Connect with Us

30 vite nga rënia e Murit të Berlinit!/ Monika Kryemadhi “skanon” zhvillimet e 3 dekadave

Politikë

30 vite nga rënia e Murit të Berlinit!/ Monika Kryemadhi “skanon” zhvillimet e 3 dekadave

Publikuar

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, teksa ka  “skanuar” ngjarjet përmes së cilave ka kaluar Shqipëria.

Sipas Kryemadhit, edhe pse kanë kaluar 30 vite nga rënia e murit të Berlinit, Shqipëria vijon të mbetet pothuajse në të njëjtin stad ashtu siç ishte gjatë tri dekadave më parë.

Reagimi i plotë

SHQIPËRIA 30 VITE PAS RËNIES SË MURIT TË BERLINIT

Tridhjetë vite më parë ra Muri i Berlinit. Flladi i lirisë dhe drita e shpresës filluan të përshkonin të gjithë ata vende, ku mbi dyzet vite mbizotëronin diktaturat komuniste. Ishte koha ku rinia po ngrihej kundër diktaturave, në protesta madhështore, duke kërkuar ndryshimin e sistemit diktatorial dhe vendosjen e demokracisë.

Ata kërkonin të zëvendësonin votimet pa kandidatë të komunizmit, me zgjedhjet e lira, ku gara elektorale të garantohej nga ligji dhe vullneti i qytetarëve dhe jo nga pushteti dhe dhuna, apo nga intimidimi i zgjedhësve nëpërmjet levave të pushtetit. Ku fati i qeverisjes të ishte pronë e qytetarëve dhe jo qytetarët dhe fati i tyre të ishin pronë e autokratëve.

Ata donin një drejtësi të barabartë për të gjithë, jo një sistem drejtësie që godiste kundërshtarët politikë nëpërmjet makinacionesh dhe falsifikimesh, ndërsa autokratët dhe shërbëtorët e tyre ishin të garantuar, që nuk do të gjykoheshin për krimet e tyre. Ishte një kohë, kur rinia kërkonte një treg të lirë, mundësi të barabarta për të gjithë në arsim, punësim dhe kujdes shëndetësor.

Ata kërkonin që komunizmi dhe praktikat e tij të luftës së klasave të merrnin fund njëherë e përgjithmonë. Ata donin që mediat të ishin të pavarura dhe jo nën kontrollin e plotë të pushtetit dhe të përdoreshin si “top” për kundërshtarët politikë. Ata kërkonin të garantohej fjala e lirë dhe jo të dënoheshin dhe burgoseshin për të.

Ishin vetë të rinjtë, qytetarët, intelektualët, disidentët e kombeve, që sollën ndryshimin. Ashtu siç deklaroi ish presidenti amerikan, George H. Ë. Bush, në Berlin me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të kësaj ngjarjeje historike: “Ngjarjet historike, për të cilat jemi mbledhur t’i shënojmë këtu, nuk u vunë në veprim në Bon, Moskë apo në Uashington, por ato ishin mbi të gjitha në zemrat dhe mendjet e njerëzve, të atyre që për një kohë të gjatë iu ishin mohuar të drejtat e dhëna nga Zoti”. Sot tridhjetë vite pas rënies së Murit të Berlinit, Shqipëria fatkeqësisht gjendet thuajse në të njëjtin stad.

Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të vitit 2017, ishin një rrënim për demokracinë. Ato u kthyen në shfaqjen më të turpshme të pushtetit. Dhuna shetërore, policia e angazhuar krah pushtetit, kërcënimet, frikësimet dhe intimidimet e zgjedhësve, iu shtua edhe bashkëpunimi i grupeve të krimit të organizuar dhe angazhimi total i oligarkëve në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Ndërsa zgjedhjet lokale të vitit 2019 patën një “hop” cilësor. Ato u zhvilluan pa opozitën. Të tilla zgjedhje me opozitë të emëruar, as Ramiz Alia nuk i zhvilloi, në shkurt të 1991. Përkundrazi i shtyu, me gati dy muaj, për të mundësuar pjesmarrjen e opozitës reale.

LEXO EDHE:  Rivlerësimi i përvojave e thellon ribashkimin e Gjermanisë

Sot zgjedhjet në Shqipëri janë në kushte edhe më të vështira për opozitën, se në 1991!

Drejtësi të barabartë për të gjithë?!

Ne kemi nevojë për një sistem drejtësie të pakapur. Anëtarët e saj duhet të jenë kredibël. Dy standardet e përdorura nga organet e vetingut janë të dukshme. Ne kemi nevojë për besim te sistemi, i cili duhet të ngrihet mbi barazinë dhe jo mbi pabarazinë e gjykimit.

Prokuroria nuk duhet të jetë një lodër në duart e pushtetit dhe të politikës. Që arreston dhe hap çështje penale për qytetarët, që protestojnë për të drejtat e tyre, si në rastin e Unazës së Re, ndërsa qeveritarët e korruptuar, shijojnë purot dhe verat e shtrenjta nën shoqërinë e oligarkëve.

Tregu i lirë dhe gara e barabartë e biznesve është kthyer në një përrallë, këto vitet e “shkëlqimit” të PPP-ve pa garë dhe super korruptive, të rrugëve, të shëndetësisë apo të incineratorëve. Mbi 1 miliard euro nga taksapaguesit shqiptarë shkojnë në një dorë oligarkësh të lidhur ngushtë me pushtetin.Mbi 60% e tenderave zhvillohet pa garues, pa konkurrencë. Ato i rrëmbejnë firmat e oborrit kryeministror apo të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Si në rastin skandaloz të firmës Fusha me ligjin antikushtetues të “Teatrit”. Një njollë e madhe turpi, mbi fytyrën e Ramës dhe Veliajt.

Fjala e lirë dhe media e pavarur janë më të rrezikuara se asnjëherë më pare, në këto tridhjetë vite tranzicion. Televizionet kombëtare janë kthyer në shërbëtorë të paturpë të pushtetit. Mediat e tjera vizive janë nën kërcënimin e vazhdueshëm si “miqësor” të anturazhit të Ramës, ashtu dhe tatimeve apo inspektoriateve të tjera të qeverisë. Lufta më e egër, që sot zhvillojnë rilindasit është ajo ndaj mediave të pakapura dhe të pavaruara.

Demokracia false është më e rrezikshme se diktatura. Sot Shqipëria i “përmbush” të gjitha kriteret për të qenë e tillë.

Ndaj si opozitë e bashkuar, por edhe si qytetarë të këtij vendi, na lind si detyrë parësore garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Vetëm përmes tyre, ne do të garantojmë ndryshimin e këtij sistemi të demokracisë false. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të garantojmë një shtet ku qytetari është i pari.

Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do garantohet liria ekonomike dhe barazia e tregut. Vetëm përmes fuqisë së votës së lirë do të garantojmë edhe lirinë e mediave dhe garantimin e fjalës së lirë. Vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta do i bëjmë të gjithë qytetarët shqiptarë, ta ndjejnë veten në Zot në shtëpinë e tyre, në Shqipëri./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Parat e krimit i kalojnë Policisë”/ Deklarata e fortë e ministrit Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Marrë shkas situatën në të cilën ndodhet policia, për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, e vetmja gjë që mund t’i jap më tepër terren asaj në luftën kundër krimit është ndryshimi i legjislacionit.

Sipas ministrit Lleshaj, me ndryshimet e reja ligjore, do t’i jepen më shumë atribute për sa i përket sekuestrimeve, kontrolleve të banesave apo dhe përgjimeve.

Ministri deklaron se po ashtu, rreth 70 milionë euro të sekuestruara të krimit gjatë operacioneve të policisë, do të vihen në funksion të kësaj të fundit për të krijuar kapacitetet e nevojshme.

