Connect with Us

Skandali që pret Vettingun/ Gjyqtarja në krah të përdhunuesit të 10-vjecares

Vetingu

Skandali që pret Vettingun/ Gjyqtarja në krah të përdhunuesit të 10-vjecares

Publikuar

-

Skandalet në drejtësi nuk kanë fund. Në rastet më të shumta, drejtësi deri më tani ata që kanë pasur të njohur gjyqtarë dhe prokurorë, ata që kanë dhënë para dhe ata që kanë pasur lidhje të forta me politikën.

Sot do të sjellim një vëmendje një skandal të prodhuar nga Gjykata e Vlorës me gjyqtare Vjola Canaj.

Nga ajo çfarë ka deklaruar në formularët e pasurisë, gjyqtarja Canaj rezulton që është nënë, mirëpo kjo nuk e ka penguar të vendose kundër një të miture të përdhunuar.

Në Qershor të vitit 2019, emisioni investigativ “Stop”, pasqyroi një ngjarje të rëndë, e cila tronditi mbarë opinionin publik.

                          Vjola Canaj

Një 10-vjeçare nga një fshat i Fierit pak muaj më parë ishte abuzuar seksualisht nga një 67-vjeçar. Ai quhet Lefter Ruko. Ky i fundit u arrestua, u la në burg, e me pas gjykata e nxori në “arrest shtëpiak”.

Në këtë rast drejtësia ka dështuar për të bërë drejtësi. Pasi gjyqtarja Vjola Canaj, vendosi ndryshimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” ne “arrest shtëpie”,  për  67-vjeçarin nën akuzë për përdhunimin e një dhjetëvjeçareje.

Por, kanë kaluar muaj dhe gjyqtarja Canaj vijon punën sikur asgjë mos të ketë, edhe pse ka lënë një pedofil përdhunues të lirë. Jo me pak faj është prokuroria në këtë mes. Dhe pikërisht prokurori i çështjes, të cilin do ta trajtojmë ditët në vijim.

Nuk kuptohet se ç’është kjo simpati dhe dashamirësi e gjyqtares dhe prokurorit për përdhunuesit.

CNA.al ka bërë dhe një vëzhgim mbi pasurinë e gjyqtares Canaj, të cilën po e sjellim të detajuar më poshtë.

Viti 2005

Depozitë pa afat me vlerë 401.09 dollarë.

Të ardhurat si student pranë Shkollës së Magjistraturës në shumën 329 6087, 5 lekë.

Të ardhurat si gjyqtare në Durrës në shumën 209 431 lekë.

Viti 2006

Paga si gjyqtare në Vlorë në shumën 974 520 lekë.

Viti 2007

Ap banimi me sip 84 m2, në Vlorë, me vlerë 36 400 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare dhe shpërblime në shumën 846 339 lekë.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro.

Detyrim ndaj një shoqërie ndërtimi në shumën 6 400 euro.

Bashkëshorti, detyrim për studime në shumën 470 000 lekë.

Viti 2008

Tërheqje e shumën 400 dollarë nga llogaria personale.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 225 659 lekë.

Pagesë barrëlindje në shumën 305 724 lekë.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro. Detyrimi  i pashlyer është 19326.77 euro.

Detyrim financiar që rrjedh nga kontrata e sipërmarrjes së datës 16.08.2007. Është paguar shuma 2 500 euro, ndërsa ka mbetur pa u paguar shuma 3900 euro.

Bashkëshorti ka blerë një send me vlerë 230 000 lekë, po ILKPKI e ka censuruar.

Bashkëshorti, detyrim për studime në shumën 80 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 1

074 111 lekë.

Detyrim financiar që rrjedh nga kontrata e sipërmarrjes së datës 16.08.2007.Ka mbetur pa u paguar shoqërisë së ndërtimit, shuma 3900 euro.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro. Detyrimi  i pashlyer është 18 690 99 euro.

Bashkëshorti, detyrim për studime në shumën 80 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 796 748 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshorti si punonjës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Mtrologjisë dhe Kalibrimit në shumën 399 863 lekë.

Detyrim financiar që rrjedh nga kontrata e sipërmarrjes së datës 16.08.2007.Ka mbetur pa u paguar shoqërisë së ndërtimit, shuma 3900 euro.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro. Detyrimi  i pashlyer është 18 034 18 euro.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 1 032 410 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshorti si punonjës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Mtrologjisë dhe Kalibrimit në shumën 689 040 lekë.

Detyrim financiar që rrjedh nga kontrata e sipërmarrjes së datës 16.08.2007.Ka mbetur pa u paguar shoqërisë së ndërtimit, shuma 3900 euro.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro. Detyrimi  i pashlyer është 17 278 88 euro.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 877 122 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshorti si punonjës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Mtrologjisë dhe Kalibrimit në shumën 559 797 lekë.

Detyrim financiar që rrjedh nga kontrata e sipërmarrjes së datës 16.08.2007.Ka mbetur pa u paguar shoqërisë së ndërtimit, shuma 3900 euro.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro. Detyrimi  i pashlyer është 16 606,48 euro.

Bashkëshorti ka blerë një automjet me vlerë 3 000 euro.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 821 824 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshorti si punonjës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit në Fier, në shumën 372 802 lekë.

Detyrim financiar që rrjedh nga kontrata e sipërmarrjes së datës 16.08.2007.Ka mbetur pa u paguar shoqërisë së ndërtimit, shuma 3900 euro.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro. Detyrimi  i pashlyer është 15 701 35 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 1 028 443 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshorti si punonjës, i Aluzinit, Qarku, Vlorë në shumën 528 308 lekë.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro. Detyrimi  i pashlyer është 14 933 67 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 1 103 474 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshorti si punonjës i Postës Shqiptare, Vlorë në shumën 814 688 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga vendimi gjyqësor civil, në shumën 1 002 500 14 lekë.

Të ardhuratë bashkëshortit si anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë në shumën 59 500 lekë.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro. Detyrimi  i pashlyer është 14 261 71 euro.

Viti 2016

Pakësuar detyrimi për pagesën e kredisë prej 20 000 euor në shumën 1 700 euro.

Llogaria e pagës e subjektit deklarues në shumën 93 662 67 lekë.

Llogaria e pagës së bashkëshortit, Kreshnik Ziaj në shumën 59 503 54 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 1 008 247 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshorti si punonjës i Postës Shqiptare, Vlorë në shumën 761 360  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë në shumën 130 900 lekë.

Viti 2017

Është paguar shuma 32 000 shoqërisë së ndërtimin pë rap e banimit.

Llogaria e pagës e subjektit deklarues në shumën 117017,62 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 1 122 642 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshorti si punonjës i Postës Shqiptare, Vlorë në shumën 380 763 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë në shumën 130 900 lekë.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro. Detyrimi  i pashlyer është 12 571 euro.

Bashkëshorti llogari bankare , në shumën 1340536 lekë.

Bashkëshorti llogari bankare , në shumën 1535141,3 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga Agjencia e Trajtimit për Kompesim Financiar për subjektin Hiqmet Ziaj, në shumën 1 660 000 lekë.

Viti 2018

Të ardhura të subjektit deklarues në shumën 207 861 63 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Vlorë, në shumën 1 123 681 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë në shumë 164  900 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si avokat në shumën 135 000 lekë.

Kredi për shtëpi në shumën 20 000 euro. Detyrimi  i pashlyer është 11 607 euro./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

U shkarkua nga KPA/ Besnik Muçi shpjegon shkaqet

Publikuar

-

Nga

Besnik Muçi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Muçi ka shpjeguar shkaqet me të cilat është lidhur vendimi i KPA. Sipas Muçit, shkak është bërë diferenca financiare e katër viteve.

“Shkak i parë i ankimit është diferenca financiare të katër viteve për shumë 600 milionë të llogaritura sipas KPK në kundërshtim të lartë më ligjin. Shkak i dytë i ankimit është modeklarimi i tokës së bashkëshortes sime, Kolegji i apelimit e mori si shkak përballë vendimit që mori.

LEXO EDHE:  Videoskandali/ Manjani: Skandale të kësaj natyre meritojnë ndëshkim shembullor

Shkaku tjeter i ankimit ka qenë mosdekarimi i një banese të ndërtuar nga familja e bashkëshortes sime.

Gjithashtu edhe huatë e marra nga familja ime, nga babi dhe vëllai e motra me shumën 500 mijë lek te vjetra të cilat un i provova tej çdo dyshimi”, u shpreh Muçi para gazetarëve.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu shkarkon Besnik Muçin/ Meta e emëroi në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Muçi gjykohet në KPA pas ankimimit të Komisionerit Publik që e akuzon për mosjustifikim të pasurisë gjatë viteve 2003-2006 për shumën e 600 mijë lekëve.

Kujtojmë këtu se Besnik Muçi është emëruar nga Presidenti Meta si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Me shkarkimin e Besnik Muçit, Gjykata Kushtetuese mbetet me katër anëtarë, ndërkohë që duhet të ketë 9 në total.

“Lidhur me pasurinë apartament 57 m2, blerë në 2016 me vlere 1.9 mln lekë, për krijimin e të cilës KP pretendon se subjekti dhe personat e lidhur nuk justifikon, KPA vlerëson se subjekti nuk provon ligjshmërinë e huave të marra nga babai, vëllai e motra e tij.

LEXO EDHE:  Vettingu/ Në “sitë” anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë

“Subjekti është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm. Lidhur me shkakun e ankimit të mos deklarimit të pasurisë së personit të lidhur, bashkëshortja, rezulton se në vitin 1991, subjekti dhe e shoqja kanë përfituar pasuri nga ligji7501, KPA vlerëson se subjekti dhe bashkëshortja nuk ka  deklaruar me saktësi pasurinë. Për pasojë, subjekti gjendet në situatën e deklarimit të pamjaftueshëm.

Lidhur me shkakun e ankimit për mos justifikim të shpenzimeve për vitet 2003-2006 subjekti nuk i justifikoj në burime të ligjshme. Subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm”

Prokuror i Krimeve të Rënda apo biznesmen?/ Besnik Muçi nuk e di, sa pasuri ka

Besnik Muçi sërish në Vetting/ Zbardhen dyshimet e ndërkombëtarëve

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu me dorë të hekurt/ Arta Marku asnjë hetim për prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar

Publikuar

-

Nga

Më shumë se 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë rënë në procesin e Vettingut, kryesisht për shkak të mos justifikimit të pasurisë, por edhe se kanë rezultuar me probleme në dy kriteret e tjera.

Që do të thotë kanë qenë të lidhur me krimin si dhe kanë dështuar në aspektin profesional.

Të paktën nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 gusht 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka dhënë 189 vendime.

68 vendime janë për shkarkimin nga detyra të 40 gjyqtarëve, 26 prokurorëve dhe 2 ndihmësve ligjorë/kandidatë për magjistratë.

Por nëse shkojmë më tej që me nisjen e Vettingun dhe deri në ditët  e sotme numri i të shkarkuarve është më i madh.

Pas shkarkimit, disa prej tyre u janë sulur zyrave të avokatisë, meqë organet hetuese heshtin.

Përvec rastit të hetimit të ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, nga Prokuroria, nuk ka pasur asnjë reagim.

Prokuroria e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, ajo që u shqetësua për Shullazin dhe shkaktoi përplasje tek Krimet e Rënda, ka heshtur për të shkarkuarit nga Vettingu.

Me heshtjen e saj dhe mos rekomandimin e hetimeve tek Krimet e Rënda, ajo ka mbuluar korrupsionin që gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar kanë zhvilluar në dyert e drejtësisë.

Qindra miliona euro pasuri e dyshimtë, e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, normalisht duhej të kishte shkuar drejt konfiskimit dhe pronarët të përgjigjeshin para drejtësisë.

LEXO EDHE:  “Stop” rikthen skandalin/ Guximtar Boçi dhe kalvari i (pa)drejtësisë së çështjes së tij

E gjithë kjo katrahurë nuk mund të përfundojë vetëm me shkarkimin e tyre.

Por, Arta Markun nuk e ka shqetësuar, krimi dhe korrupsioni i prodhuar nga gjyqtarët dhe prokurorët, kolegë të saj, të cilët pritet të hetohen nga SPAK-u.

Mes emrave që kanë rënë në procesin e Vettingut janë njerëz të rëndësishëm të drejtësisë.

Përmendim këtu ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori,  anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Krimeve të Rënda./CNA.al

Fshehu të dhëna mbi pasurinë/ Vettingu i “pret kokën” kryegjyqtarit

Nga pasuria e dyshimtë tek lidhja me krimin/ Shkarkohen 40 gjyqtarë dhe 26 prokurorë

Pasuria “fundos” gjyqtaren/ KPK e shkarkon nga detyra

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda përballë vettingut/ KPK jep vendimin

Gjyqtarja e Apelit Korçë në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin

Besnik Muçi në “rrjetën” e vettingut/ Zbulohet emri i biznesmenit që po “fundos” gjyqtarin

Deklarim i rremë e konflikt interesi/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit

Nuk i shpëton Vettingut/ Ervin Metalla shkarkohet nga detyra

U përball me Vettingun/ KPK jep vendimin për prokuroren e Krimeve të Rënda

Gjyqtari milioner ngec në “rrjetë”/ KPA e shkarkon nga detyra

Pasuria “fundos” gjyqtaren e Krimeve të Rënda/ KPK e shkarkon nga detyra

Deklarim i rremë e konflikt interesi/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit

LEXO TE PLOTE