LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Dhuna nuk është zgjidhje e askujt"/ PD thirrje deputetëve socialist: Mos dëgjoni Edi Ramën

9 Nëntor 2019, 18:07, Politikë CNA
"Dhuna nuk është zgjidhje e askujt"/ PD thirrje

Nga Unaza e Re, mbrëmjen e sotme, ish deputeti demokrat Klevis Balliu, pas punonjësve të IKMT-së, nuk i ka kursyer thirrjet edhe ndaj socialistëve.

Teksa shprehet se banorët, por edhe PD është dakord për një dialog mes palëve për çështjen e Unazës, Balliu iu ka bërë thirrje deputetëve socialist të jenë në anën e qytetarëve.

Kujtojmë se më herët, i ftuar në një studio televizive, ish deputeti Balliu do të deklaronte se brenda PS ka figura politike që janë pro dialogut mes qeverisë dhe banorëve të Unazës, por që nuk lejohen nga Edi Rama.

?Partia Demokratike iu bën thirrje: Dëgjoni OKB-në jo Edi Ramën. Ju bëj thirrje deputetëve socialist t?iu bashkohen këtyre banorëve. Dhuna nuk është zgjidhje e askujt, as e policisë as e banorëve dhe as e qeverisë. Dhuna është vetëm e Edi Ramës. Ai e bën këtë gjë sepse nuk ua shpjegon dot banorëve sesi kërkon t?iu vjedh shtëpinë për të ndërtuar kullat.

Ky këtu është një komunitet. Pse shkoni dhe dialogoni vetëm me ata 8 persona dhe jo me pjesën tjetër të banorëve? Pse ju kërkoni të përçani qytetarët?

Pse shkon dhe përdor fëmijë për fushat dhe nuk vjen këtu t?i marrësh dhe t?iu puthësh dorën këtyre fëmijëve duke iu thënë se do të marrin atë që meritojnë??, ka deklaruar ndër të tjera./CNA.al

“Rama, pengues i dialogut me banorët”/ Balliu akuza kryeministrit: Nuk lejon as “të tijët” të bashkëpunojnë

Lajmet e fundit nga