Connect with Us

Çuni i Fahriut mesazh Ramës/ Ja si mund ta zgjidhësh “hallin” me banorët e Astirit

Politikë

Çuni i Fahriut mesazh Ramës/ Ja si mund ta zgjidhësh “hallin” me banorët e Astirit

Publikuar

-

Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti i Lulit, Klevis Balliu vijon të qëndrojë në ballë të protestave të banorëve të Astirit, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, në kuadër të rehabilitimit dhe zgjerimit të Unazës së re.

Në një deklaratë për mediat paraditen e sotme, Balliu ka cituar një studimi të Kombeve të Bashkuara, ku thuhet se “Dëbimi i qytetarëve nga shtëpitë, shkel të drejtat e njeriut.”.

Më tej, Balliu theksoi se, tek Unaza e Re, Edi Rama refuzon dialogun me banorët e dëbuar për të mbrojtur projektin korruptiv, 20 mln euro/km.

“Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN.

Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por Edi Rama i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos.

Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës.”-tha Klevis Balliu.

Po ashtu ai i ka drejtuar edhe një mesazh kryeministrit, ndërsa i tregon dhe mënyrën e vetme për të zgjidhur “hallin” me banorët e Astirit.

“Dialogu me banorët e Unazës së Re është e vetmja rrugë që zgjidh këtë problematikë, shmang konfliktin, përplasjen dhe dhunën e padëshiruar!”-tha ndër të tjera Balliu.

Deklarata e plotë:

Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN.

Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por Edi Rama i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos.

Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës.

Të nderuar qytetarë, që e dini çfarë sakrificash duhen për të patur një shtëpi, një strehë të sigurt për fëmijët dhe familjen!

Nuk ka asnjë prej jush që në këto vite të drejtimit të vendit nga Edi Rama, të mos ketë ndjerë  dhunën, presionin, kërcënimin apo mungesën e sigurisë gjatë këtij pushteti të ndërtuar mbi padrejtësinë.

Të gjitha këto i kanë përjetuar shumëfish prej një viti banorët e Unazës së Re. Ata janë çdo ditë nën kërcënim e bandës në pushtet. Kërcënohen me burg, me shembje dhe grabitje të pronës së tyre pa u dhënë asnjë dëmshpërblim, megjithëse atyre u janë marrë paratë për të legalizuar shtëpitë.

LEXO EDHE:  Rama në mallkimin e një vajze të re që humbi motrën

Edi Rama është i gatshëm të shkelë me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, ligjet e vendit por dhe konventat ndërkombëtare, vetëm që të mbrojë interesat e atyre me të cilët cakton se 1 km rrugë kushton 20 milion euro.

Dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre është një akt i pastër në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Këtë nuk e thonë më vetëm banorët e Unazës së Re, nuk e thotë më vetëm Partia Demokratike, por edhe Kombet e Bashkuara, organizata ndërkombëtare që është ngritur për të mbrojtur liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor.

Në një studim të publikuar së fundmi për banesat sociale, PNUD, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, pohon se “dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre” është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.”

Ky është parim që e njeh çdo qeveri demokratike, përveç qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, i cili kërkon të dëbojë nga shtëpitë pa dëmshpërblim rreth 2 mijë qytetarë për t’i hapur rrugë projektit korruptiv të Unazës, ku 1 km rrugë kushton 20 milion euro.

Edi Rama kërkon të shkelë parimin e Kombeve të Bashkuara për dëbimin duke dëbuar me dhunë qytetarët nga shtëpitë e tyre, pa tentuar të provojë as vlerën më bazike ne një shoqëri perëndimore- DIALOGUN.

Banorët e Unazës së Re kanë një vit që kërkojnë dialog me qeverinë, por EDI RAMA i refuzon, i përbuz, i kërcënon dhe i burgos.

Në studimin e kryer, PNUD është krejtësisht i qartë kur tregon rrugën sesi duhet të zgjidhen mosmarrëveshje të njëjta me ato të banorëve të Unazës së Re.

Ligji ndërkombëtar i të drejtave të njeriut u kërkon qeverive që të hulumtojnë çdo alternative të mundshme përpara se të kryhet dëbimi, duke e konsideruar këtë si rrugë  që shmang dhunën dhe përplasjen. Edi Rama refuzon të shohë alternativat, refuzon të dëgjojë banorët e Unazës së Re, sepse qëllimi kryesor është vjedhja me projektin e Unazës.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të mos provokojë dhunë ndaj banorëve të Unazës së Re që janë në të drejtën e tyre legjitime për të mbrojtur shtëpitë nga shkatërrimi pa asnjë dëmshpërblim të drektë.

Partia Demokratike dënon çdo alt që shkelin të drejtat e njeriut dhe i kërkon qeverisë të zbatojë me përpikmëri ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare.

Dialogu me banorët e Unazës së Re është e vetmja rrugë që zgjidh këtë problematikë, shmang konfliktin, përplasjen dhe dhunën e padëshiruar!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Një përgjigje për Mero Bazen dhe Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, CNA.al publikoi një material investigativ, i cili tregonte se ish-politikani, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi ka një pronë në Korçë, me vlerë mjaft të konsiderueshme.

Ben Blushi ka marrë marrë rreth 140 metër katëror në katin e parë të një godine në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes, me një çmim mesatar në atë zonë që nuk shkon kurrësesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake. Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror. ( Lexo këtu)

Po ashtu, prej ditësh CNA.al ka publikuar një sërë materialesh të tjera investigative, ku tregohen lidhjet media-politikë-ligarkë, dhe ku del i përfshirë Ben Blushi. Linqet e shkrimeve të plota mund t’i lexoni më poshtë.

