Connect with Us

Sulmi me gurë ndaj punonjësit të IKMT-së te Astiri/ 1 në pranga, 7 të tjerë në kërkim

Kronika

Sulmi me gurë ndaj punonjësit të IKMT-së te Astiri/ 1 në pranga, 7 të tjerë në kërkim

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka proceduar 9 persona për sulmin me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë.

Më datë 07.11.2019, në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, rreth orës 10:45, një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë, është dëmtuar edhe një automjet i Policisë.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.S., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e 7 shtetasve: J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S., të cilët pas sulmit mbi punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHE:  Sulm terrorist ndaj të krishterëve/23 të vrarë brenda autobuzit

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasve Sh.S., J.M., S.H., F.D., V.D., L.K. dhe Sh.N., si dhe në ngarkim të shtetasit G.S., për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  Kryemadhi sulmon Ramën për koncesionet që i kishin votuar së bashku

LEXO EDHE:  Aurel Plasari “shpërthen” ndaj Sorosit/Erdhi nga p*** i sëmës për të më sulmuar!

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset 34-vjeçari por thotë se ishte “aksidentale”

Publikuar

-

Nga

Një sherr më thika ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku ka mbetur i plagosur një person.

Për pasojë është plagosur rëndë E.C., 34 vjeç. i cili tha për efektivët se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale.

Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet prerës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.

LEXO EDHE:  Video/ Ja si u arrestuan trafikantët e drogës në Tiranë

LEXO EDHE:  Sekretari i Bashës sulm ndaj Rudina Hajdarit

Policia arrestoi autorin W. (J.) M., 36 vjeç por edhe personin e plagosur për ‘moskallëzim krimi’.
Sipas unifromave blu, sherri ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të burgosur të rrezikshëm lanë qelitë/ ILD “ultimatum” gjykatave

Publikuar

-

Nga

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani përmes një shkrese që mban datën 11 shkurt 2020, iu kërkon gjykatave e prokurorive, t’i vënë në dispozicion gjithë dosjet gjyqësore që kanë të bëjnë me lirimet me kusht, të firmosura përgjatë 3 viteve të fundit.

Referuar shkresës së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, iu lë afat 2 javë institucioneve që t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.-raporton BW.

“Në kuadër të inspektimit të nisur kërkojmë nga ana juaj, që brenda dy javësh nga marrja e njoftimit, të dërgohet pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dokumentacioni me të dhënat e mëposhtme:

Dokumentacionin që pasqyron procedurën e caktimit të prokurorit, për secilën kërkesë lirimi me klusht.

LEXO EDHE:  Sulmet në Gjermani/ Një dëshmitare shqiptare rrëfen ngjarjen: Na kanë thënë për 30 viktima, e pashë autorin

LEXO EDHE:  Policia bën “kërdinë” në autostradë/ Arrestohen 5 shoferë, pezullohen 12 leje drejtimi

Qëndrimi i mbajtur në seancë nga organi i akuzës si dhe ankimet e ushtruara nga zyrat e prokurorive, ndaj vendimeve, të cilat gjykatat e shkallës së parë dhe Apelit kanë disponuar mbi kërkesat e paraqitur nga ana e të dEnuarve.

Urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të lirimit me kusht të dënuarit si dhe dokumentacioni i plotë që shoqëron urdhrin përkatës të nxjerrë nga prokurori”. – thuhet në shkresë.

LEXO TE PLOTE