Connect with Us

U kap duke futur drogë në burg/ Arrestohet efektivi i policisë

Kronika

U kap duke futur drogë në burg/ Arrestohet efektivi i policisë

Publikuar

-

Një efektiv i Policisë së Burgjeve në Rrogozhinë është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme.

Pëllumb Sinani u arrestua pasi tentoi të fuste në ambientet e burgut një sasi prej 60 gr lëndë narkotike, kanabis sativa.

Lënda narkotike dyshohet të ketë qenë e porositur nga ndonjë i burgosur, ndërkohë, po hetohet për të zbuluar se ku siguruar.

LEXO EDHE:  I dënuari tenton vetëvrasjen në qeli

Po ashtu, nuk dihet nëse ndonjë person tjetër ka qenë i përfshirë në këtë vepër penale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Lajmi i rremë i lidhjes me Cakajn/ Rea Xhillari fiton gjyqin ndaj 7 portaleve

Publikuar

-

Nga

Vajza e Linda Ramës Rea Xhillari ka fituar sot gjyqin për shpifje ndaj 7 portaleve Syri.net, 360grade.al, Standard.al, Faxweb.al, Telegraf.al, Boldnews.al dhe JOQ Alabania.

Mësohet se 7 porlate janë gjobitur dhe janë detyruar të përgënjeshtojnë lajmin e lidhjes se Xhillarit me ministrin e Jashtëm Gent Cakajn, me një tjetër lajm.

Konkretisht raportohet se Syri.net Standart.al dhe Telegraf.al janë gjobitur me një milion lekë të vjetra, ndërsa Artur Zheji me 3 milionë lekë të vjetra.

LEXO EDHE:  Fshihte kanabisin në dy qese plastike/ Policia e Vlorës kap 41 vjeçarin

LEXO EDHE:  Policia greke sekuestron 38 pako me lëndë narkotike

Kujtojmë se këto portale publikuar një lajm i cili thonte se Rea Xhillari është në një lidhje intime me Cakajn dhe bashkëjetojnë së bashku, por kjo u mohua menjëherë nga thjeshtra e kryeminsitrit Edi Rama.

Ajo i cilësoi këto lajme si përbaltje për shkak të martesës së mamasë së saj me kreun e qeverisë, ndërsa deklaroi se ministrin e Jashtëm në detyrë nuk e njeh personalisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplaset motorçikleta në Lushnje, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një motorçikletë është përplasur pasditen e sotme në Lushnje.

Mësohet se si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 50-vjeçar i motorçikletës, S.Gorovelli, i cili është dërguar me urgjencë në spital, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga informacionet paraprake, ende nuk raportohet për shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vidhnin banesa dhe sende me vlerë, arrestohen tre të rinjtë në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës arreston tre shtetas të dyshuar për një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës.

Mësohet se seksioni për Hetimin e Krimeve ka bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve me iniciale M. A., 19 vjeç, M. B., 18 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Blutë raportojnë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytet.

LEXO EDHE:  U dhunua në komisariat?/ Klevis Balliu kërkon akt-ekspertim

LEXO EDHE:  I dënuari tenton vetëvrasjen në qeli

Dy prej vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht rastet e ndodhura në datat 15 dhe 25 nëntor 2019, që kanë të bëjnë me vjedhjen e dy banesave në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në Vlorë, në të cilat janë vjedhur sende me vlerë deri në 90 000 lekë.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE