Connect with Us

Basha përkujton 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: Ditë refleksioni kundër autokracisë

Politikë

Basha përkujton 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: Ditë refleksioni kundër autokracisë

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Në një postim në rrjetet sociale ndër të tjera Basha shkruan se rënia e kjo është një ditë refleksioni dhe përbashkimi kundër autokracisë, populizmit e racizmit.

“Në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, fatkeqësisht shqiptarët po kuptojnë e po provojnë përditë se muret nuk janë vetëm fizike. Muret e reja të izolimit janë edhe më të vështirat për t’u shembur. Shqiptarëve dhe Shqipërisë rrezikojnë tu ngrihen mure prej keqqeverisjes, e cila ka rrënuar themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira, ka zëvendësuar Sundimin e Ligjit me sundimin e njëshit, ka shënuar rekorde të turpshme me vjedhjen, korruosionin dhe krizën ekonomike dhe që për eksport të vetëm me botën perëndimore, ka krimin dhe emigracionin.” shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

30 vjet më parë, shqiptarët kthyen sytë me shpresë nga Gjermania, atje ku në pjesën e saj lindore po ndodhte realizimi i një ëndrre, shembja e murit që ndante Berlinin, rënia e diktaturës. Komunizmi po shpallte edhe formalisht falimentimin dhe po i dorëzohej revoltës së gjermanëve, të cilët kërkonin liri, demokraci dhe bashkim. Ngjarjet e Gjermanisë nuk ishin vetëm histori për shqiptarët. Ata gjetën tek rënia e Murit të Berlinit aleatin e tyre më të madh, shpresën se ndryshimi po vinte, edhe më shpejt sesa shpresonin më optimistët.

Brenda 12 muajve, kombi gjerman rrëzoi Murin e Berlinit, simbol të diktaturës e të ndarjes që gjatë 28 viteve të ekzistencës së vet përçudnuese, ishte shndërruar në varrin e mbi 200 disidentëve, të vrarë në përpjeke për të ikur nga ferri lindor e për të kaluar në anën e demokracisë.

Në të njëjtin hark kohor, inteligjencia në Shqipëri ngriti zërin e saj, qytetarët sulmuan klonet që rrethonin shtetin në të gjithë hapësirën e tij dhe shoqëria jonë pagoi një tribut të rëndë, me vrasjet në kufi të dhjetëra të rinjve, nga Shkodra në Sarandë.

Nën shembullin e përpjekjes gjermane dhe me shembjen e Murit të Berlinit si metafora e shpresës, pas 5 dekadash diktature, shqiptarët i dhanë jetë Lëvizjes “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, një revolucion paqësor që shembi regjimin më gjakatar të përtej Perdes së Hekurt.

Bashkë me këtë Lëvizje lindi Partia Demokratike, e para në këtë pjesë të ish-botës komuniste që aplikoi për anëtarësimin e vendit në aleancën e kombeve të lira, në NATO. Ajo i mishëroi idealet mbi të cilat u ngjiz edhe lëvizja që shembi Murin e Berlinit, me nisma që e drejtuan Shqipërinë drejt hapësirës euroatlantike dhe mbështetën ngritjen e ekonomisë së lirë të tregut.

Në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, fatkeqësisht shqiptarët po kuptojnë e po provojnë përditë se muret nuk janë vetëm fizike. Muret e reja të izolimit janë edhe më të vështirat për t’u shembur. Shqiptarëve dhe Shqipërisë rrezikojnë tu ngrihen mure prej keqqeverisjes, e cila ka rrënuar themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira, ka zëvendësuar Sundimin e Ligjit me sundimin e njëshit, ka shënuar rekorde të turpshme me vjedhjen, korruosionin dhe krizën ekonomike dhe që për eksport të vetëm me botën perëndimore, ka krimin dhe emigracionin.

Kjo klikë që u ka mohuar shqiptarëve edhe të drejtën e votës po e largon vendin nga gjiri i familjes perëndimore dhe drejt hapësirave të tjera, ku vota nuk njihet e ku klikat kthehen në autokraci të korruptuara. Në 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, regjimi kleptokrat shkumëzon kundër Perëndimit dhe sheh ëndrra me aleanca autokratike orientale.

Por shqiptarët nuk e kanë ndjekur e nuk e ndjekin pas turravrapin e tij oriental. Idealet që shembën Murin e turpit në Berlin janë idealet e demokracisë dhe të votës së lirë. Edhe sot, rinia dhe inteligjencia shqiptare janë bashkë me lidershipin europian, i cili në 30 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, e ka 9 nëntorin një ditë refleksioni, një ditë përbashkimi kundër autokracisë, kleptokracisë, populizmit e racizmit.

Këto ideale i ndan edhe shoqëria shqiptare, prandaj 9 nëntori i shqiptarëve është dita e rinovimit të zotimit kombëtar “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa”. Është dita e evokimit të ëndrrës, shpresës dhe qëllimit për një Shqipëri ku çdo shqiptar të zgjedhë të jetojë me liri, mundësi, dinjitet dhe mirëqenie të garantuar.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi në Bruksel/ Cakaj: Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj për mbrojtjen e sigurisë së përbashkët”, kështu është shprehur Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj gjatë një takimi në Bruksel, me Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate të NATO-s.

“Në 70-vjetorin e formimit të Aleancës Atlantike dhe në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj në kuadrin e përpjekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët”, ka deklaruar Cakaj.

Cakaj po ashtu, ka komentuar rritjen e buxhetit për mbrojtjen nga ana e qeverisë shqiptare. Sipas ministrit në detyrë vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në zbatim të angazhimeve të Samitit të Uellsit, Varshavës dhe Brukselit për arritjen e objektivave në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2% deri në vitin 2024.

LEXO EDHE:  Mediat e Ramës “i presin” kokën Niko Peleshit

Kujtojmë se takimi i sotëm është zhvilluar në kuadër të parapërgatitjes për takimin e rëndësishëm mes krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që do të zhvillohet në Londër, më 3-4 dhjetor të këtij viti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë!”/ Dylgjeri ironizon taksën e re “made in” Veliaj

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Dylgjeri

Tu priten majat!

Në Anglinë e fundshekullit të 18 prodhimi ekonomik po rritej në përmasa të mëdha. Shkëmbimet tregtare, dhe të ardhurat nga vendet koloniale e kishin rritur nivelin e jetesës kudo.(skishin filluar ende PPP-të). Fshati dhe prodhimet bujqësore kishin pasuruar feudalët. Në shumë raste të ardhurat e tyre ia kalonin edhe princeve te oborrit mbreteror londinez. Shpenzimet per luks e qef nuk kishin llogari. Djemte e feudaleve sipas zakonit zbrisnin ne fundjave ne Londer shkonin per te festuar ne party ne Oborrin e Mbretit. Kerkonin e benin edhe sherbime plus. Shkembeheshin e njiheshin edhe me vajzat e oborrit. Njohjet sollen lidhje martesore. Por keto lidhje ishin te papranueshme e te palejueshme per gjakun mbreteror! Jo se Londra po mbipopullohej apo skish mundesi sherbimesh e trafiku, por, djemte e fshatareve po u merrnin çupat e Oborrit. Po perzihej gjaku!
Mbreteria u vu ne alarm. Duhej frenuar! Duhej ndaluar shpejt! Duhej vepruar.
Atehere, si ta pengojme?Mendjet e ndritura te keshilltareve u vune ne levizje e i propozuan Mbretit: Ligj…
Pranohen te qarkullojne ne Londer e te hyne edhe ne Oborrin mbreteror djemte nga fshati, por te porta e madhe e Oborrit tu priten majat e kepuceve. Ishte moda e kepuceve me maja perpjete qe si fillim i mbathen vetem princerit…
Mu kujtua sot kjo histori kur degjova Kryebashkiakun Velija sot ne nje komision parlamentar qe:
paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë

LEXO EDHE:  Pas G.D.-së, edhe Salianji kërkon lista të hapura

Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.
Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.
Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Në fund duke i kujtuar Ligjin e Mbretërisë Londineze, do Ti thoja Kryetarit që kjo tarifë duhet të fillojë nga Ty,
Ti je i ardhur, ose Të priten majat!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me Metën/ Kume zbardh detajet: Thirrje për një reformë të thellë legjislative

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume ka reaguar pas takimit me Presidentin Ilir Meta mbrëmjen e sotme referuar Reformës Zgjedhore.

Kume iu bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe jo politikë, stafeve akademike për tu bashkuar në realizimin e një reforme të thellë legjislative. Sipas konstitucionalistit, kjo është e vetmja mënyrë për krijimin e shtratit për një demokraci funksionale.

“E gjeta të përshtatshëm që unë e kam paraqitur për opinionin dhe klasën politike, ia paraqita dhe presidentit. Është thirrje për aktorët politike e jo politikë, stafet akademike teknicienë për t’u bërë të gjithë bashkë për të realizuar reformën e thellë legjislative që nes beht si produkt gjithëpërfshirës të krijojë shtratin për demokracinë funksionale te ne.

LEXO EDHE:  Mediat e Ramës “i presin” kokën Niko Peleshit

Ajo që kemi kërkuar konvenon me atë që Presidenti parashtroi para nesh, që jemi këtu bashkë për të shkëmbyer mendime për atë që po ndodh me zbatimin e legjislacionit për Reformën në Drejtësi e gjykatën kushtetuese dhe jo vetëm për këtë”, ka thënë ndër të tjera Kume./CNA.al

LEXO TE PLOTE