Connect with Us

“Turi i Shpresës”/ Këlliçi thirrje rinisë: Zhvilloni presion pozitiv edhe ndaj Bashës

Politikë

“Turi i Shpresës”/ Këlliçi thirrje rinisë: Zhvilloni presion pozitiv edhe ndaj Bashës

Publikuar

-

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi ka dhënë më shumë detaje lidhur me turin e kryedemokratit Lulzim Basha në 12 qarqe.

“Ky tur është 100% realist, pasi zoti Basha më shumë ka mbajtur shënim dhe në turin e dytë do të shkojë me propozime konkrete me problematikat që ka dëgjuar dhe për shqetësimet e të rinjve në çdo qytet. Shqetësimit janë kryesisht për eksodin. Papunësia është pengesë kryesore për të rinjtë, ndërsa problemi më i madh është mungesa e shpresës për ta. Të gjitha këto shqetësime mbahen shënim dhe më pas do të vijmë me një platformë konkrete. Është hera e parë që kjo dëgjesë që bëhet në të gjithë Shqipërinë.”, tha Këlliçi teksa ishte i ftuar në studion e A2.

Sipas Këlliçit, dështimi më i madh i kësaj qeveria është rinia.
Ai i bën thirrje rinisë shqiptare të zhvillojnë presion pozitiv edhe ndaj Bashës për të ndryshuar këtë realitet

LEXO EDHE:  Gazetarja kap “mat” çunin e Fahriut

“Zgjidhja nuk vjen nga qielli. Zgjidhjen duhet ta japim ne. Nuk mund të kemi një ndryshim të situatës nëse ne nuk marrim në dorë fatet tona. Ejani, bëhuni pjesë, zhvilloni presion pozitiv edhe ndaj Bashës për të ndryshuar këtë realitet ku bëjmë pjesë të gjithë. Nëse ne nuk e bëjmë këtë, asnjë zgjidhje nuk do të vijë”, shprehet Këlliçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konferenca e Donatorëve/ Shifrat, sa para dhuroi secili shtet për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel vijon mbledhja e të ardhura për procesin e rindërtimit në Shqipëri e cila u godit nga një tërmet katastrofik më 26 nëntor të vitit 2019.

Nga shifrat e publikuara, Franca, Italia Gjermania dhe Turqia janë ndër shtete të cilët kanë dhuruar më shumë për fondin e rindërtimit në Shqipëri.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE: 100 milionë euro
KE: 15 milionë euro
Holanda: 3 milionë euro
Danimarka: 2.7 milionë euro
Suedia: 5.6 milionë euro
Gjermania: 11 milionë euro
Franca: 100 milionë euro
Italia: 65 milionë euro
Polonia: 2.7 milionë euro
Greqia: 2.5 milionë euro dhe ndërtimin e 200 shtëpive
Sllovakia: 250 mijë euro (për rindërtimin e shkollave)
Austria: 1 milion euro
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,

LEXO EDHE:  Dorëzimi i mandateve/ Basha i drejtohet Kryesisë së Kuvendit

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Arben Imamit për Lulzim Bashën

Sllovenia: 300 mijë euro (për ndërtimin e një shkolle)
Finlanda: 300 mijë euro
Portugalia: Vetëm asistencë teknike
Luksemburg: 100 mijë euro
Bullgaria: 120 mijë euro
Rumania: 2 milionë lei
Qipro: 9.5 milionë korona çeke
Hungaria: 250 mijë euro (për rindërtimin e kishave)
Irlanda: 300 mijë euro
Spanja: 250 mijë euro
Mali i Zi: 500 mijë euro
Serbia: 2 milionë euro grant
Maqedonia e Veriut: 6 milionë denar
Kosova: 200 mijë euro
Bosnja-Hercegovina: 50 mijë euro
Turqia: 46.3 milionë euro

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greqia dhuron 2.5 milion euro për Shqipërinë, do të ndërtojë edhe 200 shtëpi

Publikuar

-

Nga

Greqia i dhuron Shqipërisë 2.5 milion euro ndërsa do të ndërtojë edhe 200 shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e bëri të ditur ministri grek gjatë Konferencës së Donatorëve.

Ndërkaq, Polonia ka dhuruar 2.7 milion euro.

“Polonia do të japë 2.7 milion euro. Shpresoj që kontributi të ndihmojë Shqipërinë në rindërtim”, tha ministri i jashtëm polak.

LEXO EDHE:  “Babale” dhe “Xhisiela”/ Heronjtë e humbur të Bashës

LEXO EDHE:  Greva e studentëve/ PD dorëzon në kuvend kërkesë për interpelancë me Ramën

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Franca dhuron 100 milionë euro për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Franca i dhuron Shqipërisë 100 milion euro, e ndërsa 60 milion euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës në Konferencën e Donatorëve./CNA.al 

LEXO TE PLOTE