Por, pas këtyre investigimeve që CNA.al ka publikuar prej disa ditësh, mesa duket Ben Blushi po tenton të gjejë një “komardare shpëtimi”, duke tentuar të thotë se këto shkrime janë nga Sandri apo nga Berisha.

Për këtë sot është përdorur edhe gazetari Mero Baze, i cili në një shkrim të publikuar në median e tij sot, shkruan se “Frangaj hedh në sulm Berishën, kundër Blushit”.

Por, ka edhe një tjetër detaj, të cilin nëse Mero nuk e di ia kujtojmë ne. Shkrimin për 500 milionshin e ka nxjerrë CNA.al, i pari dhe po ashtu kemi publikuar edhe disa shkrime të tjera, të cilat mund ti lexoni më poshtë.

Ky është një investigim që do të vazhdojë dhe në ditët në vijim do të nxjerrim edhe të tjera materiale.

LEXO EDHE:  Çadra s’të bën deputet

LEXO EDHE:  Rama në mallkimin e një vajze të re që humbi motrën

Mero bën mirë të mësojë që Berisha ka reaguar, pas denoncimit nga CNA.al. Berisha ka reaguar sepse ne po themi të vërtetat e korrupsionit në media dhe në politikë. Për pasuritë dhe transaksionet prej miliona dollarë.

Në qoftë se Mero nuk e di, e rekomandojmë të lexojë shkrimet tona, të cilat i kopjon dhe nuk na citon.

Duke ngrënë drekë me Ben Blushin nuk na ndalon dhe as nuk na intimidon dot.

Nesër do të ketë të tjera prova edhe për Meron, edhe për Blushin, edhe për Sandrin edhe për doktorin. Që megjithëse është i veçantë për ne, Mero bën mirë të lexojë CNA.al për të kuptuar se kush është Luli dhe shokët e tij.

Kërkojnë të gjejnë shpëtim, por e vërteta është e vërtetë dhe kjo dosje do të përfundojë në SPAK, kjo nuk ka asnjë diskutim.

Në qoftë se SPAK nuk do të hapë hetimet, do të jemi ne media e parë në Shqipëri që do të çojmë një dosje të plotë investigative, ku do të tregojmë me fakte dhe prova konkrete pasuritë, milionat e dollarëve, dhe gjithçka tjetër ndodh mes medias, qeverisë dhe politikës.

I rekomandojmë Meros dhe Blushit, që të dy të marrin deklaratat e pasurisë së këtij të fundit, ta lexojnë fillim e mbarim se nga një gazetar dhe politikan është kthyer në një oligark./ CNA.al

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

 

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mosçelja e negociatave/ Rama në Konferencën e Donatorëve: Ishte tërmet politik

Publikuar

-

Nga

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e donatorëve në Bruksel, kryeministri Edi Rama deklaroi se moshapja e negociatave ishte një tërmet politik për Shqipërinë.

Rama theksoi se Shqipëria bëri gjithçka që BE kërkoi për të hapur negociatat, dhe sërish vendi ynë ka shpresa për të ardhme më të mirë.

“Ne kemi nevojë për grante për të rregulluar banesat e banorëve që iu janë shembur shtëpitë. Ndihma që iu kërkojmë është përtej ndihmës financiare. Na duhen 1 miliardë euro. Në nëntor tërmeti na tronditi. Vërtetë u tronditëm sikur na ishte marrë fryma. Ne u ndjemë të pafuqishëm përpara fuqisë së Zotit apo natyrës. Edhe pse të goditur, ne jemi plot shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ne kemi pasur tërmet fizik dhe politik e na duhet të përballemi me to.
Moscelja e negociatave ishte për ne një tërmet politik. Ne bëmë gjithçka u kërkua dhe në fund na u tha ‘jo’”. Ne patëm tërmet politik, por kemi shpresa për një ardhmëri më të mirë. Ne mund të jemi të vegjël, por kemi zemër të madhe. Ju jeni miqtë tanë të nderit. Faleminderit që na dëgjoni e faleminderit për mbështetjen. Zoti iu bekoftë ju dhe shtetet tuaja”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju lutem na ndihmoni”/ Rama në konferencën e donatorëve: Flamuri shqiptar të zëvendësojë atë britanik

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në konferencën e donatorëve për Shqipërinë në Bruksel.

Rama nisi fjalën e tij më fjalën “faleminderit” thënë në gjuhë të ndryshme në shenjë mirënjohje për vendet që ndihmuan vendin tonë pas tërmetit të 26 nentorit.

Kryeministri kërkoi ndihmë dhe mbështetje të mëtejshme pë rimëkëmbjen e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se do ishte i lumtur nëse Shqipëria do të zëvendësonte flamurin e Britanisë të Madhe në BE.

“Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së Komisionit Eropian, po ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimëkëmbeni, nga goditja e pamëshirme që na goditi. Na treguat prej momentit të parë, frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë, për të çuar para paqen e prosperitetin. Ju patët vetë tërmetin tuaj me Brexit, dhe isha kaq i trishtë, dhe sa çudi ishte unë nga një vend i vogël, kërkojmë të hyjmë në BE, ndërsa Britania një vend i madh del jashtë. Do isha i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej të zëvendësojë flamurin britanik, por nuk do ta bëj këtë. Sic ndodh një këngë e John Lenon ‘Jeta të ndodh’, ndërsa bën plane të tjera. në fakt ishim të zënë me plane, por toka u trondit e prej atij momenti gjithçka është përqëndruar te ai moment. Ndjehem kaq mirë të zbulonim se nuk ishim të vetëm, kishim kaq shumë miq, që ishin me ne për të shpëtuar jetë, për të vlerësuar dëme e tashmë në përpjekje për të ndërtuar shtigje të reja. Faleminderit miq nga Turqia, nga SHBA, miq në Azi të gatshëm të ndihmoni në këtë konference.” u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE