pronarët e ITS, kompanisë koncesionare të inceneratorëve në Shqipëri. Së bashku të tre themeluan një kompani, EM Capital Group AD, në Bullgari.

Më pas ne publikuam edhe dokumentet e tjera sesi EM Capital Group AD, pra sesi gruaja e Ben Blushit, dhe pronarët e inceneraatorëve blinin Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. (Lexo këtu). Kompani e cila ka të njëjtët pronarë që ka edhe Top Channel.

Me skemën e mëposhtme ne treguam gjithçka. Nga qeveria te koncesionari, nga koncesionari në Bullgari, dhe nga Bullgaria blihen aksionet e Valtelina Kafe, që është e Top Channel dhe ky i fundit në dy vite ka bërë propagandë gati të pandalur, gjoja në emër të një çështje sociale, për inceneratorët, për mbetjet urbane. Gjithçka filloi me vajtjen e Ben Blushit, drejtor i Përgjithshëm mënyra e mardhënies ka dalë hapur, nëpërmjet zbulimit të skemës që ne iu raportuam.

Por, çfarë ndodhi me moralistët e anti-korrupsionit?

Ku u fshehën Andi Bushati, Fatos Lubonja, Agron Gjekmarkaj, e të tjerë e të tjerë?

Ku u fshehën moralistët e antikorrupsionit, të cilët dalin e flasin çdo ditë në studiot televizive, duke sulmuar koncesionet dhe oligarkët? Nuk thonë e nuk shkruajnë asnjë fjalë, pa folur për ata që e raportojnë e më pas e heqin lajmin.

Pse nuk flet Fatos Lubonja në kë

Fatos Lubonja

të rast kur oligarkë dhe koncesionarë të plehrave dhe inceneratorëve ndërtojnë një kompani në Bullgari me gruan e drejtorit të Top Channel dhe më pas blen kompaninë e kafesë që ka të njëjtët pronar me Top Channel? Top Channel që ka bërë propagandë pa ndalim pro inceneratorëve dhe interesave të tyre. Pa folur më tej për propagandën pro qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Çfarë ia ka zënë gojën Fatos Lubonjës? Rroga e majme në News 24? Nuk e lë Irfan Hysenbelliu? Kush e pengon të flasë?   Se ka disa vite që bën moral e thirrje nëpër ekrane, pse hesht sot?

Të njëjtat pyetje mund t’ia bëjmë edhe Agron Gjekmarkajt, i cili nuk është një moralist marksist si Lubonja, por e mban veten si një njeri të së djathtës dhe i vlerave.

Pse nuk shkruan një rrjesht Agron Gjekmarkaj, i cili është nga ata që ka sulmuar fort korrupsionin e qeverisë dhe me të drejtë.

Ashtu si edhe Lubonja kanë akuzuar për konçesionet, PPP-të, oligarkët e kështu me radhë. Për miliardet e abuzimit të Edi Ramës dhe ka me dhjetëra shkrime të tij e Lubonjës për kapjen e qeverisë, sistemit, medias e kështu me radhë.

Por, zero. Asnjë fjalë. Heshtin të dy.

Agron Gjekmarkaj

Shkojmë më tej tek Andi Bushati. Pse nuk flet ky analist i ndërshëm dhe i pastër, që çdo ditë bën moral kundër qeverisë, kundër PPP-ve dhe konçesioneve? Pse nuk thotë asnjë fjalë Andi Bushati për këtë skemë? Për këtë lidhje të qeverisë me koncesionet dhe me mediat, është rast më i pastër dhe më flagrant në 30 vite tranzicion në Shqipëri. Fillon nëpërmjet kompanive jashtë vendit, të cilat vijnë në Tiranë dhe blejnë shumicën e aksioneve të kompanive shqiptare, që kanë të njëjtët aksionerë që ka edhe televizioni më i madh kombëtar në Shqipëri, siç është Top Channel.

LEXO EDHE:  Dita e Pavarësisë/ Nishani, Rama dhe Leskaj në Vlorë, opozita në Tiranë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ KQZ miraton dy projektvendime

Të tre këta heshtin, ashtu siç hesht edhe Carlo Bollino, ashtu siç hesht edhe Irfan Hysenbëlliu. Ashtu siç heshtën edhe Aleksandër Frangaj, dhe të gjithë botuesit e mediave. Përfshirë këtu edhe media që e pretendojnë veten për opozitare.

Ku janë fshehur moralistët e korrupsionit të qeverisë?

Pse heshtin përballë këtij skandali?

Vjollca Hoxha ia ka mbyllur gojën Andi Bushatit, apo Ben Blushi?

Pse nuk flasin Fatos Lubonja, Bushati, Zheji, Agron Gjekmarkaj etj etj etj etj? Janë me dhjetra.

Çfarë kanë që heshtin? Kush i ndalon të flasin?

E vërteta është e zbardhur me dokumenta. Është publike. Të gjithë e dinë.

Të paktën të kishin guximin të pyesnin dhe të merrnin versionin e atyre që dhanë 2.2 milion dollarë që kanë blerë Valtelina Kafe. Kompaninë që ka të njëjtët aksionerë të Top Channel dhe që ka administratore Vjollca Hoxhën.

Para të qeverisë, të taksave të shqiptarëve që i jepen një kompanie koncesionare, pronarët e së cilës blenë një kompani me të njëjtët aksionerë me Top Channel dhe ky i fundit bën propagandë 24 orë, pro koncesionit të inceneratorëve, pro Ramës dhe pro Veliajt.

Këta moralistë heshtin. Lubonja hesht. Gjekmarkaj hesht. Bushati hesht. Lista është shumë e gjatë. Të gjithë kanë heshtur.  Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar qoftë edhe me një fjalë. Sepse e kanë gojën e zënë.

E pra, këta janë ata analistët e ekraneve që bëjnë moral gjoja kundër qeverisë e korruypsionit e konccesioneve. Ata bëjnë moral atëherë kur iu intereson atyre dhe flasin kur kanë interesat e tyre personale dhe për interesat e pronarëve dhe pagatorëve të tyre.

Dhe ky është rasti që i tregon gjithçka dhe nxjerr fytyrën e vërtetë të të gjithë këtyre analistëve dhe opinionistëve tanë që po kthehen në figura të turpshme publike, që heshtin edhe kur të akuza e thënë prej tyre, zbardhet me fakte dhe dokumente të pakontestueshme.

Faktet flasin dhe zbardhin atë të vërtetë që ata kanë akuzuar.

Por, mesa duket ka qënë thjeshtë dhe vetëm propagandë dhe llafollogji, pas asnjë qëllim në vetvete. Ndoshta iu është prishur shumë edhe terezia nga fakti që u vërtetuan me dokumenta ato që ata flisnin në media. Ndoshta i kanë akuzat për zhurmë, për të luftuar gjoja korrupsionin. Por, tani kur korrupsioni, problemet, lidhjet tregohen, ata heshtin dhe vetëm heshtin, për të njëjat akuza që kanë hedhur në ekranet ku shfaqen shpesh.

Këta janë moralistët tanë të antikorrupsionit, mos i harroni./CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

 

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Berisha reagon pas investigimit të CNA.al/ Blushi i “lëpihet” Ramës, mafia nuk njeh ligj

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një investigimi të CNA.al, ku u zbulua se bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi me profesion notere, ka shkelur ligjin.

CNA.al zbuloi sesi Eva Blushi njëkohësisht me ushtrimin e detyrës së noteres, është edhe pjesë e një kompanie private e themeluar në Bullgari. Gjë të cilën ligji nuk ia lejon. ( lexo këtu).

Por, sipas ish-kryeministrit Berisha, bashkëshortja e Ben Blushit nuk e njeh ligjin, sepse ky i fundit sipas tij i “lëpihet” kryeministrit Rama.

“Lexoni se si e lumturoi me para dhe Arben Malaviten, Eva noterja e cila nuk njeh ligj sepse Beni i lepihet Edvinit!

Ligji per noterine ne nenin 19 te tij sanksionon :”Ushtrimi i funksionit te noterit nuk pajtohet me asnje veprimtari tjeter publike apo private me perjashtim te mesimdhenjes dhe veprimtarise shkencore “Pra ligji ndalon ne menyre kategorike noterin te kete shoqeri tregtare. Por kjo per mafien nuk ka vlere.

LEXO EDHE:  Pse Luli nuk shkon për vizitë në SHBA?

LEXO EDHE:  Dita e Pavarësisë/ Nishani, Rama dhe Leskaj në Vlorë, opozita në Tiranë

Prandaj dhe Arben Malavita alias regjistron shoqeri tregtare ne emer te bashkshortes notere Eva Blushi me supermafjozin Klodian Zotaj per te ndare 320 milione para te takspaguesve shqiptar dhe per te blere Lori Kafen.

Prandaj dhe Arben Malavita ka shnderruar teleblushin ne lepiresin me te neveritshem te Edvin Kristaq Mafise!”-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE