Connect with Us

“5 pyetje për ju dhe kryetarin”/ Diana Ziu letër publike Ramës, si u zhvatën 400 milion lekë fonde

Politikë

“5 pyetje për ju dhe kryetarin”/ Diana Ziu letër publike Ramës, si u zhvatën 400 milion lekë fonde

Publikuar

-

Kompozitorja e njohur Diana Ziu vijon akuzat në drejtim të Vera Grabockës dhe Zhani Cikos, ndërsa ditën e sotme i ka drejtuar edhe një letër publike kryeministrit Edi Rama .

Në letrën e publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale, Diana Ziu shkruan se “Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.

Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.”

Më tej, kompozitorja e njohur nuk nguron të flasë me emra, ndërsa thekson se “Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja : Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart !”.

Gjithashtu ajo ngre pyetjen, se “Ky e gjejne ate force mbeshtetese qe duhet per te bere si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milon lek fonde, e me e renda, me vete krimtarine kombetare.”.
Në postimin e saj, Diana Ziu po ashtu i drejton edhe 5 pyetje publike Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, nga i cili varet TVSH-ja.

Postimi i plotë:
Leter e hapur z. Edi Rama .
z. Kryeminister, ndoshta gabohem kur mendoj se zerat publike kane ende impakt ne shoqerine tone, por po e bej dhe nje perpjekje.

Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.
Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.

Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja :

Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart !
Kush valle i perkrah kaq shume?

Ky e gjejne ate force mbeshtetese qe duhet per te bere si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milon lek fonde, e me e renda, me vete krimtarine kombetare.

z. Kryeminister, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” per kete kategori kuadrosht te realizmit socialist, te cilet mendojne ende se boll te jesh ne rregull me partine, pa ne djall te tjerat.
Ajo qe me shqeteson me shume sot si intelektuale dhe krijuese, nuk jane dy shoket per te cilet gjithe vendi ka nje jave qe gumezhin per abuzimin me pushtetin dhe fondet, por per modelin qe ata kane krijuar, dhe mirembajne pa j’u hyre gjemb ne kembe,

Pa folur per marrjen e fymes qe i bejne dhjetra e dhjetra regjizoreve dhe artisteve re rinj, te cilet nen ombrellen e shokeve ne fjale nuk kane asnje mundesi pervec se te ikin, e te ikin nga syte kembet madje.

5 pyetje publike per ju dhe kryetarin e kuvendit nga i cili varet TVSH-ja

1. Pse nuk ka nje ekip kontrolli per procedurat e konkurimit, te shkelura me fakte publike
2. Si mund te mos kete as rregullore te miratuar as nje keshill artistik per nje aktivitet qe menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike.
3. Si jane shpallur kenge fituese, materiale te cilat nuk jane shkruar apo perfunduar ende dhe sot.
4. Si eshte e munduur qe mekanizmat per transparencen dhe luften kunder korrupsionit vetem ne festivalin e RTSH nuk nderhyjne dot?
5. A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i KRIJUESIT…!
Me respekt
Diana Ziu/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mungoi gjatë inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar/ Meta thumbon Ramën

Publikuar

-

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në stadium, presidenti Ilir Meta mesaduket ka zgjedhur ta ndjekë nga shtëpia super sfidën Shqipëri-Francë.

Meta ka postuar pak më parë  në rrjetet sociale një foto nga shtëpia me macen e tij “Sashën”.

“Me Sashën duke shpresuar!”, shkruan Meta. Sic duket me këtë foto Meta, ka dashur të ironizojë shefin e qeverisë, Ramën i cili u përball me thirrjet në kor të tifozëve kundër tij “Rama ik”./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Rama citon regjisorin e njohur/ Duhet një godinë e re në vend të gërmadhës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Tifozët i prishin festën kryeministrit/ Reagon Vasili: Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”

Publikuar

-

Nga

Britmat e tifozëve të kombëtares kundër kryeministrit Rama gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë mbremjen e sotme, kanë sjellë reagime nga ana e opozitës.

Pas ish kryeministrit Berisha, për këtë ngjarje të sikletshme për kreun e qeverisë Edi Rama, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa poston një video të tifozëve që brohorasin “Rama ik! Rama ik!”, Vasili shkruan: “Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”. Kryeministri Fake tifoz”.

LEXO EDHE:  Arsimi në situatë alarmante/ Akuza të forta Nikollës dhe Ramës

Kujtojmë se, kreu i qeverisë së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, dhe djalin, Zaho, kanë vendosur të bëjnë tifo për kombëtaren duke e ndjekur nga afër ndeshjen, në stadiumin e ri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzon të ndjek kombëtaren live/ Lleshaj dërgon një person special në stadium: Respekte për sakrificën

Publikuar

-

Nga

sandër lleshaj

Përveç  tifozëve, një interes të veçant për ndeshjen e sotme të kombëtares kundër Francës, në stadiumin e ri “Air Albania”, ka treguar edhe nga politika. Të ftuar për të ndjekur ndeshjen në tribunat VIP, një pjesë e madhe e qeveritarëve, ndër të cilët edhe kryeministri Rama, kanë qenë të pranishëm.

Mirëpo, i ftuar për të ndjekur ndeshjen Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka vendosur të mos marrë pjesë, por në vend të tij të dërgojë efektiven e Policisë, Ina Nuka, e cila mbeti e dëmtuar në një nga protestat e opozitës para Kuvendit.

LEXO EDHE:  Zbulohen lidhjet e “baronit të drogës” me zyrtarë të lartë të PS

Lajmin e bën me dije vetë ministri Lleshaj, ku përmes një njoftimi në rrjetet sociale shkruan se ky gjest ishte në shenjë respekti për sakrificën e saj si punonjëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE