Connect with Us

“Aromë pazaresh”/ Çfarë paralajmëron Kreshnik Spahiu

Politikë

“Aromë pazaresh”/ Çfarë paralajmëron Kreshnik Spahiu

Publikuar

-

Ish kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar përmes një poezie situatën politike në vend.

Spahiu ka cekur disa nga cështjet më të nxehta aktuale, si sistemi i drejtësisë, lobimin rus, zgjedhjet e 30 qershorit, shkarkimin e Metës, protestat etj.

Ndërsa e ka përmbledhur të gjithën këtë në “Aromë pazaresh” , ndoshta duke dashur të paralajmërojë një tjetër marrëveshje Rama-Basha.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngërçi për Kushtetuesen/ Bojaxhi: Rama dhe Meta shohin interesin personal, nuk besoj në parimet e tyre

Publikuar

-

Nga

“Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë gjithçka po e bëjnë për shkak të qëllimeve të tyre politike”, kështu është shprehur Gjergji Bojaxhi, teksa komenton ngërcin institucional me përplasjen midis presidentit Meta dhe qeverisë për Kushtetuesen.

Sipas Bojaxhiut, “Rama dhe Meta janë dy njerëz që në gjithë historikun e tyre politik kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qyetarëve, por personal.”

“Meta është ai plaku më bllok në dorë që kanë parë me zë e figurë duke bërë llogaritë e korrupsionit. Nga ana tjetër kemi kryeminstrin që drejton korrupsionin dhe nepotizmin të dukshëm.

LEXO EDHE:  Lobimi rus/ Imeraj llogari dy prokurorëve që “shpëtuan” Bashën: Vendim nul, keni 3 ditë kohë

Po bëhet fjalë për njerëz që në historikun e tyre dhe në drejtimin politik të vendit kanë treguar që edhe nëse mbajnë qëndrime parimore e kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Bëhet fjalë për politikanë që janë shkaktarë që vendi është nën këtë situatë dhe shkaktarë për këtë sistem drejtësie.

Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë mendoj që motivet e tyre janë në interes të tyre thellësisht politike duan të dalin përtej gardhit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në burg apo në Presidencë?/ Avokat Ngjela tregon kush e shpëton Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që në diskutimin e bërë në nisje të emisionit “Real Story”, të mbrëmjes së sotme, Spartak Ngjela, ka vlerësuar me bindje dhe argumenta juridik fatin e keq të presidentit Ilir Meta, më tej ka dhenë dhe alternativën e kundërt. Atë të shpëtimit të tij nga burgosja. Në burg apo në presidencë deri në fund të mandatit? Kjo ka qenë pyetja të cilës Ngjela i është përgjigjur:

“Shpëtimin e Ilir Metës e ka në dorë OMN-ja. Ata që po e bëjnë drejtësinë e re dhe që do shpëtojnë fatin euroatlantik të Shqipërisë do shpëtojnë ose jo dhe Ilir Metën. Kjo varet nga vendimi që ata do të marrin. Do vendosin ta burgosin apo ta lenë jashtë, këtë nuk e dimë, presim ta shohim. Për mua si jurist e përsëris, Presidenti po shkon drejt penalizimit, pra drejt burgut. Do ta lejojnë këtë apo jo ata që po menaxhojnë Reformën në Drejtësi e dinë”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Gjekmarkaj: Beteja e Ilir Metës përkon me interesin e publikut

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkaj është pjesë e emisionit “Real Story”, ku temë e diskutimit është presidenti Ilir Meta dhe beteja e tij “në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesave të popullit”.

Ndërkohë që avokat, Spartak Ngjela, e ka vlerësuar të mjerë pozicionin në të cilin e ka futur institucionin e lartë të shtetit Ilir Meta, duke paralajmëruar si fund burgimin e Presidentit, vlerësimi i analistit Gjekmarkaj ka qenë diametralisht i kundërt.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Basha kërkoi takim vetëm me Metën

“Beteja që Ilir Meta po bën përkon dhe me interesin e publikut. Interesi i publikut është që të mos kapet drejtësia”, ka artikuluar analisti Gjakmarkaj./CNA.a

LEXO TE PLOTE