Connect with Us

 Tre zyrtarët e PD-së të pandehur/ Ristani: Njëri nga prokurorët nuk e ka firmosur akuzën

Politikë

 Tre zyrtarët e PD-së të pandehur/ Ristani: Njëri nga prokurorët nuk e ka firmosur akuzën

Publikuar

-

Arben Ristani, ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së, i cili është i akuzuar nga prokuroria për fallsifikim në çështjen penale të lobimit të PD-së në SHBA,me financime ruse, nga tryeza e emisionit “Java” në RTSH, së bashku me cilësimin e dy prokurorëve hetues të kësaj çështjeje si të ndikuar nga politika ka nxjerë dhe një “sekret”.

Sipas tij, në grupin e hetimit të kësaj dosjeje kanë qenë tre prokurorë, por njeri prej tyre nuk e ka firmosur akuzën e ngritur, që,sipas Ristanit, mbetet e pavërtetuar. Arsye kjo pse dhe kryesuesja e Porkurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka shprehur kritikë ndaj dy vartësve të saj.

“Janë tre prokurorë njeri nga të cilët nuk e ka firmosur akuzën. Mesa u njoftova, para se të vija në emision, në të njejtën linjë ishte dhe Elisabeta Imeraj, që hidhte kritika ndaj dy prokurorëve të dosjes. Unë  e theksoj se është Edi Rama pas gjithë kësaj për të spostuar vëmendjen ndaj mosqeverisjes…”, ka vlerësuar ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. Kujtojmë se së bashku me Ristanin të njetën akuzë Prokuroria ka ngritur edhe ndaj Kryetarit e Financierit të PD-së  /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vasili rendit “fajet” e Dvoranit/ Prokuroria të ketë kujdes, Rama të largojë duart nga drejtësia

Publikuar

-

Nga

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se prokuroria duhet të ketë kujdes dhe të zbatojë ligjin ndaj Dvoranit.

Vasili i bën thirrje kryerministrit Edi Rama “të largojë duart nga drejtësia dhe të mos vazhdojë të provokojë më me Reformën e tij”.

“Dvoran ti do të ndiqesh penalisht sot apo nesër!
Do ndiqesh si i tillë se ke shkelur dhunshëm Kushtetutën dhe ligjin me dashje dhe këmbëngulje si kamikaz i partisë.
Nuk bllokohet KED, të cilën ti e përdhose me aktet e tua qëllimkeqe e antiligjore.
Që ti të vije në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me detyrën që Rilindja të dha për të kthyer Gjykatën Kushtetuese në gjykatë partie, u bllokua KED dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se dy vite”, shkruan Vasili.

Më tej nënkryetari i LSI, rëndit shkeljet që ka bërë Dvorani sipas Vasilit.

“Që botove në Fletore Zyrtare vendimin e KED, duke dhunuar ligjin që ta kërkon vetëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, është faj nga i cili nuk shpëton dot.
Që nuk zbardhe e nuk botove procesverbalet e 30 mbledhjeve te KED është faj dhe nuk i shpëton dot.
Që vetshpalle anërare të Gjykatës Kushtetuese, kur as Kushtetuta e as Ligji nuk ta jep këë të drejtë, është faj dhe nuk shpëton dot.
Kur ti kërkon të imponosh presidentit zgjedhjen dhe i dërgon kandidatet për dy vakanca njëherësh dhe Kushtetuta ti kërkon sipas radhës dhe një nga një është faj dhe nuk shpëton dot.
Kur qëllimisht ja con me vonesë kandidaturat Kuvendit kur duhet tja cojë në një ditë me Presidentin, që të zgjidheshin kandidatet, që do Rilindja, është faj dhe nuk shpëton dot.
Të gjitha fajet veç e veç jane të medha, por të gjitha bashkë shumë më të medha ndaj edhe fundi, herët a vonë është i pashpresë dhe këtij fundi nuk i shpëton dot”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Cakaj në Arabinë Saudite/ Mundësi të shumta bashkëpunimi në fushën ekonomike

Publikuar

-

Nga

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj po zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku është pritur nga Princin Faisal bin Farhan Al Saud.

Të dy homologët diskutuan mbi mundësitë e shumta të bashkëpunimit, mes të tjerave edhe në fushën e ekonomisë, transportit dhe tregtisë, duke rënë dakord edhe për një varg masash për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nxitjen e mëtejshme të investimeve.

Ndërsa kanë nënshkruar dhe një marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit.

“Sot, gjatë vizitës zyrtare në Arabinë Saudite zhvillova edhe një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm, Princin Faisal bin Farhan Al Saud 🇦🇱🇸🇦!

Diskutuam mbi mundësitë e shumta të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, transportit e tregtisë, mes tjerash. Po ashtu, sot nënshkruam edhe marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit.

Ramë dakord edhe për një varg masash për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nxitjen e mëtejme të investimeve.

Bashkëpunimi strategjik në një sërë fushash të rëndësisë së posaçme sikurse lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë tutje.

Princi Faisal bin Farhan Al Saud konfirmoi gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë në ballafaqimin me pasojat e tërmetit.”, shkruan Cakaj në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ruçi pret në takim ambasadorin Gendler/“Mirënjohje për kontributin e çmuar të ekspertëve izraelitë”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri izraelit në vendin tonë, Noah Gal Gendler.

Ruçi, pasi uroi Ambasadorin Gendler për misionin e tij në Shqipëri, vuri në dukje se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit janë të shkëlqyera.

Ruçi e falenderoi Ambasadorin Gendler edhe për kontributin e ekspertëve izraelitë në verifikimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe kërkoi që ndihma e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë edhe për periudhën e rindërimit, me burime financiare dhe burime të tjera.

Ambasadori Gendler shprehu mirënjohjen për konsideratat e larta të popullit të autoriteteve të Shqipërisë për Shtetin dhe qytetarët e Izraelit dhe nënvizoi se sakrificat e shqiptarëve për hebrenjtë nuk do të harrohen kurrë.

Gjithashtu, Ambasadori Gendler bëri me dije se Qeveria e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë të kontribojë edhe në fazën e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE