Connect with Us

U morr “i pandehur” nga Prokuroria/ Arben Ristani sqaron pozicionin

Politikë

U morr “i pandehur” nga Prokuroria/ Arben Ristani sqaron pozicionin

Publikuar

-

Ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, është një nga tre zyrtarët e lartë të cilëve Prokuroria u ka komunkuar ditën e sotme marrjen si të pandehur lidhur me çështjen e lobimit në SHBA, të njohur masivisht si lobimi me financime ruse.

I qenë prezent në emisionin “Java” në RTSH, Ristani, i pyetur lidhur me këtë përfshirje, ka mohuar kategorikisht të jetë fajtor, madje ka këmbëngulur se as ai dhe as financieri i akuzuar për po të njejtën gjë nuk janë fajtor.

“Fonde jepen me vendim të Bordit  Financiar të PD-së, që nuk ka varësi nga Sekretari i Përgjithshëm. Bordi është i pavarur në punën e tij. As unë as financier nuk kemi firmosur. Ne nuk i njohim fare Nik Muzinin. Z. Basha po se ka kontratë me të… Janë paguar 25 mijë USD për lobimin, Asnjëri nga sekretarët e PD-së nuk është marrë dhe nuk merren me financat. Fondet kanë dalë nga buxheti i PD-së konform të gjitha rregullave dhe janë ligjore. Unë nuk kam firmosur vendim se nuk kam patur tagër si Sekretar i Përgjithshëm për të diktuar. Jam njohur me këtë praktikë pasi rasti u bë publik dhe PD i dërgoi një letër sqaruese Prokurorisë. Letrën e kam firmosur unë si Sekretar dhe në emër të PD-së   i kërkova të verifikonte rastin konkretisht”, ka sqaruar Ristani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas lëvizjeve të fundit/ Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re Lulzim Basha së fundi ka “ndezur” militantët, me shpresën se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Por ndërkohë që shpreson se do t’i fitojë këto zgjedhje, duket se Basha ka edhe një “as” nën mëngë, që është qeveria hije.

Me dëshirën e madhe që ka për fitore, Lulzim Basha ka bërë shumë premtime për ministra ndaj deputetëve por edhe për të tjerë njerëz pranë tij.

Mësohet se në qeverinë hije të Lulzim Bashës, për postin e ministrit të Brendshëm diskutohet mes Klevis Balliut dhe Ervin Salianjit.

Për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, përflitet Dhurata Çupi dhe Sait Dollapi.

Në ministrinë e Financave pritet të jetë Fatbardha Kadiu dhe Lindita Metaliaj.

Për ministrinë e Mjedisit ka një garë të fortë mes Flamur Nokës dhe Edi Palokës.

Ndërkohë, për ministrinë e jashtme pretendente kryesore është Monika Kryemadhi dhe Klevis Balliu, i cili garon në dy ministri.

LEXO EDHE:  Nis seanca plenare/ Ristani: Po synohet t’i mbyllet goja opozitës

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Ristani kunder Bashës: Duhen demokratizuar partitë

Për ministrinë e Arsimit, përflitet Oriola Pampuri dhe Astrit Veliaj.

Për ministrinë e Bujqësisë, garojnë Endri Hasa ose Nard Ndoka.

Ndërsa ministrinë e Diasporës, Basha do tia lërë aleatit të tij, kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.

Në vend të Spiropalit, ministre për marrëdhëniet me parlemantin, do të jetë Grida Duma.

Ministër i Kulturës, është menduar Enno Bozdo.

Nga ana tjetër Çlirim Gjata dhe Alfred Rushaj garojnë për ministra Drejtësie.

Për ministrinë e Mjedisit, përfliten Ervin Minaroli dhe Kreshnik Çollaku.

Ministre e Çështjeve Sociale, është menduar Fatbardh Kadilli, ndërsa zv.kryeministra do të jenë Desada Metaj dhe Gazmend Bardhi.

Kryetar i Kuvendit, i është premtuar Edmond Spahos, ndërsa Edi Paloka do të jetë kryetar i grupit parlamentar.

Kjo qeveri hije e Lulzim Bashës është menduar, pas lëvizjeve të fundit të tij, për t’u ulur në tryezë me qeverinë, me pretendimin se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Unë luftoj me bishën dhe jo me klyshët”/ Kryemadhi copëton Gjiknurin

Publikuar

-

Nga

Ulja e opozitës në tryezën zgjedhore të kryesuar nga Damian Gjiknuri ka shkakruar reagime të forta nga mbështetësit e PD dhe LSI-së.

Gjiknuri, u akuza në vijimësi nga opozita pas daljes në përgjimet e dosjes 184.

Por, Kryemadhi nuk e llogarit Gjiknurin në bisedimet për zgjedhore dhe për më tepër e quan atë këlysh apo ushtar të Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Një ditë pas protestës për “Rrugën e Kombit”/ Opozita zbret në Kukës

LEXO EDHE:  Ristani : Oligarkia në pushtet, taksa të mëdha edhe për të vrarë njeri-tjetrin

“Ulja nëtryeë me Gjiknurin është lojë e Edi Ramës. Unë do luftoj bishën dhe ti më thua lufton me këlyshët. Bisha është Edi Rama të tjerët janë ushtarët e tij”, është shprehur Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-deputetët braktisin Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Kërcimet e tij, gënjeshtrat dhe dështimet kanë bërë që Lulzim Basha të braktiset edhe nga më besnikët.

Kështu ka ndodhur së fundi në mbledhjen që ka zhvilluar dje Lulzim Basha me kryetarët e degëve dhe ish-deputetët.

Në mbledhje kanë qënë jo më shumë se 15 apo 20 ish-deputetë, nga 42 deputëtë që ka pasur grupi parlamentar i PD-së, i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Grupi më i vogël në historinë e kësaj partie, më i vogël edhe se në vitin 1997, kur demokratët nuk mundën dot të hynin në gjysmën e Shqipërisë.

Një numër i madh deputetësh e kanë braktisur fare. Nga Durrësi, Elbasani, Korça e Shkodra, Vlora, ishin disa deputetë që numëroheshin me gishta. Kanë munguar dhjetarë prej tyre, të cilët mesa duket i janë rikthyer jetës së para zgjedhjes si përfaqësues të PD-së, pasi Luli disa prej tyre i mori nga rruga, disa shkuan dhe me pagesë, por më në fund e kuptuan se nuk ka më asnjë vlerë.

Dhe dje shumica e braktisi dhe Luli ngeli me disa ish-deputetë, që numërohen sa gishtat e dorës.

LEXO EDHE:  Rikthimi i Topallit në Këshillin Kombëtar të PD/ Ristani: Shumë i drejtë, por …

LEXO EDHE:  Rikthimi i Topallit në Këshillin Kombëtar të PD/ Ristani: Shumë i drejtë, por ...

Nga qarku i Korçës ishte vetëm Ervin Salianji, nga qarku i Elbasanit vetëm Luçiano Boçi, nga qarku i Durrësit dukej vetëm Oerd Bylykbashi, ndërsa nga Tirana shumica e grupit mungonte, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

Nga Vlora, nuk dihej ku ishte Agron Shehaj, ndërsa nga Fieri ishte vetëm Alibeaj, e kështu me radhë.

Ajo që ka ndodhur duket qartë. Lulzim Bashën po e braktisin të gjithë. Ish-deputetët, kryesisht besnikë të tij, servilë të tij, apo njerëz të zgjedhur me pagesë si deputetë prej tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE