LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Socialistët kundër Rilindjes/ Boll më me këtë modelin e shëmtuar e kriminal  

8 Nëntor 2019, 12:52, Politikë CNA
Socialistët kundër Rilindjes/ Boll më me këtë modelin e

Ish kryetari i PS-së, dega Korçë, Muharrem Meko së fundi ka bërë një postim në profilin e tij në rrjetet sociale.

Por, pas këtij postimi të Muharrem Mekos ka pasur shumë reagime, nëpërmjet komenteve, ku ajo që bie në sy është fakti se socialistët nuk i duan rilindasit e Edi Ramës.

Po ashtu ata shprehen se modeli i së ardhmes do jenë socialistët e vërtetë dhe jo rilindasit, ndërsa bëjnë apel që të marrë fund ky model kriminal.

Një koment që bie në sy është ai i Rahmi Mehmetllarit, ish-deputet i PS-së për qarkun e Korçës.

Në komentin e tij, ai shprehehet kundër Rilindjes, modelinne së cilës e cilëson si kriminal.

?I dashur Muharem!
Të besoj për sa shkruan. Nuk po e zgjas komentin veçse dua të nënvizoj një gjë: modeli që përfaqëson ti i përket vertet një kohe të shkuar por unë jam i prirur të besoj se ai model do t’i përkasë dhe të ardhmes. Le të shpresojmë që kjo e ardhme të jetë sa më e afërt. Boll më me këtë modelin e shëmtuar e kriminal te të sotmes! Nëse ky brez do të kopjojë atë që po ikën, ku modeli tend përqeshej, atëherë edhe ky do të mbetet brez i humbur.
Të përshëndes Muharem!?.-shkruan ish-deputeti socialist./ CNA.al

Lajmet e fundit nga