Connect with Us

Ylli Rakipi tregon se po shkruan një libër për ato që ka parë në 30 vite

Politikë

Ylli Rakipi tregon se po shkruan një libër për ato që ka parë në 30 vite

Publikuar

-

Ylli Rakipi rrëfeu në studion e Provokacijas rrëfeu se ishte duke shkruar një libër për të gjitha ato që ka parë në këto 30 vite dhe sesi pushteti i ka bërë qesharakë si Ramën dhe Berishën.

“Rama nuk mban dot peshën e pushtetit, pesha e pushteteti të vret të bën qesharak. Pesha e të gjithë këtij pushteti të bën qesharak. Edhe Berisha në fare pak vite, pesha e madhe e pushtetit e bëri qesharak. Mbeti vetëm. Luftonte me Don Kishotin. Në ‘97 ra gjithçka kishte rënë ishte krijuar një rrënojë e madhe. Ishte vetëm Sali Shehu në qendër të qytetit me dy autoblinda kalonte nga universiteti tek Presidenca dhe nuk kuptonte kë komandonte. Kishte rënë gjithë shteti”.

Të gjitha këto Rakipi mendon t’i përfshijë në librin e tij.

I pyetur nëse ka bërë mea culpa për ato gjëra që ka bërë pas viteve ’90 ai shprehet se në këtë stad ku ka arritur gazetaria sot është e turpshme të bësh një gjë të tillë, por sipas tij kjo kategori gazetarësh dhe pronarësh i duhen regjimit

LEXO EDHE:  Martesë PS-LSI?/Gazetari: I bie të jetë prostitucion, Rama dështoi

“Ne jemi përpjekur të jetojmë në këto kohë. Vija nga një pjesë e shtypur dhe isha atje ku duhej të isha me idenë që ikën këta dhe duhej të vinim ne…! Sa u përket medias unë besoj që kam ardhur drejt një përmirësimi të dukshëm. Nëse i bashkohesh politikës je kot aty, je një njeri që nuk ke vlera.

Pjesë e jetës sime është ajo që kam shkruajtur. Siç ishim në vitin 1998 me “Koha Jonë”: e fortë për socialistët dhe ne “Albania” por të besh mea culpa duke parë se si kanë hequr mender bre*et sot gazetarët, është e turpshme. Kjo kategori gazetarësh dhe pronarësh i duhen regjimit. Ndryshe regjimi nuk jeton dot”. /abcnews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri e zbulon në Konferencën e Donatorëve/ Kjo është shuma që dhuron Italia për rindërtimin pas tërmetit

Publikuar

-

Nga

Italia i dhuron Shqipërisë 65 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm italian në Konferencën e Donatorëve.

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar.

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi “bën për ujë të ftohtë” Bashën e Berishën/ “Mund t’i biem legenit, por nuk ka vlerë”

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi akuzon Ramën/ Më ka kërcënuar fizikisht

Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konferenca e donatorëve/ Manjani tallet keq me Ramën: As sa PPP e check up nuk e shiti dot këtë tërmet?!

Publikuar

-

Nga

Në Bruksel po zhvillohet Konferenca e Donatorëve ku marrin pjesë mbi 100 vende. Komisioni Europian i dhuroi Shqipërisë 115 milionë euro, për të ndihmuar në faturën e rindërtimit, ndërkohë që dëmet nga tërmeti llogariten 980 milionë euro.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili duke ironizuar kryeministrin Rama, shkruan se as sa PPP  e check up nuk e shiti dot këtë tërmet?!

LEXO EDHE:  Kokëdhima i “mbyll gojën” Rakipit/Më kërko ndjesë publike, ndryshe …!

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi “bën për ujë të ftohtë” Bashën e Berishën/ "Mund t’i biem legenit, por nuk ka vlerë"

“Europa na dha 100 milionë euro për Tërmetin. Qeveria do ende edhe 900 milionë.

As sa PPP e check up nuk e shiti dot këtë tërmet?!”, shkruan Manjani në reagimin e plotë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një përgjigje për Mero Bazen dhe Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, CNA.al publikoi një material investigativ, i cili tregonte se ish-politikani, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi ka një pronë në Korçë, me vlerë mjaft të konsiderueshme.

Ben Blushi ka marrë marrë rreth 140 metër katëror në katin e parë të një godine në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes, me një çmim mesatar në atë zonë që nuk shkon kurrësesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake. Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror. ( Lexo këtu)

Po ashtu, prej ditësh CNA.al ka publikuar një sërë materialesh të tjera investigative, ku tregohen lidhjet media-politikë-ligarkë, dhe ku del i përfshirë Ben Blushi. Linqet e shkrimeve të plota mund t’i lexoni më poshtë.

Por, pas këtyre investigimeve që CNA.al ka publikuar prej disa ditësh, mesa duket Ben Blushi po tenton të gjejë një “komardare shpëtimi”, duke tentuar të thotë se këto shkrime janë nga Sandri apo nga Berisha.

Për këtë sot është përdorur edhe gazetari Mero Baze, i cili në një shkrim të publikuar në median e tij sot, shkruan se “Frangaj hedh në sulm Berishën, kundër Blushit”.

Por, ka edhe një tjetër detaj, të cilin nëse Mero nuk e di ia kujtojmë ne. Shkrimin për 500 milionshin e ka nxjerrë CNA.al, i pari dhe po ashtu kemi publikuar edhe disa shkrime të tjera, të cilat mund ti lexoni më poshtë.

Ky është një investigim që do të vazhdojë dhe në ditët në vijim do të nxjerrim edhe të tjera materiale.

LEXO EDHE:  Lubonja tregon për herë të parë problemin që ka Basha/Ky është ndikimi që ka Berisha te listat

LEXO EDHE:  Përballjet e sotme/ “Lufta” e emisioneve në TV-të shqiptare, për audiencë

Mero bën mirë të mësojë që Berisha ka reaguar, pas denoncimit nga CNA.al. Berisha ka reaguar sepse ne po themi të vërtetat e korrupsionit në media dhe në politikë. Për pasuritë dhe transaksionet prej miliona dollarë.

Në qoftë se Mero nuk e di, e rekomandojmë të lexojë shkrimet tona, të cilat i kopjon dhe nuk na citon.

Duke ngrënë drekë me Ben Blushin nuk na ndalon dhe as nuk na intimidon dot.

Nesër do të ketë të tjera prova edhe për Meron, edhe për Blushin, edhe për Sandrin edhe për doktorin. Që megjithëse është i veçantë për ne, Mero bën mirë të lexojë CNA.al për të kuptuar se kush është Luli dhe shokët e tij.

Kërkojnë të gjejnë shpëtim, por e vërteta është e vërtetë dhe kjo dosje do të përfundojë në SPAK, kjo nuk ka asnjë diskutim.

Në qoftë se SPAK nuk do të hapë hetimet, do të jemi ne media e parë në Shqipëri që do të çojmë një dosje të plotë investigative, ku do të tregojmë me fakte dhe prova konkrete pasuritë, milionat e dollarëve, dhe gjithçka tjetër ndodh mes medias, qeverisë dhe politikës.

I rekomandojmë Meros dhe Blushit, që të dy të marrin deklaratat e pasurisë së këtij të fundit, ta lexojnë fillim e mbarim se nga një gazetar dhe politikan është kthyer në një oligark./ CNA.al

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

 

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

LEXO TE PLOTE