“Ne po ndryshojmë rrënjësisht legjislacionin që mundësitë e policisë për të sekuestruar të jenë shumë më të larta. Po pajisim policinë me kompetenca ë fushën e sekuestrimit, përgjimit, fushën e vendndodhjes. Po i japim kompetenca të mëdha në fushën e përdorimit të aseteve se është puna e financimit. Janë sekuestruar po them 70 milionë euro tashmë po bëhen lëvizje ligjore që një pjesë e madhe të parave të sekuestruara t’i kalojnë policisë për të krijuar kapacitete”, tha ministri Lleshaj.

LEXO EDHE:  Veliaj, kundërshtar apo zagar i Ramës?!

LEXO EDHE:  Foto-Dasma e Xhensilës shuan armiqësitë/ Erion Veliaj dhe Monika Kryemadhi në një valle

Do i jepen atribute shumë më të mëdha policisë. Atribute për përgjim… Legjislacioni që po bëjmë është i konsultuar nga ekspertiza më e mirë evropiane”, tha më tej ministri Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U dend me të ngrena e të pira hoteleve të luksit në Bejrut”/ Taulant Kopliku i nxjerr bojën Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Gazetari Taulant Kopliku i është kundërpërgjigjur “heroizmave” të ministrit Sandër Lleshja për shpëtimin e Alvin Berishës.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ministri Lleshja ka vetëmarrë meritat duke u shprehur se shpëtimi i Alvinit ishte iniciativë e shtetit shqiptarë ndërsa prezencën e tij atje e justofikoi se ishte për të mbështetur oficerët e tij.

Por pas këtyre deklaratave, gazetari Kopliku nuk e ka kursyer Lleshajn duket i nxjerrë të palarat e qëndrimit në Bejrut.

“Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.
Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.
Vetem dy gjera te vogla do te thoja.
Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.
Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.
Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.
Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.

LEXO EDHE:  Veliaj, kundërshtar apo zagar i Ramës?!

LEXO EDHE:  Po akuzon burrin tënd!/Kryemadhi ia kthen Bushatit: E kam akuzuar më shumë se ti!

Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.” Shkruan Kopliku në reagimin e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kthimi i Alvinit në shtëpi/ Gazetarët italian rrëfejnë historinë

Publikuar

-

Nga

Grupi i emisionit “Open” udhëtoi drejt Italisë për të takuar Alvinin dhe familjen e tij. Përpara takimin me familjen e 11 vjeçarit “Open” takoi gazetarët e emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët e bënë të madhe këtë histori.

“Jemi përlotur të gjithë. Kush nuk qan nga ajo që pamë atje. Ishte shumë e vështirë sepse duhet të dimë se ai vend është akoma në luftë”- tha Osvaldo, njeri nga gazetarët e “Le Iene”, i intervistuar nga  “Open”.

“Ju keni një jetë që jeni gazetar. Si ishte për ju kjo histori?”, e pyeti atë moderatorja e Eni Vasili.

“Historia e Alvinit është si një tatuazh i qetë që ngelet në lëkurë. Kemi parë që ai është ambjetuar menjëherë. Të bashkosh një familje, të shpëtosh një jetë është diçka e madhe”, është përgjigjur Osvaldo.

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/Pas Vasilit reagon Kryemadhi: Tani loja është më e bukur

LEXO EDHE:  Foto-Dasma e Xhensilës shuan armiqësitë/ Erion Veliaj dhe Monika Kryemadhi në një valle

Edhe kolegu i tij, Luigi Pelazza, foli për “Open” lidhur me historinë e Alvin Berishës.

“Kush ka bërë më shumë në misionin e shpëtimit të Alvinit?”, u pyet Pelazza.

“Presioni ndaj qeverisë italiane ka qenë i madh. Një rol të madh ka luajtur ambasadori Italian në Liban, qeveria siriane, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë-Hëna siriane. Edhe qeveria shqiptare ka luajtur rol sepse Alvin është shtetas shqiptar”, tha Pelazza./CNA.al

LEXO TE PLOTE